Hazir Mehmeti: Lamtumirë mike e respektuar Dr. Mirela Shira!

Vjenë, 17 tetor 2020: MMag. Dr. Mirela Shira ndahet nga jeta në moshë të re
Pak ditë më parë në Vjenë u shua edhe një yll nga qielli i veprimtarëve shqiptarë në kryeqytetin e lashtë. Në moshë të re u nda nga jeta Dr. Mirela Shira. Një humbje e madhe për shqiptarët në Austri e më gjerë, për shkencën e kulturën shqiptare në mërgatë. Sëmundja e rëndë dhe e gjatë u tregua e pa mëshirshme. Dr. Mirela studimet e larta i mbaroi në Austri dhe ishte mburrje e jona prej një intelektualeje aq e kompletuar me virtyte njerëzore e kombëtare. E njohur tema e saj: “Shqipëria mes diktaturës dhe integrimit evropian” e vlerësuar lartë nga komisioni, “Women migrants in Western Europe” (Gratë migrante në Evropën Përendimore” e studime tjera që mbeten në pasurimin e arkivave dhe bibliotekave gjithë kontinentit. Ishte njohëse e shkëlqyer e disa gjuhëve botërore krahas gjuhës shqipe.

Dr. Mirela Shira u tregua e afërt dhe e dashur për të gjithë ata që njohën, ata me të cilët punoi në veprimtarinë me interes kulturor e kombëtar në Vjenë e Austri në përgjithësi. Mes tjerash ishte drejtuese e shkathtë e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, ku u dallua me forcën e saj në afrimin e bashkëatdhetarëve tanë në aktivitete kulturore në Vjenën e lashtë të kulturës evropiane. Ajo vet ishte një shkëndijë më shumë në imazhin tonë në një vend siç ishte Austria ku çmohen vlerat kreative dhe intelektuale.
Në mesin e mërgimtarëve ishin të njohur së bashku me të shoqin e saj Ajet Shira, si familje shembullore intelektuale. Prindër të fëmijëve shembullor në mësime e sjellje në shkollë e shoqëri. Pata fatin t’i njoh edhe si prindër të nxënësve të mi, Floriani, Enea dhe Eranda në shkollën ku mbaja mësimin e gjuhës shqipe. Ishin të vlerësuar shumë nga personeli arsimor i shkollës si shembulli më i mirë i bashkëpunimit në ndihmë për mbarëvajtjen e mësimit. Sot para më vijnë fytyrat e tyre ashtu me lot. Sot, do doja te jem me ta, me dhembjen e tyre të madhe.

Dr.Mirela, nuk mjaftohej vetëm me punën e saj profesionale, jo, duhej më shumë edhe për bashkë mërgimtarët në lehtësimin e mallit për Mëmëdheun. Këtu ajo ishte shembull në realizimin e shumë projekteve kulturore, mes tyre para një dekade, ardhjen e Dr.Aref Matheu (Shkencëtarit shqiptar Arif Mati nga Parisi, Francë), për të ligjëruar në Vjenë me temën e tij të njohur mbi pellazgët, ilirët, shqiptarët. Që atëherë u dallua me qëndrimin e saj prej intelektuale të përgatitur shkëlqyeshëm. Ishte frymëzim i studenteve shqiptare auditorëve në Universitetin e Vjenës e më gjerë. Shembull i një gruaja shqiptare moderne intelektuale e përgatitur profesionalisht dhe e edukuar.
Shoqatat shqiptare në Austri e kanë të pa harruar ndihmën e saj, veprën e saj e dalë nga edukata me brumin kombëtar. Edhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Mosiu” pati fat të bashkëpunon me Dr. Mirla Shirën si drejtuese e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri dhe kurrë nuk do harron emrin e saj, zërin e saj këshillëdhënës në rrethin e saj. Përjetë mirënjohje Dr. Mirela Shirës! Ajo do jeton kujtimeve tona bashkë me veprën e saj. Fëmijët e saj shembullor, do jenë krenarë gjithmonë për nënën e tyre. Ata me përpikëri do përmbushin porositë e saj. Porosi jete me gjithë sfidat e saj. Mirënjohje për jetë veprës suaj Dr.Mirela Shira! Prehu e qetë në dheun e tokës mëmë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura