GJOKË DABAJ: PËRBINDËSHI NË RRASË

Durrës, 16. 01. 2017: Ismail Kadareja është gjeni i letravet, veç tjerash, edhe sepse i shkruan ngjarjet para se ato të ndodhin, i shkruan ashtu siç do të ndodhin. Nga vepra e tij “Përbindëshi” unë po sjell këtu vetëm disa fragmente dhe lexuesi fare mirë do të mund të mendojë që ajo vepër është shkruar mbas datës 13 janar 2017, datë kur e gjithë bota e pa një të tillë përbindësh , të ngujuar në qytetin e Rrasës, pak kilometra përtej kufirit me Republikën e Kosovës.
“Disa kilometra larg qytetit, në rrethinë, në fushën e hapur, ishte një furgon i madh.”
“Disa njerëz shfaqën dyshimin se në atë furgon… kishte mundësi të fshiheshin njerëz për diversion.”
“Nga të çarat e dërrasvet, njerëzit që rrinin të fshehur Brenda, … vështronin të mërzitur pejzazhin.”
“Milloshi, që e ndiqte me sy (Maksin), i tha me zë të ulët: -Thonë se sa më shumë mërzitesh për rënien e flokëvet, aq më tepër bien.”
“Te dërrasat e brinjës ishte mbështetur një heshtë e gjatë pak e ndryshkur nga vjetërsia.” (Brenda përbindëshit doemos nuk mund të ketë njerëz progresistë të kohës sonë. Ata janë gjithsesi njerëz të Mesjetës.Gj.D.)
“Në qytet ishin ndezur dritat… Pas tyre ishte errësira.”
“Akamanti u kthye natën vonë. –Kohë e keqe. Mezi çava përmes baltës.-“
„-Ç’ka ndonjë gjë tjetër?- -Asgjë të jashtzakonshme. Na shajnë.-“
„Milloshi iu afrua.-Më trego diçka për femraz… A pe vajza të bukura rrugëve?-“
“Prapë ai psikopati!-(tha Lena).”
“Ku rata u ngritën, fytyrëverdhi i ndoqi me sy derisa dolën.”
“Ç’idiot!-shkrofëtiu Genti kur u gjendën në rrugë.”
…”Në valixhe, midis këmishëvet të bardha, ishte një këmishë e hekurt… Nga ato këmishët e vjetra prej hekuri që mbanin në lashtësi.”
“…Sa gjë ogurzezë!… Rri aty ditë e muaj me radhë dhe pret… Ç’pret vallë akoma? Nuk e kupton që s’e duam?”
“(Akamanti iu drejtua Milloshit): -Mora vesh se së shpejti para teatrit…do t’i ngrenë një skulpturë atij mikut tonë… -Ç’mik?- pyeti Milloshi. –Atij që e vramë bashkë me fëmijët? …Një skulpturë atij që ka goditur kalin tone?”
“Është e çuditshme të shikosh të derdhur në bronz njeriun që e ke vrarë me dorën tënde.”
“Akamanti kapi për flokësh njërin nga fëmijët dhe e goditi me thikë në zverk… atëherë ai mbaroi edhe me tjetrin dhe ne vrapuam nëpër rrugicën e errët.”
“Fëmijët ndoshta nuk kishin faj, por megjithatë, ne vepruam drejt. Njeriu që fyejti kalin, duhej dënuar në mënyrë të kobshme.”
“Mbi dërrasat e plasaritura zbardhnin aty-këtu shkresa të vjetra.” (Kosovo je Srbija! Në 20 gjuhë të ndryshme. Gj.D.)
“Ato ishin shkresa shumë të vjetra.”
“Qyteti po fle i lodhur pas festës… Ai do të vdesë në gjumë, pa hapur dot mire sytë e llahtarisur.”
“Befas (u pane) flakët e para. Ato ngriheshin tutje në drejtim të aeroportit. Me sa dukej po digjej ndërtesa e radiostacionit.“
„Eci më tutje dhe pa përsëri flakë nga e djathta.“
„Në kohën që flakët do të përpijnë qiellin, në rrugë do të shfaqen të varurit dhe të pushkatuarit e parë.-Konstruktori ndjeu kënaqësi.“ (Emrin Konstruktori mund ta zëvendësojmë me T.Nikoliq ose me cilindo „konstruktor“ tjetër. Gj.D.)

° ° °
Fjalën RRASË e kanë tjetërsuar dhe i kanë thënë RASHKA, siç kanë bërë edhe me BES-BESHKA, VLLASI-VLASHKA.
E kanë prurë përbindëshin e tyre deri në Rrasë dhe, në vend që të thoshim ne Rrasa është Shqipëri, thonë ata Kosova është Sërbi. E shkruajnë madje në tëgjitha gjuhët. Duke shkelur pohimin e 100 e më shumë shtetevet që e kanë njohur Republikën e Kosovës si një shtet shqiptar, pra jo si tokë sërbe. Përbindëshi s’e ka për gjë të derdhë të pëgërat e veta qoftë edhe mbi 100 shtete të botës. Përbindëshi s’i ka në llogari 100 shtete, qoftë edhe SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Itali. Të gjithë këta shtete përbindëshi i hedh në shportën e mbeturinavet, ndërsa banorët e përbindëshit, i stolisin muret e tij me fjalët fantazëm: Kosova është Sërbi.
Përbindëshit nuk i intereson ta shtrojë problemin në mënyrë demokrqatike: Sa banorë të Kosovës mendojnë dhe thonë se Kosova është Sërbi? Nuk ka demokraci në logjikën e përbindëshit.
Përbindëshi thotë: Mos i vrisni sërbët, se ne do të detyrohemi t’u dalim zot! E thotë këtë në një kohë kur me mijëra vrasës shqiptarësh, me mijëra përdhunues të gravet shqiptare, me mijëra masakrues të fëmijëvet shqiptarë, rrojnë në Beograd, marrin rroga shtetërore si shpërblim që kanë vrarë shqiptarë dhe e pinë shlivovicën e Timokut e të Shumadisë sikur të ish ujë e jo raki.
Ne shqiptarët nuk kemi vrarë as edhe një nga ata shqiptarvrsës, ndërsa ndërkombëtarët përfaqësuar te interpoli e te organe të tjerë drejtësivendosës, as që e kanë çuar ndër mend t’i burgosin ata kriminelë. Ndërkohë, përbindëshi, me gjuhën dhe logjikën e vet të përçudnuar, thotë: Mos na i vrisni sërbët! Ne s’kemi vrarë asnjë nga ata që duheshin vrarë nga katër herë e përbindëshi bërtet. Sigurisht që ka ndërmend t’i vrasë vetë nja pesë a gjashtë a dhjetë e të na e veshë ne fajin.
Cila është domethënia e kësaj përçartjeje? Domethënia e kësaj përçatjeje të përbindëshit, ngujuar si gjarpri diku prapa Rrasës, është kjo: Po dua të vras edhe të tjerë shqiptarë! Më ka marrë malli të vras shqiptarë të tjerë, se nuk jam ngopur me aq sa kam vrarë!
Në ambientet e përbindëshit ka piktura shenjtërish e shenjtëresash të rreme. Ato piktura shërbejnë për t’i ngritur nervat ekipit të trushpëlarëvet, që gjendet brenda në përbindësh. Por trushpërët nuk e dinë që shenjtorët e shenjtëreshat janë të rremë. Ata nuk e dinë, s’kanë si ta dinë, që shenjtorët sërbë, filluar që nga Nemanja, janë „shenjtorë“ me emër, por kriminelë me vepra. Ata s’e kanë lexuar librin M.Qosoviqit „Bizarni sveci“ („Shenjtorët e rremë“)
Tufa e të indoktrinuarvet, dmth ajo tufë pasagjerësh të përbindëshit, është veshur me rroba gjoja kombëtare sërbe, por nuk e di, s’e ka fare idenë që ajo veshje vjen nga një traditë pikërisht iliro-arbro-shqiptare. Përbindëshi, mbetur në mes të dëborës, diku rrëzë një rrase (në të vërtetë, një kodërrase, prej së cilës ka marrë emrin edhe qyteti), nuk e ka fare logjikën se ç’është duke bërë.
Ajo tufë e të indoktrinuarvet më keq se ISIS-ët, thonë që Kosova është Sërbi, por këndojnë disa këngë që askush prej vendësvet në Kosovë nuk ua kupton. Si mund të jetë Kosova Sërbi, kur këngët e Sërbisë nuk i kupton askush prej banorëvet vendës?!
Ekipi i këngëtarëvet joshqiptarë dhe antishqiptarë ka marrë me vete edhe një flamur. Një shqiponjë dykrerëshe, të zvetnuar ngjyrash, por asnjërit prej tyre nuk i shkon mendja që ajo shqiponjë ka qenë dhe është, që në zanafillë, simbol i shqiptarëvet.
Ky lloj përbindëshi, kjo lloj arke, me të cilën jemi mësuar të bërballemi që nga Troja e këndej, nuk përbën tashmë kurrfarë risie për shqiptarët. Veçse, kush na ka halë në sy, duhet ta dijë që ne shqiptarët këtë herë nuk do ta kemi frontin kryesor të luftës në Kosovë. Me dhjetëra mijë luftëtarë do t‘i hyjmë Sërbisë nga Kroacia, nga Hungaria e nga Rumania dhe frontin kryesor të luftës do ta kemi në Beograd, në Smederevë, në Kragujevc e në Valevë. Do të vritemi, por do të ju vrasim dhjetëherë më shumë. Pesëmbëdhjetë herë më shumë! Nuk do të njohim më rregulla lufte! Mos guxoni të kapeni me ne, se jemi në atdheun tonë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura