GRUPI REVOLUCIONAR I TIRANËS GARANTON FITOREN E ALI AHMETIT

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Javelinët amerikane dhe p..ët dimalbashiane

Opinioni që po kërkon luftë në Kosovës e që kurrë nuk e kanë shkrepur asnjë plumb , personalisht dhe familjarisht për Kosovën dhe shqiptarët , po rrahagjoksin se falë kësaj qeverie dhe KM Kurti , amerikanët po i shesin  Kosovës antitank Javelin e që , sipas llogarisë të një supermashtruesi të VV-së , sasia e antitankëve është i mjaftueshëm t’i shkatërrojë të gjitha tanket që i ka Serbia. Ky farë analisti i politikave të tredhura ka harruar se edhe gjatë bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe , së paku 80 përqind e tankeve të shkatërruara serbe kanë qenë maketa . Po , në përgjithësi militantët e VV-së (militantë janë vetëm në marrje të posteve sepse me asgjë nuk janë Vetëvendosje) thuaja kanë filluar të formaojnë njësi të gatshme të luftojnë me Serbinë .. deri në ushtarin e fundit të KFOR-it. Disa që mendermethënë janë anëtarë të shoqërisë civile po thonë se tash janë të qetë sepse në vijën e parë të frontit është KM i Kosovës, Albin Kurti, Xhelal Kaçketa, Dezhona Mihalidis, Hysamedin Ndryshku, Bojken Avazi dhe Elpis Hoxha. Pastaj, Mefistofeli me trup të madh dhe me zemër pule, pordhahedhësi Dimali dhe luftëtarët  e fejsbukut, me seli në Londër. Shumica e këtyre që i përmenda , jo që nuk kanë luftuar kurrë ndonëse përgjithësisht e kanë pasur moshën për të luftuar por , ose kanë ikur duke ofruar informacione për serbët kur janë zënë si “ rob lufte “ ose kanë hedhur armët rrugëve dhe maleve gjatë “ tërheqjes strategjike “. Këta të shoqërisë civile që po i bien daulleve të luftës, që më herët kanë siguruar strehimore në Beograd përmes platformës “Mirë dita – Dobar dan “Grupit Nostalgjik për Rithemelimin e Jugosllavisë  ku bëjnë pjesë bashkëmendimatrët e tyre nga Serbia, Bosnja, Kroacia , Mali i Zi dhe Maqedonia e që si ind lidhës dhe interes të vetëm kanë projektet milionëshe të cilat i shetisin nga xhiro – llogaria në xhiro – llogari pa i dhënë asnjë llogari askujt . Disa prej tyre vetëm iu mungon edhe një shajkaqë serbe me kokardën në të për ta kompletuar përmbajtjen e tyre të brendshme “patriotike dhe kombëtare“. Këta , jo që nuk do ta bëjnë kurrë luftën por forcat serbe do t’i presin me lule , si çlirimtarë që realisht edhe i pranojnë si të tillë . Baballarët dhe majkat e tyre kanë qenë në shërbim të Jugosllavisë dhe të Serbisë prandaj edhe këta po e vazhdojnë traditën e paraardhësve politik dhe biologjik , asgjë më tepër. Ata që e bënë luftën , e sollën lirinë , e shpallën pavarësinë e Kosovës dhe filluan ta ndërtojnë paqen sot janë në Hagë , këta që janë në pushtet po i gëzojnë të gjitha të mirat (si askush më parë) në saje të pengjeve të Hagës , ish të burgosurve politikë dhe ish luftëtarëve të së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovës me dy komandantë , Baca Adem Demaçi , si Komandant politik dhe Adem Jashari  , si Komandant ushtarak . Nëse mendoni se Vojsa Osmani , si komandante supreme e ushtrisë së Ukrainës do të luftojë në Kosovës do të therreni sikur të fleni të shtrat me kaktuse meksikane , nëse mendoni se Glok bin Sherifi do të luftojë , do të therreni sikur të kaloni natën me dilberët e Peshevarit kurse , KM i Kosovës me kohë është deklaruar se është për luftë me shumë viktima por pa pjesëmarrjen e tij sepse ka përcaktim paqësor që ia kalon edhe Rugovës. Në fund të fundit Kuislingu nuk është nga Kosova , është nga Norvegjia ! Mjerimin e mjeranëve lehtësisht e identifikon si vetlavdërim të atyre që nuk kanë të kaluar politike dhe kombëtare, e kanë një të tashme mashtruese nga e cila përfitojnë në të gjitha aspektet dhe nuk mund të kenë një të ardhme . Pra , ata jetojnë me mandat , sa zgjatë mandati aq zgjasin edhe ata. Këtyre që u bien daulleve të luftës edhe nëse ua siguron armatimine tërë , botës nuk iu duhet asgjë  . Nuk kanë b..thë e as zemër ta përdorin . Janë pa rrënjë dhe i përkasin një trungu që na ka torturuar , arrestuar , dënuar , vrarë dhe zhbërë . Sa më shumë që flasin për luftë , më shumë do të bëjnë lëshime në dëm të Kosovës . Kur Besnik Muçiverca i pati vendosur të gjitha sanksionet e mundshme Rusisë , Putini i pati vendosur pesë stenta në …prapanicë. Aq ishte trembur nga ky injorant mashtrues . Do ministresha që flasin për luftë këtë e bëjnë që të sigurojnë sa më shumë tenderë për burrat e tyre , asgjë më tepër. Prej se po flitet për Javelinët , Vuçiqi dhe Serbia , gjumin gjumë nuk po  e bëjnë , asgjë nuk po tremben nga Javelinët amerikane sa nga pordhët dimalbashiane !

Wolkeri ante portas

Edhe për këtë përvjetor të Masakrës së Reçakut , politikanët i ngjeshën radhët për të përfituar politikisht , pa qenë fare pjesë e asaj historie. Pa dashur të jenë pjesë e asaj historie ndonëse kishin mundësi por edhe detyrim njerëzorë , politik dhe kombëtar . Tash , me eskorta të galanëve (xhipave), me truproja shumëfishë më të mëdha se “shkatërruesit e shtetit“, me mëditje të mira, i vizitojnë vendet ku ka lëshuar rrënjë kujtesa historike, kombëtare dhe politike e shqiptarëve në saje të viktimave të shumta . E flasin ndonjë fjalim me patos patriotik të çastit , takojnë ndonjë nga të mbijetuarit duke iu premtuar drejtësi për të cilën nuk kanë bërë asgjë. Sigurojnë drejtësi njëditore për të mbuluar padrejtësin 364 ditore . Si vizitor i përhershëm është William Wolker ,  ish ambasadori i KDOM –it i cili doli në vend të ngjarjes ,  si ndërkombëtari i parë . Paraprakisht nga ai vend në KMDLNj–ë pati raportuar Ruzhdi Jashari , aktivist i Këshillit dhe ushtar i UÇK-së. Wolkeri doli me një të vërtetë ( sipas mandatit e kishte detyrim ta thoshte të vërtetën ) që goditi fort pretendimet e rremë të Serbisë se viktimat janë ushtarë të UÇK-së që janë vrarë gjatë luftimeve . Wolkeri dëshmoi se të ekzekutuarit dhe të masakruarit ishin civilë të paarmatosur shqiptarë duke vënë në lëvizje mekanizma të fuqishëm ndërkombëtarë që parapriu edhe bombardimet e NATO-së. Wolkeri edhe këtë vit erdhi në Kosovë . Në Viti ia përuruan shtatoren sikur që e pritën me gjithë respektin . Wolkeri në Reçak ka një status të veçantë që nuk e ka askush , konsiderohet si zot i zotave . Wolkeri në kohën kur Albin Kurti shumicën e kohës e kalonte nëpër burgjet e Kosovës , pati bërë përpjekje ta zbusë , ta bëjë demokrat , ta bëjë Albinin që është sot. Për këtë e pati vizituar në burg ndonëse nuk kishte të drejtë . Nuk ishte ndarë mirë në atë takim , Albini nuk u zbut e as Wolkeri nuk përfitoi politikisht . Wolkeri u kthye në Amerikë , Albin u kthye në dhomën e burgut. Wolkeri pastaj u lidh me “ shkatërruesit e shtetit “ dhe nuk ishte në dashuri me Albinin.  Kur Albini u shndërrua në Cezar të Kosovës , Wolkeri iu ofrua duke e sulmuar Thaçin .   Vitin e kaluar Wolkerit ia ndanë një 80 mijëshe . Këtë vit , përveç se ishte në Reçak , Wolkeri u takua me KM Kurtin për një ngjarje të natyrës pesonale , private duke e njoftuar se pas dy javëve do të martohet . Sigurisht se i ka ftuar në dasmë KM Kurtin , Vojsa Osmanin presidente të Lutfi Hazirit  , Glok bin Sherifi , frekuentues në lagjen e dajave të mi , te Bajçinocët (  afër Lupçit të Epërm ku i kam dajat – Menxhiqë janë ) , Donika Katran Gërvallën dhe Zotëriun e Parë , Don Sadriazemin. Është ky gëzim kombëtar dhe shtetërorë prandaj nuk duhet të mungojnë aq më parë që kohë më parë u përballën me një mërzi të madhe që iu shkaktojë vuajtje dhe dhimbje të papërballushme  – rrahja e Sandulloviqit nga BIA serbe. E çuditshme është jeta , edhe hidhërime , edhe gëzime !

Liberalizimi i vizave dhe vetlavdërimi i mizave

Më në fund u liberalizuan vizat . Kjo nuk do të ndodhte po të mos ishin KM i Kosovës , Albin Kurti ,  Vojsa Osmani , Glok bin Sherifi , Donika Katran Shvarci dhe referentët e Ministrisë së Drejtësisë . Menjëherë filluan lëvizjet drejt vendeve ku nuk kërkohet viza. Shumë shkuan në Greqi , në Gjemani , Zvicër , Norvegji ( në gjini ) , Itali ( Vali Corleone )  dhe në shtetet tjera . Edhe unë lëviza , shkova në Prizren në takim me shokët e burgut , dikur edhe të idealit , bashkëmendimtarë dhe bashkëfajtorë për situatën e sotme. Ishin edhe shokët nga Maqedonia Tahiri , Bejta dhe Asllan Luani . Natë e mrekullueshme ku evokoheshin kujtimet nga koha e kaluar në kampet e Jugosllavisë , në frontet e luftës . Disa ishim si Albini , nuk flisnim fare për luftë , e përshkruanim vetëm nga distanca e sigurt . Është mëkat që këta që kaluan tmerret e llogoreve dhe kampeve të ish Jugosllavisë për to flasin vetëm në ndeja shokësh , këta të pushtetit të proveniencës jugosllave na konsiderojnë si të çmendur . Është e rëndë dhe e pafalshme që në emër të luftës sot flasin ata që e luftuan luftën kurse ata që e bënë luftën flasin vetëm në ndeja shokësh sikur që ishte në ndejën në Prizren me rastin e pensionimit të Baralecit , ish i burgosur politikë dhe luftar i UÇK-së . Është e mrekullueshme që edhe sot Bacën Adem Demaçi e kemi frymëzim në ndeja shokësh , kujtime nga e kaluara , të sotit sikur që edhe ardhmërinë e vulosim me Bacën. Ishim shokët e grupit “ Baca Adem Demaçi “.

Pata menduar të shkoj në Barcelonë , shkaku i Mesit . Tash Mesi më nuk është , Barcelona po i ngjanë politikës së Jahtme të Kosovës , kujt po i çohet po ne e n..lë. Ani edhe kliçka e Realit na dha 4 gola . Po , për të shkuar në Barcelonë tash kam një motiv më të fuqishëm , më fyrmëzues , më motivues , më atraktiv ; ta takojë Gani Jakupin , Ostap Benderin e Donika  Katraan Shvarcit . T’i përulem dhe t’i për ( ç )kulem për të gjitha ato që i ka bërë për Taxhikistanin . Pisa . Të poshtër . Mashtrues . Jam i painformuar krejtësisht . Vonë kuptova se Ganiu qenka me mision special atje , si agjent 069 dhe se mbi këtë shifër bashkëpunon ngushtë ( shumë ngushtë ) me agjentin tjetër po me këtë shifër 069 me emrin Elton Xhon. Tash jemi në rregull.

Të gjithë kundër Aliut , Aliu kundër askujt

Ali Ahmeti është udhëheqës i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut . Ishte i burgosur në kampet e Jugosllavisë , ushtar i të gjitha luftave çlirimtare që i bënë shqiptarën në ish Jugosllavi. Gjatë kohës së udhëheqjes së tij politike shqiptarët e Maqedonisë dolën nga terri duke e parë dritën , dolën nga fundi i pusit për t’u bërë faktor i pashmangshëm për zhvillimet politike në Maqedoni , gjithnjë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve . U identifikua me luftën çlirimtare të UÇK-së , UÇPMB-së dhe UKSH –sëdhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga lufta sikur që nuk hoqi dorë se BDI është parti e luftës . Gjatë bashkëpunimit me partitë maqedonase ishte veshur me gëzofin e dhelprës ndërsa vendimmarrjen e kishte të ujkut . Me shqiptarë ishte bashkëpunues sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën . Shqipërinë e konsideron si atdhe të gjithë shqiptarëve ndërsa Kosovën si vendlindje politike dhe ushtarake ku u edukua për lirinë , si vlerë kombëtare dhe universale. Të nevojshme dhe të domosdoshme , jo vetëm për mbijetesë por për një jetë më të mirë në mesin e popujve të mirë dhe të zhvilluar. Albin Kurti  ,  kohë më parë deshi t’ia fusë pykat në spicat e rrotës drejt ardhmërisë së shqiptarëve në përgjithësi dhe  atyre të Maqedonisë , në veçanti. Nga BDI u nda një grup karrieristësh që veten e emërtuan me një emërtim biblik apo folklorik : “ Grupi i Zjarrit “ . Pikërisht këtë grup , bashkë me kundraxhiun e Erdoganit , Bilall  ( edhe djali i Erdoganit quhet Bilall ) Kasamin , Albini deshi ta fuqizojë për detronizim të Ali Ahmetit në kohën kur për herë të parë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut do ta kenë ( për 100 ditë ) kryeministrin shqiptar , Talat Xhaferin , kryekuvendarin dhe ushtarin e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare . Kur kjo punë e bë e madhe , Albini e dërgoi një rrogëtar për ta takuar Ali Ahmetin  në përpjekje  të fitojë kohë , deri në ndërhyrjen e radhës . Së fundmi doli me qëndrim se VV-ë do të jetë shtylla e katërt e opozitës shqiptare kundër shqiptarëve në Maqedoni , përkatësisht që Bilall Kasami , Afrim Gashi , Izet Mexhiti dhe Albin Kurti , bashkë me islamistët në këtë shtet do të bëjnë përpjekje ta rrëzojnë Ali Ahmetin nga pushteti duke ia lënë trupin në Maqedoni kurse kokën në Stamboll , si dikur Ali Pashë Tepelenës. Në Kinë , në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez ishte në fuqi “ Banda e Katërshit “ të njohur për krime monstruoze . Në Shqipëri e kemi “ Katërshin e Albinit “ që bëri përpjekje ta rrëzojë nga pushteti Edvin Ramën . Keq morën në thua dhe iu thyen dhëmbët . Nuk morën vota as sa për së gjalli , ndjestë pastë Haxhi Merxha  i fitonte në Kosovë. Pak dëgjoheshin përveç se kur duhej t’i arsyetonin pagat lëshonin ndonjë pordhë ideologjike . Tash u ringjallën në luftën e Don Kishotit kundër Ali Ahmetit . E quajtën gjysh , babagjysh , katragjysh , pensionist etj . etj. Në përpjekje që ta dëmtojnë . Edhe Lao Zënë e quajnë gjysh , plak  të urtë por se sa të jetë historia e njerëzimit , ai do të mbetet njëra ndër shtyllat kryesore e kësaj historie . Nuk ka pushtet të përjetshëm por ka kujtim  dhe respekt të përjetshëm vetëm nëse keni lënë vepra të përjetshme për njerëzimin . Sigurisht se edhe Ali Ahmeti do të ikën nga kjo botë kur të jetë e shkruar . Mirëpo , në historinë e shqiptarëve kudo që jetojnë ka zënë vend prandaj këta xhonturqit e Albinit nuk mund ta zhvendosin në një histori tjetër  . Grupi i Zjarrit e ka të pamundur ta djeg Ali Ahmetin me barot të lagur të Albin Kurtit . Lehtësisht mund të përsëritet historia me Edi Ramën. Në fund të fundit Albin Kurtit më së paku që i duhet është përçarja e shqiptarëve në Maqedoni , asgjë nuk fiton prej këtij diversioni . Mjaftueshëm i ka përçarë shqiptarët në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës .

15 janar 2024 Prishtinë                         Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura