EMIN HALIMI: PËRPARA SAKRIFICËS SË JASHARËVE TË GJITHË JEMI TË VEGJËL!

Skenderaj, 06. 03. 2014 – Sot, në 16 vjetorin Epopesë së Jasharëve, Skenderaj gdhiu jo me portretin e Adem Jasharit, por me portretin gjigant (diku rreth 60 – 70 metra katrorë) të një ‘heroi’ tjetër, i cili po i bën karshillëk shtatores së Komandantit – heroit të vërtetë. Heroi i vërtetë ra në luftë vetë i 20’i vetëm nga familja me të cilën jetonte në një shtëpi – nga Blerina 7 vjeҫe deri te Shabani 74 vjeҫ. Iu vranë nënë, babë, vëlla, grua, djem, nipa, mbesa, kunata, kushërinj, dajë… Ky ‘heroi’ i cili na e ka zbukuruar sot qytetin me, përveҫ 5-6 billbordeve të vendosur muaj më parë në qendër të qytetit, edhe me një portret gjigant, me dorë në zemër, shyqyr zotit nuk është vrarë vetë; nuk i janë vrarë gratë, as ndonjë fëmijë, as ndonjë vëlla, as ndonjë nip, as ndonjë mbesë… Një plagë nëpër tul, ia paguan shteti me një pension të përjetshëm invalidor, goxha të mirë…
Përpara sakrificës së Jasharëve, të gjithëve, prandaj edhe ‘gjeneralëve’ të gjallë duhet të na dukej vetja të vegjël dhe të mos nxirrnim pllakate kapardisëse në Sheshin “Adem Jashari”. Sidomos jo në këtë ditë!
Prandaj, qytetarët e Skenderajt sot janë në dilemë: A t’i përkulen shtatores së Komandantit, apo t’i përulen fotografisë së stërmadhe të Gjeneralit?
Këto të dyja rrinë ballë për ballë… Si duket ballë për ballë rrinë edhe dy karaktere e dy ideale – plotësisht të kundërta…
Mbajani kush kah të doni!…
Lavdia ik prej atyre që e ndjekin!

************************************

(Ilustrimet i përgatiti pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura