ELIFE PODVORICA JASHARI: TË VOCKËLAT …

Prishtinë, 23 dhjetor 2019: (Mbrëmë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, u mbajtë Koncert Gala me rastin e festave të fundvitit ! Në program dominonin veprat e kompozitorëve të periudhës së klasicizmit dhe romantizmit)!
…Të ëmblat, të veshura bukur dhe përshtatshëm me rolin që kishin në vepër !
Ishin përgatitur me javë të tëra me mësuesen Krenare! E dinin saktë çdo lëvizje artistike që mësuesja ua kishte mësuar ta vallëzonin nën hapin e imët ritmik!Mbrëmë tërë emocion prisnin të çfaqeshin në skenë!Nënat e tyre ishin përkujdesur për veshjen e tyre me përgjegjësi të këndëshme artistike!Dukeshin të gjitha njësoj!Të kuqe me kajrafilat e kuq në kokat e tyre të vockëla!
Mbanin në mend çdo detaj që mësuesja ua kërkonte kur të dilnin në skenë!Dhe nuk e kishin aspak të lehtë!Duhej të kishin kujdes nga kabllat e mikrofonëve të shumtë në skenë që të mos merrnin në thua!Hapësira nuk përmbushte mundësinë e lëvizjeve të tyre që kishin mësuar me mësuesen!Duhej t tkurreshin pakëz në lëvizjet që bënin!Duhej…duhej..!Shumëçka duhej të bënin më ndryshe se që kishin mësuar!Salla e Kuqe të impononte shumëçka jashtë asaj që është normale për një koncert galla!
Duhej…por ato e bënin me knaqësinë më të madhe!Ishin pjesë e programit festiv në koncertin e Filharmonisë së Kosovës !

Balerinat e vockëla bartnin një mision të madhë sonte!Shënonin 70 Vjetorin e shkollës së muzikës“Prenk Jakova” këtu në Prishtinë!Dhe e bënin me plotë dashuri! Ishin gjyshërit e tyre gjenerata e parë që kishte filluar të kultivonte artin muzikor!
Në fund fare , përveç pjesës që e realizuan me përpikmëri tejet artistike në ato lëvizjet e tyre shumë të këndëshme prej balerinash të veshuara kuq e zi, ato dolën dhe secilit solist të mbrëmjes u dhanë buqeta lulesh të cilat filharmonia e Kosovës ka kujdes ta bëjë çdo herë me rastin e manifestimeve për artistët pjesmarrës të koncertit !Buqetë lulesh mori edhe dirigjenti Norman Widjaja , i cili ka një mjeshtri të përpikët artistike , sidomos në fushën e veprave operistike!Me përkushtim dhe dije profesionale, gjatë provave u del në ndihmë të gjithë artistëve për arritjen e realizimit interpretativ të arieve dhe dueteve operistike që ata kishin përzgjedhur kësaj here!
“Noi siamo zingarelle” ishte pjesa ku kori i SHMM ‘Prenk Jakova”,bashkë me balerinat dhe dy solistët:Teuta Kurti e Adhurim Grezda bënë realizimin e kësaj pjese marrë nga opera e kompozitorit të famshëm italian G.Verdi “La Traviata”!
Në korin e vajzave, ishin dhe pesë profesoresha të muzikës(Arbenita,Arta, Valdetja dhe Delvina), të cilat nga vullneti i mirë që vepra të arrinte pjekurinë e saj vokale dhe artistike, shprehën gadishmërinë që të mësonin veprën dhe të gjenin kohën që në respekt të shkollës së muzikës dhe me dashuri ndaj nxënësve pjesmarrës , vepra të arrinte kulmin artistik !Rezultoi me shumë sukses gjithëçka!Nga fytyrat e knaqura të publikut në salllë dhe nga duartrokitjet e tyre të gjata, u kuptua se vepra që kishim zgjedhur dhe idea për ta realizuar bashkë me grupin e balerinave, krijoi një atmosferë ndryshe dhe tejet të këndëshme artistike!
Ndryshe, sepse në këtë sallë të vogël dhe tërësisht jo adekuate për një performancë të tillë, ato po shprehnin dëshirën dhe gatishmërinë e tyre të gjenin hapësirën e këtij arti, të cilin bota e ka zhvilluar para 300 viteve..
Me shpresë se një ditë të afërme, të gjithë ato figura politike që zakonisht po ulen në rendin e parë për të dëgjuar koncertin dhe të gjithë artdashësit e mirëfilltë, që kanë peshë nëpër institucionet tona të rëndësishme t,i japin vetit detyrë që në ato strategjitë e tyre zhvillimore të vendit, të planifikohet edhe një sallë e cila do të plotësonte nevojat e performancave artistike, u përmbyllë edhe ky Koncert Galla, i cili u mirëpritë nga një munër enorm i ardashësve në sallë, në të dy herat sa u dashtë të çfaqej koncerti, pikërishtë për shkak të mungesës së vendeve të lira në sallë!
Duke e falenderuar përzemërsishtë edhe një herë të gjithë ekipin që më ka ndihmuar në realizimin e vepres, të gjitha kolegeve të mia që ishin pjesë e projektit, të gjithë artistëve dhe artdashësve , Filharmoninë e Kosovës që na e mundësoi pjesmarrjen në kuadër të koncertit të saj festiv, shfrytëzoj rastin të ju uroj përzemërsishtë festat e fundvitit!
Gëzuar 2020!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura