DR.VAXHID SEJDIU: VALLJA JOTE E BUKUR (AGRON BAJRAMIT)

Zvicër, 10 prill 2018: Janë të rrallë artistët – valltarët, të cilët personifikohen, aq bukur me vallen origjinale shqipe. Një ndër më të suksesshmit është padyshim artisti i mirënjohur shqiptar Agron Bajrami. Një motiv i këtillë më frymëzoi të shkruaj këto vargje, me titull “Vallja jote e bukur”.

 

 

 

Vallja jote e bukur!
• Agron Bajramit

 

Dora n`fluturim
Qiellin përshëndetë,
Vallja jote e bukur
Neve na dha jetë.

Lëvizjet e dorës
Janë për ne frymëzim,
Vallja jote e bukur
Është derdhë n`pikëllim.

 

Dhe një natë e gjallë
e ndali vallen rëndë
hapërimi drejt diellit
kaloi thjeshtë në këngë.

 

Në dallgën e valles
Kujtimet rrinë si retë
Kjo valle e bukur
S`mund të qëndroj e zbehtë.

 

Një plis mbi dhe
Emrin ta lartëson
Një këngë e heshtur
Vallja jote vazhdon.

Vallja jote vazhdon
Po sa njëmijë fjalë,
Është rrëfim me vete
Është një këngë e rrallë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura