GJEKË GJONAJ: DUAM TË ARSIMOHEMI SI SHQIPTARË

Ulqin, 14. 11. 2014 – Shqiptarët në Malin e Zi kanë organizuar ditën e premte në Ulqin një protestë kundër diskriminimit në arsim me moto: “Të protestojmë për dinjitet, stop diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë”. Nismëtari i protestës gazetari Gëzim Ibroçi tha se, jemi tubuar këtu, ditën kur u mblodh Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Abetares për të dëshmuar se shqiptarët në Mal të Zi si popull autokton ka dinjitet dhe duam të mbrojmë atë, se duam barazi, dhe duam të na i respektojnë të drejtat tona elementare të njohura me çdo konventë ndërkombëtare e me çdo ligj njerëzor. “Jemi shqiptar dhe duam të arsimohemi si të tillë, nxënësit shqiptar po shkelen e bashkë me ta edhe ne si prindër po diskriminohemi. Të bashkohemi rreth kësaj çështje, rreth të ardhmes së fëmijëve tanë, theksoi Ibroçi në porosinë drejtuar politikanëve shqiptarë në Mal të Zi. Ibroçi kërkoi nga Qeveria e Malit të Zi që të respektojë ligjet dhe, siç u shpreh ai, të mos na diskriminojë si shqiptar, sepse një rini e ditur është pasuri për të gjithë, pa marrë parasysh kombësinë, fenë, gjininë, ngjyrën apo krahinën“. Krejt këtë ata e bazojnë në aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e Malit të Zi, neni 79 “Mbrojtja e Identitetit kombëtar”, nenin 80 që ndalon asimilimin dhe ligjet ndërkombëtare që garantojnë të drejta të barabarta pa marrë parasysh gjininë, kombësinë, fenë apo ngjyrën.

Në këtë protestë shqiptarët, pohoi Ibroçi, kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre themelore për arsimim të denjë si shqiptar, popull autokton në Mal të Zi:
1. Nxënësit shqiptar në Mal të Zi kanë shumë pak, për të mos thënë aspak apo të cunguara njësitë mësimore nga identiteti kombëtar i shqiptarëve;
2. Gjuha amtare shqipe edhe pse përdorimi i saj është i garantuar me ligje nuk zbatohet në praktik nëpër të gjitha dokumentet shkollore, mbledhjet apo aktivitetet tjera në shkollë;
3. Politika dhe centralizimi ka lënë jashtë shqiptarët nga procesi, filluar që nga Ministria, drejtimi i institucioneve shkollore dhe ato vendimmarrëse;
4. Shkollat, në veçanti paralelet e ndara në zonat rurale ku mësojnë nxënësit shqiptarë, janë në gjendje shumë të keqe dhe nuk plotësojnë kushtet për zhvillimin e mësimit;
5. Tekstet shkollore, në veçanti libri i historisë, është diskriminues dhe ofendues, e po ashtu ai i kulturës muzikore.

Ibroçi theksoi se këto janë vetëm disa prej anomalive që rëndojnë arsimin e nxënësve shqiptarë në Mal të Zi, duke kërkuar që fëmijët e tyre, nxënësit shqiptarë të mësojnë si shqiptar, duke mësuar për historinë, këngët dhe kulturën kombëtare në tekstet e tyre shkollore, e që tekstet shkollore aktuale të zëvendësohen me botimet e Prishtinës deri në hartimin e teksteve të reja ku do ishin edhe shqiptarët pjesë e këtij procesi.
Me mesazhin e shkruar pjesëtarëve të tubimit iu drejtua kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu, në të cilin thuhet: “Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve mbështet çdo aktivitet që ka për qëllim përmirësimin e situatës së shqiptarëve në Mal të Zi. Këshilli ka përpiluar kërkesat e veta në qershor të vitit 2014 për përmirësimin e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe këto kërkesa janë dërguar në të gjitha adresat relevante. Gjithashtu edhe kërkesat tuaja janë të qarta dhe demokratike. Këto kërkesa të mbështetura me nënshkrime do të jenë obligim për përfaëqsuesit politikë shqiptarë në Mal të Zi, që t’i mbështesin dhe përcjellin Ministrisë së Arsimit, por edhe kjo ministri të ndryshojë rrënjësisht politikat e deritashme, duke inkuadruar praktika demokratike perëndimore.”
Në protestë përveç një numri simbolik të qytetarëve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare, kryetari i komunës së Ulqinit, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në fund të protestës u nësnhkrua peticioni i cili do t’u dërgohet të gjitha subjekteve dhe institucionec relevante shtetërore.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura