FAIK KRASNIQI: ALTERNATIVAT PËR NDRYSHIM

(Prishtinë, 23. 10. 2012) – Katër vite pas Pavarësisë së Kosovës, vendin po e gjen totalisht të okupuar si shoqëri nga klanet mafioze, të zhytura në kriminalitet, shpërlarje parash, korrupsion, nepotizëm, dhe me intenca të okupimit me çdo kusht të institucioneve më vitale shtetërore. Defenitivisht që pas marrjes së pushtetit nga Hashim Thaçi më 2007 kemi degradim enorm pothujase në çdo pore të jetës. Kjo strukturë qeverisëse okupoi institucionet më profitabile, si PTK-në, Aeroportin, Policinë, Universitetin Publik, shumicën e Ministrive, RTK-në, Bizneset, parregullësi të mëdha me tenderët dhe me qindra abuzime të tjera.
Veriu i Kosovës vazhdon akoma të mbetet nën duart e kriminelëve serb të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.
Kosova për të dalur nga kjo gjendje e rëndë në të cilën gjindet tash (kuptohet me Qeveri të ndershme dhe me intelektualë të mirëfilltë, dhe jo me çobanë dhe analfabetë që sot fatkeqësisht po e udhëheqin Kosovën), duhet t’i përdorë këto alternativa.

Ky është Xhokeri i Kosovës, që po shkel mbi amanetin dhe gjakun e dëshmorëve!

………………………………………….

1. Të ndalohet servilizmi.
2. Të luftohet Krimi i Organizuar duke filluar nga Qeveria dhe duke i zhveshur të gjithë të korruptuarit në këtë mënyrë.
3.Të arrestohen të gjithë politikanët që janë të përfshier në korrupsion dhe në krim të organizuar, dhe pasuria e tyre përrallore e krijuar pas luftës nga këto veprimtari kriminale dhe korruptive t’ju konfiskohet.
4. Të mos i thuhet të lutem e as pardon ndërkombëtarëve, për atë pjesë tokë që është e jotja (veriu dhe enklavat)!
5. Të definohet mirë statusi i Kosovës dhe të përcaktohet kufiri i vërtetë.
6. T’i bëhet me dije faktorit ndërkombëtar që Rezoluta dhe Kushtetuta njëra do të mbijetojë, kështu që populli e ka verdiktin e vetë dhe ajo është Kushtetuta, në fakt nëse duan mund të bëhet edhe referendume.
7. Kërkojmë ndihmë por kurrsesi sundim nga të huajt.
8. Të forcohet FSK-ja dhe të bëhet përnjëmend ushtri e shtetit e mos të luajnë rolin e zjarrëfikësve.
9. Të mbrohet identiteti kombëtar shqiptar, (edhe nëse ke shpallur dhe po formon një shtet të ri s’do të thotë që duhesh të ndërrosh identitet.
10. Të gjitha pakicat të jenë të barabarta, e jo serbët të jenë mbi të gjithë edhe mbi shqiptarët, dhe ata(serbët) duhet t’a kuptojnë se janë pakicë.
11. Të anulohet decentralizimi në baza etnike që është bërë deri më tash…
12. Trashëgimia kulturore duhet t’i përkas shtetit të Kosovës, qofshin edhe ato kisha që janë përvetësuar(vjedhur) nga ortodoksët serb, sepse ato i takojnë Kosovës e jo Serbisë…

Pa i përdorur këto alternativa shteti i Kosovës do të bëhet një vend pa perspektivë, i pasigurt për jetën e qytetarit dhe fole e krimit të organizuar……!
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ”ALEANCA KUQ E ZI”)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura