KIMETE BERISHA: ALKATRAZI I HAJREDIN KUҪIT!

Prishtinë, 05. 10. 2013 – I burgosuri i parruar i Dubravës, i dënuar me 27 vite burg për vrasjen e policëve Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj (ne aksin rrugor Pejë-Deçan), Bedri Krasniqi, me mjekër dhe me flokë ngjyrë portokalli, veshur kuq e zi, me këmishë të bardhë si bora, kravatë të kuqe si gjaku, me sako e pantallona të zi, këpucë të lustruara dha një intervistë të gjatë, që opinionit po i servohet kafshatë për kafshatë, ngapak- ngapak, dhe me ceremoni luksoze, si kaviari.
Bedri Krasniqi, u dënua për vraxsjen e policëve, mirëpo kurrë nuk u kuptua se kush ishin ata që e angazhuan të vras me porosi.
Pas arratisjes nga burgu i Dubravës më 2008 dhe kthimit të tij në burg, Bedriu u duk të jetë në paqe me mendimet dhe me veprimet e veta, sepse intervistën e tij e fillon duke buzëqeshur.
Unë nuk e kam ditur që nëpër burgje lejohet mjekra dhe garderoba solemne.
Bedri Krasniqi në intervistën e tij akuzon policët e Kosovës (shqiptarët gjithsesi) se janë pjesëtarë të UDB-së dhe janë vrasës me duar të përgjakura.

Intervista e tij dhënë gazetarit M.Zeka, e censuruar nga RTK, lë për t’u kuptuar se Bedriu po shfrytëzohet si afrodiziak nga ndonjë bos i madh i Kosovës; lë të kuptohet se me intervistën e tij dikush nga bosat e Kosovës po shantazhohet keq.
Edhe raportet e DASH tregojnë se në Institucionet e Kosovës ka zyrtarë të lartë, që janë bashkëpunëtor të krimit të organizuar.
Mirëpo, mënyra se si prezantohet tregimi i të dënuarit për vrasje, Bedri Krasniqit, është kërcënuese dhe e frikshme.
Ku është Hajredin Kuçi?
Kush ja dha lejen vrasësit Bedri Krasniqi që të jep intervista?
Pse i dënuari për vrasje (para kamerës), u duk elegant si manikin i Hugo Boss-it, e nuk u duk ashtu siç duhet të duken kriminelët e burgosur?
Ku e ka lënë uniformën e portokalltë, Bedri Krasniqi?
A fle ai në burgun e Dubravës ?
Kush e ruan Bedri Krasniqin, cila polici, meqenëse për gardianët e burgut ai hyn e del sa here që ka për të dhënë intervista?
Në mandatin e tij, Ministri i Drejtësisë, ia doli që Dubravën ta bëjë Hotel për kriminelët, ndërsa në kuadër të Hotel Dubravës ta krijoj një repart të sëmurësh mendor, që sipas nevojave të klanit mafioz, prezantohen si të sëmurë psikik.
Burgu i Dubravës e ka pavijonin e të çmendurve (si te Veronika vendos të vdes), ku secili personazh i burgosur e prezanton veten si Napoleoni, si Mesiah, si Skenderbe, si Al Capone, si Rambo.
Në kohën kur zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë të lejuar nga politika (pa marrë leje paraprakisht), që të japin intervista për punën profesionale që e kryejnë, të burgosurit e Hotel Dubravës japin intervista sa herë që të duan.
Në kohën kur Institucionet e Kosovës kanë filluar të barrikadohen, dhe të shndërrohen në burgje, ku monitorohet secila lëvizje e nëpunësve, edhe në WC; në kohën kur zyrtarët e ministrive dhe Institucioneve përgjohen sikur të ishin zyrtarë të Pentagon-it;
në kohën kur AKI dhe SHIK-u punësojnë agjentët e tyre nëpër të gjitha Institucionet, burgu i Dubravës bëhet pushimore e kriminelëve të burgosur, të cilët shfrytëzohen nga rivalët politik për të shantazhuar njëri-tjetrin.
Kë po e shantazhon Bedri Krasniqi?
Kush qëndron prapa Bedri Krasniqit?
Edhe burgu i Dubravës po shfrytëzohet politikisht, edhe të burgosurit për krime të rënd po shfrytëzohen politikisht, prandaj në çastin që të burgosurit me apo pa mjekra dalin dhe me kompetencë flasin për kriminelët që janë strehuar nëpër institucionet e Kosovës (deri më tani, pa përmendur emra konret), unë e konsideroj Dubravën një park nacional i të burgosurve, një ish-burg, Alkatraz i ditëve të sotit, që u mbyll në kohën e “Depresionit të madh”.

……………………………

FLET “PA RROTLLA” BEDRI KRASNIQI!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura