FADIL MALOKU: “NE KEMI FLAMUR, QE PESËQIND VITE O TË BEKUAR”!

Prishtinë, 14 shkurt 2018: ”A ka më perverse të zhvillohet gjithë ai tullug nëpër rrjete sociale, për flamuj” Çështja e vendosjes së flamurit të Kosovës në hyrje të Prishtinës ka ngritur reagime të shumta në opinionin kosovar. Në lidhje me vendosjen e flamurit shtetëror ”Te Rrethi”, sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku në Fb, shprehet që kur te ne po ”luftohet” për vendosje e flamurit, shtetet tjera diskutojnë për çështje të mençura. Ai ka shkruar se ne kemi flamur qysh 500 vjet më parë. ”A ka më perverse të zhvillohet gjithë ai tullug nëpër rrjete sociale, për flamujt…, kur shoqëritë e sotme postmoderne debatojnë me elokuencë për të arriturat e tyre në art, shkencë teknologji, kulturë etj. Po na kemi flamur, qe pesqind vite o të bekuar! Banale, a?!”, ka shkruar Maloku. Ndryshe, sonte në një situatë të tensionuar, me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës. Forca të mëdha policore kanë lokalizuar vendin tek rrethi në hyrje të Prishtinës ku është i vendosur flamuri kombëtar, në përpjekje për të ndalur qytetarët që kundërshtojnë heqjen e flamurit.
***
Shqiponja në foto është e kohës së Skënderbeut dhe paraqet një nga format më të sakta se si ka qënë Shqiponja e Kastriotëve.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura