GJOKË DABAJ: PËRSE Z.XH.KERRI NUK I ÇON NË KROACI MUXHAHEDINËT?!

Durrës, 12. 02. 2016: Po thuhet që, një ndër 3 problemet “E RËNDËSISHËM” që do të shtrojë z.Xh.Kerri me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Ed Rama, do të jetë pranimi nga ana e Republikës së Shqipërisë i 1000 muxhahedinëvet sirianë proamerikanë.
S’e di fare dhe s’më intereson ta di, në këtë kontekst, se cili është problemi i atyre sirianëve. Di që fjala MUXHAHEDIN lidhet me islamizmin dhe nuk më pëlqen fare, kur një përfaqësues i një shteti mik, me të cilin ne shqiptarët shpresojmë të ruajmë miqësi të gjatë, e identifikon, qoftë edhe e afron, kombin tonë me islamizmin. Ne nuk jemi komb islamik. Shqiptarët nuk janë komb mysliman. Shqiptarët e kanë deklaruar me kohë, këtu e 150 vjet më parë, se “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”. Prandaj, kur z.Xh.Kerri mundohet të na i ngecë këtu 1000 muxhahedinë islamikë, po më duket sikur ai, më keq se Perandoria Osmane dikur, kundër së cilës në 500 vjet kemi bërë 500 kryengritje, po kërkon ta myslimanizojë kombin shqiptar në shekullin XXI.

Në qoftë se z.Xh.Kerri nuk e ka tendencën për t’i quajtur shqiptarët komb mysliman, ai fare lehtë do të mund t’ia ofronte ata muxhahedinë psh Kroacisë. Përse të mos i çojë SHBA-ja muxhahedinët në Kroaci?! Do të shmangeshin kështu edhe keqkuptimet.
Në vend që të na i impononte ata 1000 sirianë, ndaj të cilëvet unë nuk kam asnjë mendim të keq, z.Xh.Kerri do të bënte mirë të na ofronte këtu nja 10 (dhjetë) miliardë dollarë INVESTIME. Kombi shqiptar nuk ka nevojë për kurrgjë tjetër, më shumë se për suport EKONOMIK. Nuk them se nuk na duhen DISA PARA që na jepen për të vënë për vijë infrastrukturën tonë administrative, psh policinë, por ndihma MË SERIOZE, jo meskine, por burrërore dhe mirëfilli MIQËSORE, do të ishin INVESTIMET NË EKONOMINË SHQIPTARE. Të mos synohet RRJEPJA e këtij vendi, por FUQIZIMI! Kjo, pa dyshim, do t’i mbronte MË SË MIRI interesat e SHBA-së në këto hapësira.
(Duke parë të këtillë qëndrime të z.Xh.Kerri, të cilin V.Putini e pat lënë njëherë 2 orë për të pritur te dera, unë nuk po mund të mos e bëj një pyetje aspak të lehtë: SA e SI po i mbron z.Xh.Kerri interesat e SHBA-së në arenën ndërkombëtare?)
Z.Ed Rama mund të mendojë si të dojë, mund edhe të jetë i detyruar të pranojë prej mikut të madh edhe vogëlsira strehimesh, por z.Xh.Kerri duhet ta dijë që “BASHKËPUNIME” mbi baza muxhahedinësh ne shqiptarëvet NUK NA PËLQEJNË.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura