Nga arkivi i Facebookut, më 15.02.2017
HASHIM THAҪI THEMELON “KOMISIONIN PËR TË VËRTETËN DHE PAJTIMIN SHQIPTARO – SERB”, NDËRSA E HARRON PADINË E TIJ PËR “GJENOCIDIN SERB NË KOSOVË”!
Nga Sheradin Berisha
Më 13 shkurt 2017, Hashim Thaçi në një takim konsultativ, ku ishin të pranishëm bartësit e institucioneve shtetërore, kori diplomatik, klerikë fetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, prezentoi nismën për themelimin e një “Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin”.
Me këtë rast Hashim Thaçi, ndër të tjera ka thënë se nisma për një komision të tillë mund të jetë vonuar, porse Kosova është e para në Ballkan që bën diçka të tillë dhe se Kosova nuk mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i së kaluarës!
Ndërkaq në rrjetin social facebook për këtë nismë ka shkruar:
“Sot i nisëm konsultimet për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, mbi të cilin do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjarëve të të pagjeturve, të cilët janë bërë bashkë në dhimbje dhe e kanë njohur njëri-tjetrin përmes dhimbjeve të tyre. Duke respektuar dinjitetin dhe integritetin e secilit edhe ne po mundohemi të krijojmë një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm të hapur në mes komuniteteve në Kosovë për të kaluarën e dhimbshme dhe një bazë të shëndoshë të pajtimit. Besimi i ndërsjellë duhet fituar, jo duke mohuar, por duke marrë përgjegjësi. Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin do të jetë një shanse e dytë për një fillim të ri. Dhe të kujtojmë të kaluarën e dhimbshme është një pjesë e rëndësishme e fillimit të ri. HTH”
***
Kundërshtimin e parë ndaj kësaj nisme e kanë bërë pikërisht familjarët e të pagjeturve shqiptarë, ndërsa Hashim Thaçi gënjen duke thënë se “Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjarëve të të pagjeturve…”.
Por, Hashimi nuk është hera parë që po gënjen!
Në fillim të vitit 2015 ai për një agjenci turke pati deklaruar se, “Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99…etj” dhe këtë gjë e ka përsëritur disa herë, por padinë s’e bëri kurrë! Në dhjetor 2010 kur Dick Marty’t, bëri publike një raport lidhur me krimet e supozuara nga UҪK’ja, Hashimi gjithashtu pati deklaruar se do të ngre padi kundër tij për shpifje etj.,, por edhe një padi e tillë s’është ngritur asnjëherë! Pra, Hashimi ka gënjyer vazhdimisht në këtë drejtim.
***
Në shkurt të vitit 2015 lidhur me këto gënjeshtra, kam bërë një shkrim me titull:
“PADIA E HASHIM THAҪIT PËR ‘GJENOCID KUNDËR SERBISË’ – ËSHTË NJË GËNJESHTËR E RADHËS!!!
Ju ftojë ta lexoni në vijim:
Pashtriku.org, 24. 02. 2015 – (Nuk është hera parë që gënjen Hashim Thaçi!) -“Kosova do të ngre një padi ndaj Serbisë, për të paguar dëmet e krijuara gjatë luftës në periudhën 1998-99… Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ne kemi fakte, dëshmitarë dhe për këtë është në dijeni e gjithë bota”, – kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi – në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve “Anadolu”. Edhe në dhjetor të vitit 2010 kur u bë publike Raporti i Dick Marty’t, lidhur me krimet e supozuara nga UҪK’ja, pa humbur kohë Hashim Thaçi (atëkohë Kryeministër i Kosovës) kishte paralajmëruar se do të ngre padi kundër senatorit zviceran, Dick Marty (për shpifje etj), por për çudi kjo padi s’u ngritë kurrë! Hashimi gënjeu! Prandaj edhe kjo padi e paralajmëruar për GJENOCID …kundër Serbisë është një gënjeshtër e radhës!
***
Të nderuar lexues,
Që nga viti 2007 kam shkruar shumë herë për krimet e kryera nga Serbia (gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999), dhe gjithmonë kam kërkuar nga Qeveria e Kosovës, dhe institucionet tjera të sigurisë që të ngritet një Padie penale, kundër Serbisë si shtet, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë, por asnjëherë deri më sot, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Hashim Thaçi (nga fundviti 2007 e deri në qershor 2014), por as edhe kjo qeveri aktuale e drejtuar nga Isa Muastafa, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim!!!
===========
Në vijim ju sjellë disa publikime të shkruar nga dhjetori i vitit 2007… lidhur me Krimet e bëra nga Serbia në Kosovë – gjatë dy viteve të luftës (1998 – 1999)!
BARBARËT E “MESJETËS“ TË FUNDSHEKULLIT XX!
DËSHMI RRËNQETHËSE: AKTE MIZORE TË KRYERA NGA BARBARËT SERB!
(Përgatiti: Sheradin Berisha, 23. XII. 2007)
PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!
Lexoni më gjerësisht:
http://pashtriku.beepworld.de/barbaretfoto.htm
***
Në vijim lexoni shkrimin tjetër:
Hallkat e zinxhirit komandues të strukturave kriminale serbe gjatë luftës në Kosovë (1998-1999)
CILAT ISHIN HALLKAT E ZINXHIRIT KOMANDUES TË STRUKTURAVE MILITARE DHE PARAMILITARE SERBE GJATË LUFTËS NË KOSOVË?!
&
KUSH E PROJEKTOI PLANIN E OPERACIONIT “PATKOI” DHE SA FORCA MILITARE DHE PARAMILITARE SERBE MORËN PJESË NË REALIZIMIN E KËTIJ OPERACIONIN SHFAROSËS PËR SHQIPTARËT?!
Shkruan: Sheradin BERISHA
Lexoni më gjerësisht:
http://pashtriku.beepworld.de/varrmihesitekosove.htm
***
Lexoni edhe një shkrim:
Barbarët e fundshekullit XX!
PSE QEVERIA NUK NGRE PADI KUNDËR SERBISË PËR GJENOCIDIN E KRYER NË KOSOVË?!
Shkruan: Sheradin BERISHA
Lexoni më gjerësisht:
http://pashtriku.beepworld.de/barbaret.htm
***
Edhe një tjetër…:
Krimet e luftës në Kosovë 1998 – 1999
KRIMET E PANDËSHKUARA NË KOSOVË!
Shkruan: Sheradin Berisha
ASKUSH S’I NDJEK KRIMINELËT!
Pas përfundimit të luftës, kur popullata e shpërngulur kthehet në Kosovë, ka gjetur dokumente ushtarake e madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë militarët e paramilitarët serbë në aksione, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri. Edhe pse emrat e kriminelëve që kryen mijëra masakra, janë identifikuar nga njerëzit që mbijetuan krimin, deri më sot askush nga përgjegjësit e sigurisë në Kosovë, as policia apo prokuroria e EULEX’it, as policia e Kosovës apo prokuroria vendore, por as institucionet tjera ndërkombëtares dhe as ato vendore (Qeveria, presidenca, Kuvendi apo shoqëria civile), nuk kanë treguar as më të voglin interesim, për t´i ndjekur e arrestuar këtë mori kriminelësh. Ndërkohë që EULEX’i po i ndjek e arreston luftëtarët e lirisë, të cilët me armë në dorë e mbrojtën popullatën nga gjenocidi dhe etnocidi serbë! Kur kihen parasysh të gjitha këto fakte dhe mijëra të tjera si këto, natyrshëm bëhen përgjegjës, gjithë lidershipi politikë e institucional i Kosovës, për neglizhencën totale rreth ngritjes së një Padie penale, kundër shtetit serbë, për gjenocidin dhe etnocidin e kryer në Kosovë.
***
Lexoni më gjerësisht:
http://pashtriku.beepworld.de/krimet_kosove_9899.htm
***
SHERADIN BERISHA: PADIA E HASHIM THAҪIT PËR ‘GJENOCID KUNDËR SERBISË’ – ËSHTË NJË GËNJESHTËR E RADHËS!!!
______________
DR.JAKUP KRASNIQI: REAGIM NDAJ TË PAVËRTETAVE TË HASHIM THAÇIT!
______________
SHPËRFYTYRIMI I REPUBLIKËS