HALIL SELIMI: HASHIM, U KRY!

Prishtinë, 22. 04. 2013 – Një konflikt shekullor u përmbyll. Aspirata e luftës për liri përfundoi, paqësisht. Paqja fitoi mbi armiqësitë. Marrëveshja u vulos me firmë. Të bësh historinë, është përjetësim i fitores dhe krenarisë, për të gjithë. Të shkruash historinë, është vlerësim i lavdisë dhe i të kaluarës, denjësisht. Të firmosësh historinë është përgjegjësi për të kaluarën dhe të ardhmen që vuloset tani dhe vlerësimi i takon vetëm atyre që vijnë! Tani, që Serbia ka pranuar humbjen e Kosovës, përfundimisht, ani se nuk ka pranuar edhe njohjen e saj, ja vlenë të gëzojmë këtë humbje të Serbisë. Biles, edhe ta festojmë si kapërcim të armiqësisë.
Por, të lutemi e ta mbrojmë, që, edhe Kosova Kosovën mos ta humbas a tjetërsojë!
Ani se, ngutshëm, Ademit, ia patëm thënë:
Bacë, u kry!
Tani u përmbyll kapitulli i luftës për liri. E përjetshme mbetet vetëm Epoka, që filloi me emrin e të parit gjysëmlegjendë e gjysmënjeri – Ademit të flijuar në shenjtëri. Por, kapitulli çlirimtar që përvijon emrin e HashimThaçit, në krye të aspiratës për liri, përfundoi sot, paqësisht dhe me firmën e tij.

– Hashim, u kry! – 

Tri momentet më të rëndësishme të këtij kapitulli, tani kanë marrë vulën e quajtur Hashim:
– Konferenca e Rambujesë, e cila ndërkombatrizoi luftën tonë të drejtë dhe garantoi fitoren mbi Serbinë;
– Deklarata e Pavarsisë, që ndërtoi bazën kushtetuese të shtetësisë për Kosovën e lirë dhe
– Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila përmbyll përfundimisht kapitullin e armiqësisë.
Me vulosjen e paqes, duke firmosur marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përfundon kapitulli i një konflikti dhe armiqësisë shqiptaro-serbe, për të hapur perspektivën e një kapitulli të ri. Kapitullit të paqes, demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.
Paqja është fitore! E bukur dhe delikate, njëkohësisht! Vështirë se e përballon ndërtimin e saj nga aktorët e një kapitulli që është përmbyll si konflikt. Është tepër e brishtë për ta përballuar udhëheqjen e saj heroikisht! Aktorët e përmbylljes së luftës meritojnë çmimin e paqes, në përfundim të misionit, shenjtërisht paqësor dhe jo edhe të ndërtojnë paqen, si udhëheqës triumfalistë.
Prandaj, e rithem, në kontekst të ri, dhe vlenë më shumë se çdo here deri më tani, sintagma:
Hashim, u kry!
Jo edhe për ne, aq sa për Ty!
Në kërkim të barazisë, ngelëm përjetësisht…
Ne, shqipet e mëse gjysmës së Shqipërisë!

========================

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

LEXONI ME KUJDES:
TEKSTI I MARRËVESHJES THAҪI – DAҪIQ, PIKË PËR PIKË SI PLATFORMA E SERBISË
https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=1509

……………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura