ILIR KONUSHEVCI – HERO I SPIKATUR I KOSOVËS!

Pashtriku.org, 08. 05. 2015 – (Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes) – Nesër (më 9 maj) mbushen 17 vite, që kur kriminelët mercenarë na e vranë Famëmadhin tonë Ilir Konushevci, i afirmuar me pseudonimin MËRGIMI. Për herë të parë pata nderin ta takoj në fund të muajit shkurt 1998 në Tiranë. Qysh në njohje të parë krijova një simpati e respekt mrekullues, meqë ishte nga ata njerëz që gjithherë rrezatojnë energji pozitive, optimizëm, mirësjellje qytetare. Ai me bashkëveprimtarët e tij “Demën”, “Dilaverin” dhe të tjerë, kishin ngritur rrjetin më të fuqishëm të futjes fshehurazi të armatimit nga Shqipëria në Kosovë dhe atë qysh në vitin 1997.
Në ndërkohë mora vesh se atë e kishte “deleguar” Zona Operative e Lllapit në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së, në vendin e mbetur bosh pas vrasjes së Zahir Pajazitit. Por, në kohën kur unë e njoha, ai Shtab ishte zhbërë nga vrasjet dhe burgosjet e vitit 1997. Tashmë vetëm komplotistët Xhavit Haliti dhe Azem Syla simulonin një si “shtab” fiktiv…

Pas Epopesë së Jasharëve, Kryesia e Lëvizjes (LPK’së) u shndërrua në Shtab provizor të UÇK-së, për të ndihmuar që ai shpejt të kompletohej që t’i delte zot komandimit të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, e cila tashmë ishte bërë Famëmadhe. Edhe ai Shtab provizor e konfirmoi Ilir Konushevcin si anëtarin bërthamë të Shtabit të përgjithshëm në konsolidim dhe si Komandant të logjistikës së UÇK-së në Shqipëri.
Komandant Mërgimi u bë edhe koordinator praktik i ushtarakëve, që vinin nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Perëndimi. Të gjithë e çmonin dhe e respektonin Komandant Mërgimin!
Migjithatë “komandantët” Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me marionetat e tyre, nuk e donin Komandant Mërgimin si Shef të logjistikës së UÇK-së në Shqipëri, ata përpiqeshin ta diskreditonin, izolonin dhe sabotonin. Por pa sukses, meqë Ai kishte me vete bashkëluftëtarë të sprovuar! Ai kishte talent dhe karizëm të hapte rrugë, të imponohej!
Personalisht Komandant Mërgimin e kanë kërcënuar vet komplotistët Haliti dhe Syla! Armiqve të UÇK-së nuk iu mbeti rrugë tjetër e sfidimit të tij, pos ta likuidonin fizikisht. Këtë e bënë duke angazhuar vrasës mercenarë, të cilët Komandant Mërgimit i zunë pritën në Qafë të Malit, gjatë transportit të armëve për në Tropojë… (bashkë me Dr.Hazir Malaj 1941 – 1998)
Ishte humbje vërtet e madhe për UÇK-në!

Dr.Hazir Malaj (1941 – 1998)

***
Fatkeqësisht vetë kryeministri Nano, vëllai siamez i Berishës, urdhëroi që të ndërpriten hetimet për vrasjen e Famëmadhit Ilir Konushevci…
Uroj që Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ti rinis hetimet, për të zbuluar kush duhet të ketë paguar vrasësit.
Unë vazhdoj të dyshoj, – bazuar në keqsjelljet dhe kërcënimet e deriatëditshme, – se vrasja e Iliri Konushevcit është paguar nga komplotistët Azem Syla dhe Xhavit Haliti.
***
Për të nderuar Heroin Ilir Konushevci, në patronat të Kryeministrit të Kosovës, më 9 janar, ora 12.00, në Tiranë, organizohet Akademi dhe homazh të Varri.
– I përjetshëm qoftë kujtimi për Heroin Ilir Konushevci!
– Lavdi të gjithë heronjve e dëshmorëve kombëtar!

(E kujton Ibrahim Kelmendi)

…………………………………………………….. 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura