ELIFE LUZHA: ÇKA ËSHTË KORRUPSIONI?!

Pashtriku.org, 04. 04. 2014 – Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po ekzistonte në të gjitha pjesët e botës, shoqëritë shpeshherë i kanë ikur diskutimit rreth këtij realiteti. Pra, korrupsioni është fenomen i përhapur në të gjitha pjesët e botës, dhe është mendim i gabuar i atyre që mendojnë se korrupsioni është produkt i vetëm disa sistemeve. Fjala korrupsion është një term i paqartë. Edhe në literaturën profesionale përmban kuptime të ndryshme dhe të pa padefinuar. Ky definicion është aq i lloj-llojshëm, aq sa janë edhe organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Por në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptor .P.sh. GRECO (grup shtetesh të BE’së (kundër korrupsionit) të formuara më 1maj 1999), korrupsionin e definon me marrjen e mitos në mënyrë direke apo indirekte nga personi që i është besuar një funksion publik apo privat, me qëllim përfitimi për vete apo edhe për persona tjerë. Kurse OECD, korrupsionin e definon me marrjen e mitos, apo dhënien e premtimit, nga çdo përfitues me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme. Ekzistojnë edhe shumë Organizata tjera, që korrupsionin thjesht e definojnë si keqpërdorim të detyrës si në sektorin publik apo privat.

Kur korrupsioni e lufton Shtetin?!?

 CILËT JANË INDIKATORËT E RRITJES SË KORRUPSIONIT?
Janë të njohur disa indikatorë të rritjes së korrupsionit. Në vijim do të veçojmë: Ndërhyrjen shtetërore në sferën e ekonomisë, nëpërmjet ligjeve dhe urdhëresave të ndryshme, sistemi fiskal, vendimet shtetërore për shpenzimet publike ku hynë edhe sigurimi i prodhimeve me çmime që janë më të ulëta se në treg, financimi i partive politike etj.
Por ndër indikatorët që më së shumti ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë:
• Burokracia tradicionale,
• Të ardhurat e ulta,
• Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor,
• Kontrolli i pamjaftueshëm institucional,
• Rregullat ligjore jo transparente,
• Si dhe vet shembulli i udhëheqësve.
Viteve të fundit janë paraqitur edhe disa indikatorë që kanë ndikuar me të madhe në rritjen e korrupsionit si p.sh.
• Rritja e intervenimit të shtetit në ekonomi,
• Rritja e tregtisë ndërkombëtare,
• Si dhe ndryshimet e sistemeve qeverisëse, sidomos kalimi i sistemeve post socialiste në ato demokratike.

ÇFARË PASOJASH SJELL KORRUPSIONI?
Korrupsioni si fenomen, pa dyshim se është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen nga fakti se individë apo grupe të ndryshme, interesat personale i vënë mbi interesat e përgjithshme, që është në kundërshtim të plot me ligjin. Një numër i madh ekonomistësh kanë qartësuar se shoqëria përjeton pasoja katastrofale nga korrupsioni, ngase është pengesa kryesore për zhvillimin e një vendi. Shumë institucione ndërkombëtare siç janë institucionet e Bankës Botërore, dhe ato të BE’së, kanë vërtetuar se korrupsioni i zvogëlon të ardhurat shtetërore, duke i rritur shpenzimet publike, e kjo ndikon në bilancin deficitar të pagesave, duke penguar edhe baraspeshimin e tyre. Korrupsioni e pamundëson, shpeshherë edhe e paralizon plotësisht veprimtarinë tregtare, duke e shkatërruar edhe sektorin privat, nëpërmjet pengimit të investitorëve të huaja. E gjithë kjo ka si pasojë, mbetjen mbrapa të teknologjisë vendore si dhe të zhvillimit të prodhimtarisë në përgjithësi, që është një nga faktorët vendimtarë të ecjes para të vendeve të pazhvilluara. Kur korrupsioni i fut rrënjët aq thellë sa të pengojë të drejtat e investitorëve, ekonomistët e ndryshëm theksojnë se atëherë shtetit, i është shkëputur një nga obligimet parësore për funksionimin ligjor të tij si shtet. Në veçanti duhet të theksojmë se nuk është ekonomia i vetmi sektor që pëson nga korrupsioni. Korrupsioni godet rëndë zhvillimet e shoqërisë demokratike të shtetit, nëpërmjet pengimit të ekonomisë së tregut. Të veçojmë vetëm disa nga pasojat që e përfshijnë shoqërinë si pasojë e rritjes së korrupsionit, dhe mos pengimit të tij.
Korrupsioni ndikon në:
• Humbjen e besimit për ekzistimin e drejtësisë ligjore,
• Humbjen e besimit publik ndaj shtetit, duke e rrezikuar stabilitetin politik,
• Zgjerimin e mentalitetit korruptues, në të gjithë sektorët, edhe te qytetarët, pasi që qytetari arsyetohet se, përderisa korruptojnë udhëheqësit publik pse të mos korruptoj edhe ai.
• Drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e mosbesimit në sistemin demokratik,
• Bënë rritjen e dallimeve mes të pasurve dhe të varfërve,
• Dukshëm zvogëlon investimet e huaja etj.

SI BËHET MATJA E KORRUPSIONIT?
Shkalla e korrupsionit ndër shtete vlerësohet nëpërmjet të dhënave të drejtpërdrejta apo edhe të tërthorta. Të dhëna më të besueshme për korrupsion janë të dhënat nga statistikat e ndryshme policore. Këto të dhëna janë të bazuara në ankesat dhe dënimet zyrtare për korrupsion. Gjithsesi të dhënat faktike vazhdojnë të jenë të vështira për tu mbledhur pakicë numri i kallëzimeve penale nuk pasqyron nivelet aktuale të korrupsionit por cilësinë e prokurorëve. Pra korrupsioni është sfidë e pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit, por edhe e Qeverisë, Parlamentit si dhe institucioneve tjera të administratës publike duke mos lënë anash as mediet dhe shoqërinë civile. Për këtë arsye për të arritur rezultatin e plot për ekzistimin e korrupsionit brenda shtetit, zhvillohen metoda të ndryshme hulumtimi siç është edhe ajo e anketimit të qytetarëve përmes pyetësorëve zyrtar shtetëror. Sot treguesi më i saktë i rritjes së korrupsionit në botë është Organizata joqeveritare ndërkombëtare IKP (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit). Përmban sondazhe nga burime të besueshme duke përdor struktura të ndryshme statistikor që bazohen në të dhënat të cilat merren nga të anketuarit, me të dhëna për punëdhënësit, pastaj, nga analistë të ndryshëm si dhe publiku i gjerë. Para se të bëhen publike të dhënat për korrupsion, mblidhen të dhëna tjera shtesë nga institucione të pavarura shtetërore për tre vite me radhë.
SI TË LUFTOHET KORRUPSIONI?
Formulimi i politikave kundër korrupsionit, për shtetet në tranzicion është i rëndësisë më të veçantë. Në radhë të parë duhet vendosur udhëheqësi e besueshme nga populli, si dhe të rritet bashkëpunimi reciprok i dy palëve. Përpjekja e kthimit të besimit nga ana e qeveritarëve duhet të jetë maksimale. Besimi i krijuar në masë do të mundësonte edhe reforma të reja, vlera e të cilave do të rritej vetëm me rezultate objektive. Kjo do të ndikonte në uljen e papunësisë, dhe të varfërisë. Sado që korrupsioni si fenomen i ka indikatorët e përbashkët, sidomos në vendet postkomuniste, apo vendet ne tranzicion,megjithatë korrupsioni dallon nga shteti në shtet, ashtu siç dallon edhe gjuha, tradita dhe zakonet e shtetit. Ashtu siç është problematike vet definimi i korrupsionit ashtu është edhe formulimi i politikave në secilin shtet vec e vec, për ta luftuar atë. Për këtë arsye, specialist profesionist të BE’së kanë formuluar edhe kritere të veçanta për luftimin e korrupsionit që duhet përmbushur nga të gjitha vendet që dëshirojnë të aderojnë në këtë bashkësi. Në rend të parë është sigurimi i gjyqësisë së pavarur, në zbulimin dhe dënimin e korrupsionit, që nuk duhet të mbetet i pa sanksionuar. Është me rëndësi të përkujtojmë rastin kur BE’ja më 2008 pati pezulluar fondin e konsiderueshëm të parashikuar për Bullgarinë pikërisht për shkak të mungesës së progresit në reformat antikorrupsion dhe në drejtësi, që argumenton këmbënguljen e Komisioni Evropian, për domosdoshmërinë e reformave. Edhe organizatat ndërkombëtare luajnë rol të veçantë në luftë kundër korrupsionit. Në rend të parë synohet krijimi i disponimit për ta luftuar korrupsionin, nëpërmjet programeve të ndryshme që u ofrohen. Bashkëpunimi me qytetarët është detyrë kryesore e këtyre programeve, ngase vetëm bashkëpunimi ndërqytetorë do të sillte rezultatin e synuar. Më 1999, OKB-ja në Kongresin e saj ka miratuar programin e plotë, për vendet e saja anëtare për ta luftuar korrupsionin. Kurse Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD, në bashkëpunim me agjencinë qeveritare amerikane për zhvillim USAID, kanë formuar rrjetin kundër korrupsionit, për vendet në tranzicion, që mundëson bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, rreth indikatorëve të korrupsionit, të cilat ndihmojnë për formulimin e politikave për ta luftuar atë. Me një fjalë korrupsioni është e keqja apo gangrena që edhe mund ta bëjë shtetin inekzistent. Andaj qëllimi parësor i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht luftimi i korrupsionit me të gjitha mekanizmat ekzistues.
*) Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY – Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe i Diplomacisë.

====================================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
KUSH JANË BARTËSIT E KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR NË KOSOVË?!

Të gjitha burimet korrupsionin dhe krimin e organizuar e përkufizojnë si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, duke filluar nga mitmarrja në administratën publike, për të vazhduar me marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike me tendere për veprimtari të ndryshme ndërtimi, përvetësimi dhe abuzimi të fondeve publike nga të gjitha nivelet e pushtetit, reketimi, kontrabanda me cigare, derivate të naftës…, dhe shitja e aseteve kombëtare siç janë: PTK, KEK-u, TREPҪA etj. etj.. Rrjedhimisht mund të thuhet se: të gjithë ata që janë në pushtet dhe merren me këto veprimtari publike, cilësohen si të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar. Duke u bazuar në një dokumentar argumentues prej 7 pjesëve ’KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVË’ të pargatitur nga Organizata “Cohu!” dhe “Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese”, del qartazi se, të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë – në bashkëveprim me konsulentë të koorporatave të niveleve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe mentorë tjerë që vepronin në kuadër të UNMIK’ut, dhe tani EULEX-‘it, UNDP, Agjensionit Kosovar për Privatizim etj.etj., janë bastion i krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Kosovë…!!! (Sheradin Beisha)
Shikoni me kujdes dikumentarin prej 7 pjesëve: KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGNIZUAR NË KOSOVË!

KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGNIZUAR NË KOSOVË!(I – VII)

—————————-

Ndërkaq këtu mund ta shikoni dokumentarin në tërësi:

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

(Prishtinë, 18. 03. 2012) – Të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptor.

MOSLUFTIMI I KORRUPSIONIT MUND TË NDIKOJ NË ZHBËRJEN E SHTETIT!
     Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po ekzistonte në të gjitha pjesët e botës, shoqëritë shpeshherë i kanë ikur diskutimit rreth këtij realiteti. Pra, korrupsioni është fenomen i përhapur në të gjitha pjesët e botës, dhe është mendim i gabuar i atyre që mendojnë se korrupsioni është produkt i vetëm disa sistemeve. Fjala korrupsion është një term i paqartë. Edhe në literaturën profesionale përmban kuptime të ndryshme dhe të pa padefinuar. Ky definicion është aq i lloj-llojshëm, aq sa janë edhe organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare. Por në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptor .P.sh. GRECO (grup shtetesh të BE’së (kundër korrupsionit) të formuara më 1maj 1999), korrupsionin e definon me marrjen e mitos në mënyrë direke apo indirekte nga personi që i është besuar një funksion publik apo privat, me qëllim përfitimi për vete apo edhe për persona tjerë. Kurse OECD, korrupsionin e definon me marrjen e mitos, apo dhënien e premtimit, nga çdo përfitues me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme. Ekzistojnë edhe shumë Organizata tjera, që korrupsionin thjesht e definojnë si keqpërdorim të detyrës si në sektorin publik apo privat.
CILËT JANË INDIKATORËT E RRITJES SË KORRUPSIONIT?
     Janë të njohur disa indikatorë të rritjes së korrupsionit. Në vijim do të veçojmë: Ndërhyrjen shtetërore në sferën e ekonomisë, nëpërmjet ligjeve dhe urdhëresave të ndryshme, sistemi fiskal, vendimet shtetërore për shpenzimet publike ku hynë edhe sigurimi i prodhimeve me çmime që janë më të ulëta se në treg, financimi i partive politike etj.
     Por ndër indikatorët që më së shumti ndikojnë në rritjen e korrupsionit janë:
     Burokracia tradicionale,
     Të ardhurat e ulta,
     Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor,
     Kontrolli i pamjaftueshëm institucional,
     Rregullat ligjore jo transparente,
     Si dhe vet shembulli i udhëheqësve.
     Viteve të fundit janë paraqitur edhe disa indikatorë që kanë ndikuar me të madhe në rritjen e korrupsionit si p.sh.
     Rritja e intervenimit të shtetit në ekonomi,
     Rritja e tregtisë ndërkombëtare,
     Si dhe ndryshimet e sistemeve qeverisëse, sidomos kalimi i sistemeve post socialiste në ato demokratike.

ÇFARË PASOJASH SJELL KORRUPSIONI?
     Korrupsioni si fenomen, pa dyshim se është shumë i dëmshëm për shoqërinë. Kjo vjen nga fakti se individë apo grupe të ndryshme, interesat personale i vënë mbi interesat e përgjithshme, që është në kundërshtim të plot me ligjin. Një numër i madh ekonomistësh kanë qartësuar se shoqëria përjeton pasoja katastrofale nga korrupsioni, ngase është pengesa kryesore për zhvillimin e një vendi. Shumë institucione ndërkombëtare siç janë institucionet e Bankës Botërore, dhe ato të BE’së, kanë vërtetuar se korrupsioni i zvogëlon të ardhurat shtetërore, duke i rritur shpenzimet publike, e kjo ndikon në bilancin deficitar të pagesave, duke penguar edhe baraspeshimin e tyre. Korrupsioni e pamundëson, shpeshherë edhe e paralizon plotësisht veprimtarinë tregtare, duke e shkatërruar edhe sektorin privat, nëpërmjet pengimit të investitorëve të huaja. E gjithë kjo ka si pasojë, mbetjen mbrapa të teknologjisë vendore si dhe të zhvillimit të prodhimtarisë në përgjithësi, që është një nga faktorët vendimtarë të ecjes para të vendeve të pazhvilluara. Kur korrupsioni i fut rrënjët aq thellë sa të pengojë të drejtat e investitorëve, ekonomistët e ndryshëm theksojnë se atëherë shtetit, i është shkëputur një nga obligimet parësore për funksionimin ligjor të tij si shtet. Në veçanti duhet të theksojmë se nuk është ekonomia i vetmi sektor që pëson nga korrupsioni. Korrupsioni godet rëndë zhvillimet e shoqërisë demokratike të shtetit, nëpërmjet pengimit të ekonomisë së tregut. Të veçojmë vetëm disa nga pasojat që e përfshijnë shoqërinë si pasojë e rritjes së korrupsionit, dhe mos pengimit të tij.
     Korrupsioni ndikon në:
     Humbjen e besimit për ekzistimin e drejtësisë ligjore,
     Humbjen e besimit publik ndaj shtetit, duke e rrezikuar stabilitetin politik,
     Zgjerimin e mentalitetit korruptues, në të gjithë sektorët, edhe te qytetarët, pasi që qytetari arsyetohet se, përderisa korruptojnë udhëheqësit publik pse të mos korruptoj edhe ai.
     Drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e mosbesimit në sistemin demokratik,
     Bënë rritjen e dallimeve mes të pasurve dhe të varfërve,
     Dukshëm zvogëlon investimet e huaja etj.
SI BËHET MATJA E KORRUPSIONIT?
     Shkalla e korrupsionit ndër shtete vlerësohet nëpërmjet të dhënave të drejtpërdrejta apo edhe të tërthorta. Të dhëna më të besueshme për korrupsion janë të dhënat nga statistikat e ndryshme policore. Këto të dhëna janë të bazuara në ankesat dhe dënimet zyrtare për korrupsion. Gjithsesi të dhënat faktike vazhdojnë të jenë të vështira për tu mbledhur pakicë numri i kallëzimeve penale nuk pasqyron nivelet aktuale të korrupsionit por cilësinë e prokurorëve. Pra korrupsioni është sfidë e pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqësorit, por edhe e Qeverisë, Parlamentit si dhe institucioneve tjera të administratës publike duke mos lënë anash as mediet dhe shoqërinë civile. Për këtë arsye për të arritur rezultatin e plot për ekzistimin e korrupsionit brenda shtetit, zhvillohen metoda të ndryshme hulumtimi siç është edhe ajo e anketimit të qytetarëve përmes pyetësorëve zyrtar shtetëror. Sot treguesi më i saktë i rritjes së korrupsionit në botë është Organizata joqeveritare ndërkombëtare IKP (Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit). Përmban sondazhe nga burime të besueshme duke përdor struktura të ndryshme statistikor që bazohen në të dhënat të cilat merren nga të anketuarit, me të dhëna për punëdhënësit, pastaj, nga analistë të ndryshëm si dhe publiku i gjerë. Para se të bëhen publike të dhënat për korrupsion, mblidhen të dhëna tjera shtesë nga institucione të pavarura shtetërore për tre vite me radhë.
SI TË LUFTOHET KORRUPSIONI?
     Formulimi i politikave kundër korrupsionit, për shtetet në tranzicion është i rëndësisë më të veçantë. Në radhë të parë duhet vendosur udhëheqësi e besueshme nga populli, si dhe të rritet bashkëpunimi reciprok i dy palëve. Përpjekja e kthimit të besimit nga ana e qeveritarëve duhet të jetë maksimale. Besimi i krijuar në masë do të mundësonte edhe reforma të reja, vlera e të cilave do të rritej vetëm me rezultate objektive. Kjo do të ndikonte në uljen e papunësisë, dhe të varfërisë. Sado që korrupsioni si fenomen i ka indikatorët e përbashkët, sidomos në vendet postkomuniste, apo vendet ne tranzicion,megjithatë korrupsioni dallon nga shteti në shtet, ashtu siç dallon edhe gjuha, tradita dhe zakonet e shtetit. Ashtu siç është problematike vet definimi i korrupsionit ashtu është edhe formulimi i politikave në secilin shtet vec e vec, për ta luftuar atë. Për këtë arsye, specialist profesionist të BE’së kanë formuluar edhe kritere të veçanta për luftimin e korrupsionit që duhet përmbushur nga të gjitha vendet që dëshirojnë të aderojnë në këtë bashkësi. Në rend të parë është sigurimi i gjyqësisë së pavarur, në zbulimin dhe dënimin e korrupsionit, që nuk duhet të mbetet i pa sanksionuar. Është me rëndësi të përkujtojmë rastin kur BE’ja më 2008 pati pezulluar fondin e konsiderueshëm të parashikuar për Bullgarinë pikërisht për shkak të mungesës së progresit në reformat antikorrupsion dhe në drejtësi, që argumenton këmbënguljen e Komisioni Evropian, për domosdoshmërinë e reformave. Edhe organizatat ndërkombëtare luajnë rol të veçantë në luftë kundër korrupsionit. Në rend të parë synohet krijimi i disponimit për ta luftuar korrupsionin, nëpërmjet programeve të ndryshme që u ofrohen. Bashkëpunimi me qytetarët është detyrë kryesore e këtyre programeve, ngase vetëm bashkëpunimi ndërqytetorë do të sillte rezultatin e synuar. Më 1999, OKB-ja në Kongresin e saj ka miratuar programin e plotë, për vendet e saja anëtare për ta luftuar korrupsionin. Kurse Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik OECD, në bashkëpunim me agjencinë qeveritare amerikane për zhvillim USAID, kanë formuar rrjetin kundër korrupsionit, për vendet në tranzicion, që mundëson bashkëpunim dhe shkëmbim të informatave, rreth indikatorëve të korrupsionit, të cilat ndihmojnë për formulimin e politikave për ta luftuar atë. Me një fjalë korrupsioni është e keqja apo gangrena që edhe mund ta bëjë shtetin inekzistent. Andaj qëllimi parësor i çdo qeverie duhet të jetë pikërisht luftimi i korrupsionit me të gjitha mekanizmat ekzistues.
– Autorja është e diplomuar në Kolegjin Universitar VICTORY në Prishtinë – Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe i Diplomacisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura