KFHDK: URGJENTISHT T’U NJIHET STATUSI – DËSHMOR I KOMBIT – EDHE DËSHMORËVE TË RËNË PARA LUFTËS ҪLIRIMTARE

Prishtinë, 18. 09. 2015: Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK) i indinjuar ndaj Komisionit Qeveritar për Verifikim kërkon: Urgjentisht t’u njihet statusi edhe dëshmorëve të rënë para luftës çlirimtare!
Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK) për të satën herë me radhë reagon ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat po e neglizhojnë në mënyrë absurde dhe paradoksale çështjen e heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme para luftës çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Është e pakuptimtë, e pashpjegueshme dhe tejet e papranueshme përse Komisioni Qeveritar për Verifikim i Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të jetë indiferent ndaj plejadës së veprimtarëve atdhetarë shqiptarë të cilët në kohërat më të vështira dhanë jetën e tyre, duke rënë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në forma të ndryshme të rezistencës kundër forcave pushtuese serbo-jugosllave.

KFHDK me këtë rast, duke shprehur indinjatë ndaj Komisionit Qeveritar për Verifikim për anashkalimin e të rënëve të para luftës çlirimtare, kërkon që: urgjentisht t’u njihet statusi dëshmor i kombit edhe atyre pishtarëve të lirisë e të pavarësisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën, gjakun dhe jetën e tyre.
KFHDK seriozisht po e shqyrton mundësinë e aksioneve protestuese ndaj Komisionit Qeveritar për Verifikim deri në përmbushjen e kërkesave, që do të thotë derisa të shpallen zyrtarisht me ligj dëshmorë të kombit edhe të rënët para luftës çlirimtare.

Behram Krasniqi, anëtar i KFHDK-ës.
Kontakti me Behram Krasniqin – [email protected].
Prishtinë, 18. 09. 2015 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura