Strofc – Vushtrri, 09. 06. 2015 (Këto ditë, në përkujtim të 17-vjetorit të Betejës së Hamidisë, doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit ( i 30-ti me radhë) “JASHAR JASHARI- Komandant DURAKU”.) – (Bedri TAHIRI, JASHAR JASHARI- Komandant DURAKU, Meshari, Prishtinë, 2015) – Bedri Tahiri, tashmë është bërë i njohur si emër që ka bërë shumë në ndriçimin e historisë sonë në përgjithësi, e të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në veçanti. Këtë punë fisnike e të shenjtë, ai e ka filluar me librin monografik për komandantin legjendar të UÇK-së Adem Jasharin, duke vazhduar me botimin e shumë biografive të dëshmorëve dhe ngjarjeve historike të viteve 1998/99 dhe së fundi duke botuar edhe monografinë “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”.
Duke vlerësuar veprimtarinë botuese të deritanishme të prof. Bedri Tahirit, mu kujtuan mësimet në Shkollën Normale për Leonardo De Martinin, i cili për Jeronim De Radën kishte shkruar: Atë që e bëri Skënderbeu me shpatë, Ti e bëre me penë, o i madhi De Radë”. Edhe unë, ka kohë që kam bërë një krahasim në mes dy galicasve: Azem Galicës dhe Bedri Tahirit. Derisa Azem Galica, gjatë viteve 1912- 1924, me pushkë dhe me trimëri, u bë i njohur në Galicë, në Drenicë, në Kosovë, në Shqipëri dhe në të gjitha viset e banuara me shqiptarë, Bedri Tahiri u bë i njohur me penën e tij, duke botuar mbi 30 vepra, kryesisht me tematkë historike atdhetare.

Monografinë “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, autori Bedri Tahiri, e fillon me një historik të shkurtër për Vushtrrinë e lashtë, për Artakollin dhe për Strofcin. Pastaj, ai vazhdon me përshkrimin e rrënjëve të familjes së dëshmorit, Jashar Jashari, me veprimtarinë e tij atdhetare, organizative e luftarake, duke filluar që nga fëmijëria e tij e hershme e deri me aktin heroik përfundimtar, rënien në Altarin e lirisë.
Autori thotë se te Jashar Jashari vërejta dashurinë ndaj vendlindjes, ndaj shkollës shqipe, ndaj atdheut dhe ndaj popullit, e cila u shndërrua në ideal të pashuar jetësor. Jashari ishte strateg i madh, trim, organizator i dalluar, por, mbi të gjitha edhe humanist e zemërmirë. Strategjia e tij ushtarake u pa me rastin e marrjes së vendimeve, qysh në fillimin e luftës. Ai urdhëroi që të shkatërroheshin bunkerët e ndërtuar qysh moti nga ushtria jugosllave, në Zabel të Saraçit, rregullimin e rrugëve në malet e Qyqavicës, që lidhin fshatrat e Artakollit me ato të Drenicës, armatosjen e ushtrisë me armatim të nevojshëm dhe caktimin e pikave të luftës.
Trimëria e tij u pa në shumë beteja, por, ajo në betejën e lavdishme të Hamidisë, ku fitorja e Ushtrisë Çlirimtare, nën komandën e tij, kundër forcave policore serbe, e benë më të veçantë, e bënë hero të përmasave biblike. Beteja e Hamidisë, beteja e parë frontale në mes UÇK-së dhe forcave serbe në ZOSH, ka mbetur faqja më e ndritur e luftës sonë çlirimtare.
Autori, më fakte dhe argumente, me një mjeshtri të rrallë artistike e rrëfimtare, ia ka dalë të shndrisë gjerësisht figurën e Jashar Jasharit, idealet e tij, luftën humane e veprën heroike, politikën kombëtare e patriotike të tij dhe të bashkëluftëtarëve sypatrembur.
Burimet autentike, të mbështetura në të dhëna arkivore, historiografike e në rrëfime të bashkëluftëtarëve dhe të mësueseve të tij, të radhitura e të shtjelluara në një strukturë të veçantë e me një stil të rrjedhshëm, e bëjnë monografinë të gjallë dhe tërheqëse për lexuesit e të gjitha moshave e niveleve.
Një kaptinë të veçantë dhe shumë me vlerë e përbëjnë edhe shkrimet e të tjerëve, kushtuar kryepersonazhit të monografisë- Jashar Jasharit, të cilat autori i ka gjurmuar nëpër revista e gazeta dhe i ka vënë në vendin e duhur. Pastaj vijnë këngët dhe krijimet poetike për dëshmorin dhe një fotoalbum i pasur ilustrues që e begatojnë librin.
Për më tepër, libri monografik “Jashar Jashari- Komandant DURAKU”, është një kontribut i rëndësishëm për historiografinë tonë, e cila ka nevojë për studime të tilla të figurave të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.
Ferrero Rocher 200g
Ferrero Rocher 375g
Ferrero Rocher T-16 200g
Kinder bueno 39g
Kinder Joy 20g
We give you Quality Top Brands!
We can’t wait to meet your requirements. Get to know the FMCG offers and become our business partner!
https://medshopinc.co/product/buy-nembutal-powder-online/
https://konteneryhand-bud.com/product/neu-lagercontainer-5ft/
https://cocaineincshop.com/product/order-peruvian-cocaine-online/