GARA ELEKTORALE E PARTIVE POLITIKE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT?!

Pa rrotlla!

GARA ELEKTORALE E PARTIVE POLITIKE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT?!

Nga Sheradin Berisha, fb – më 19 janar 2025

Katër partitë politike, LVV, PDK, LDK dhe AAK – NISMA dhe jo vetëm, kanë hyrë në një garë të ashpër elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

– Në cilën republikë bëjnë garë për pushtet këto parti politike shqiptare?!

— Në republikën e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmuan me pakon e Ahtisarit, mbi të cilën u shpallë e „pavarur“ më 17 shkurt 2008 …

Në këtë republikë:

– që ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse Kosova me pakon e Ahtisaarit u shpallë: shtet i pavarur demokratik e multietnik!;

– që ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta të Kushtetutës së Ahtisarit. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike iliro – dardane);

– Kuvendi i Kosovës që ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave, prej tyre 10 deputetë të pakicës serbe, të ciët fitojnë mandatin e deputetit edhe nëse marrin një numër simbolik të votave;

– që ka dy shumica (2/3) parlamentare në Kuvendin e Kosovës: shumicën e shumicës, të 100 deputetëve shqiptarë dhe shumicën e pakicës, të 20 deputetëve të minoriteteve, një absurd i pashembullt në historinë e shteteve demokratike;

Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:

– kishte pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’së dhe jo vetëm. (Uroj që nga nëntori 2023 të jetë pastruar ky shërbim në këtë drejtim);

– kishte pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe specifikisht komandatin serb të policisë në veri të Kosovës. (Uroj që nga nëntori 2023 të jetë pastruar PK nga këto struktura kriminale);

Nga përfundimi i luftës (në qershor 1999) deri në  vitin 2024 në republikën e Ahtisarit kanë funksionuar pa u penguar – me ligjet e Serbisë: posta e Serbisë, telekomi i Serbisë, bankat dhe dinari i Serbisë, të cilat (gjatë vitit të kaluar) janë ndaluar e janë shpërbë nga institucionet e sigursë me vendime të Qeverisë. Gjithashtu janë shpërbë të gjitha strukturat e sistemit paralel të komunave serbe (të Serbisë) të cilat kanë funksionuar “ilegalisht” në të gjitha komunat e republikës!

Aktualisht në 10 komunat etnike serbe në republikën e Ahtisarit me ligjet e Serbisë, respektivisht me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë të Qeverinë së Serbisë, funksionon pa u penguar sistemi i shëndetësisë, në të gjitha nivelet, si: qendrat e mjekësisë familjare, ambulancat private dhe spitalet;

Rrjedhimisht në 10 komunat etnike serbe në republikën e Ahtisarit me planprogramet e përpiluara nga Ministria e Arsimit e Qeverisë së Serbisë punojnë të gjitha nivelet e arsimit, nga

Çerdhet deri në Universitet! Dhe për çudi në lëndën historisë nxënësit e shkollave serbe mësojnë se, UҪK’ja ishte organizatë terroriste! Për më tepër sistemi i arsimit serb në republikën e Ahtisarit, nuk e pranon, e konteston shtetësinë e Kosovës!

Sa për ilustrim: Shteti i pafuqishëm, rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-programe të Serbisë:

https://video.gjirafa.com/shkolllat-serbe

Në vazhdën e negociatave politike Kosovë – Serbi, në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi – Daçiq – Eshton (më 19 prill 2013), dhe Mustafa – Vuçiq – Mogherini (më 25 gusht 2015) për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.

Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;

Lista serbe aktualisht udhëheq me 6 komunat etnike serbe brenda republikës, ndërsa në komunat veriore (Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubinpotok) me urdhër të Vuçiqit nga nëntori 2023 kjo listë i ka braktisur institucionet komunale.

Pa u zgjatur edhe më shumë, kjo është republika, në të cilën garojnë: LVV, PDK, LDK, AAK – NISMA, për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku akoma legalisht funksionojnë institucionet e arsimit dhe të shëndetësisë të republikës së Serbisë!

Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, si shkaktare e shumë krizave politike – institucionale!

Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet një:

– reformë në ligjin për zgjedhjet;

– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);

– reformë në shëndetësi,

– reformë në arsim,

– reformë në polici,

– reformë në siguri – AKI,

– ligji për lustracionin dhe hapjen e dosjeve etj.

A ka pas nisma serioze për reformim në këto drejtime?

Nuk ka pas përpjekje për ndryshimin e Kushtetutës së Ahtisarit. Përveç rregullimit ligjor të votimit në diasporë nuk ka pas reformë substanciale në ligjin për zgjedhjet! Nuk ka pas reformë në sistemin e drejtësisë (gjyqësi e prokurori), përkundër përpjekjeve të Ministrisë së Drejtësisë për të bërë hapa konkret në këtë drejtim. Nuk ka pas reformë në shëndetësi as në arsim. Nuk ka pas reformë të dukshme në polici, as në AKI, ndërsa për ligjin e lustracinit dhe hapjen e dosjeve as që është bërë ndonjëherë fjalë!

Për fund!

Pa bërë reformë substanciale në gjitha hallkat e sistemit nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në  asnjë drejtim!

_______________

Shtojcë: Funksionimi i ‘pushtetit’ të Serbisë në Kosovë nuk daton nga 17 shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999!

Si funksionon Serbia në Kosovë?!

STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)

Më gjerësisht lexoni 👇👇👇

https://pashtriku.org/strukturat-paralele-serbe-dhe-fuqizimi-i-tyre-nga-unmiku-kfori-eulexi-dhe-qeveria-e-kosoves-1999-2011/

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, GARA ELEKTORALE TË PARTIVE POLITIKE NË REPUBLIKËN E AHTISARIT?!”
    EU, LARA ELEKTOSHKALE TRAGJEDIVE RROLIFIKE TËRBUALIGËN ATIJ VARRIT!
    PO KY ËSHTË NJË MASHTRIM APO NJË LATSHTKRIM, NË ËMËR T’AHTISARIT SI
    TË ATIJ VARRIT, DUKE RIKTHYER E RISHPËRBLYER PRAPË TEPRAPË SERBINË SI
    TËRPINË, APO LUBINË OR UDBINË, QË ME PËRKRAJE TË EUROPËS ME NDIHMËN
    E RUSISË KËRKON, TENDON QË TA PËRBINË EDHE KËTE TROHË KOSOVË MORE,
    HORRE HORRPROVË; PORSE VETË AHTISARI QË ERDHI NË PRISHTINË PËR T’NA
    NOJHTUAR SE, PLANI NUK ËSHTË PLAN I AHTISARIT PO, ËSHTË PLAN POLITIK
    NGA SERBIA-RUSIA-EUROPA DHE, PËR ÇUDI QË KËTE PLAN SERBIA PRAPË OR,
    NUK E NËNSHKROI, EDHE PËR BEFASI TË ÇUDITSHME QË KOSOVA NËNSHKROI
    PA ASNJË VREJTE; UNË KAM MENDUAR SE SERBIA E NËNSHKRUAN PLANIN
    E VETË, SE KY PLAN ËSHTË MBI 80% PRO PAKICËS SERBË 3% NË KOSOVË AH,
    VETËM 20% PRO SHUMICËS AUTOKTONE SHQIPTARE MBI 95% NË KOSOVË!!
    UNË KAM MENDUAR QË KOSOVA DO TA KUNDËRSHTOJË MU KËTE PLAN KAQ
    HË PLAQ, ANTI SHQIPTARË, QË ME QINDRA VREJTJE; PORSE JU, KOSOVA QË E
    PRANUAT PA ASNJË VREJTJE!!! UNË PREJ SOT PO JAPË DORËHEQJE OR, PREJ
    KËTIJ PLANI DHE, NUK MBAJË KURFARË PËRGJEGJËSIE PËR KËTE PLAN A QË
    KOSOVA, KURRË ME KËTE PLAN NUK DO TË ARRIJË AS QË TA MBËRRIJË ËËH,
    AS LIRINË, AS PAVARËSINË EDHE, AS DEMOKRACI TË PLOTË SHTETËRORE!!!”
    TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSE SERBË OH,
    JUGOSLLAVE, TERË TËRBIM, PËR MËRGIM, PA KTHIM, GJERË AMSHIM HEJ,
    NGA BOTË SKLLOTA MË BIZARE AUH NA, GOLGOTA MBARË SHQIPTARE!!!
    MANI NEW JERSEY USA 21 JANAR 2025 1:11PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura