“KRIZA” E BANKIERËVE NË GREQI!

Pa rrotlla! Si shkaktohen krizat financiare?

“KRIZA” E BANKIERËVE NË GREQI!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 28 Prill 2018

(“Më jepni të drejtë t’i shtypi paratë e një shteti, e pastaj nuk më intereson se kush i harton ligjet e tij” – Mayer Amschel Bauer Rothschild, 1773 – 1855).

***

Ish kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, (një nga firmëtarët e apelit ndaj autoriteteve europiane për më shumë fleksibilitet ndaj borxheve të Greqisë dhe masave shtrënguese), në një intervistë për “RAI News24” në korrik 2015 – ka shpjeguar qartë se si janë përdorur 250 miliardët që Bashkimi Europan i ka huazuar Greqisë.

Massimo D’Alema me këtë rast deklaron: “Ne i kemi dhënë Greqisë 250 miliardë euro, por jo për pensionet e qytetarëve grekë, por për të paguar interesat e bankave gjermane, franceze dhe pjesërisht italiane. 220 miliardë nga 250 që ishin ndihma iu shkuan drejt bankave gjermane, franceze dhe italiane, pra ishin interesa për huadhënësit (kreditorët). Kështu që në të vërtetë kur thuhet ne paguajmë pensionet e grekëve…Jo ne paguajmë bankat gjermane, kjo është e vërteta. Është një rreth, këto para qarkullojnë në formë rrethi, dhe grekët nuk ia ndjejnë as erën.”

***

Shikoni një pjesë të intervistës:

D’Alema: Ndihmat në Greqi kanë shkuar për bankat gjermane e franceze!

***

Duke argumentuar mekanizmin e fitimit të bankave gjermane…, ish -kryeministrit D’Alema mëtutje thotë: “Bankat gjermane mbledhin para nga kursimet e qytetarëve gjermanë dhe blejnë titujt e Greqisë. Greqia paguan 15% taksa mbi interesin që është një vend me rrezik, dhe kështu bankat gjermane fitojnë një mal me para. Nga një vend i varfër si Greqia burime të mëdha transferohen në një vend të pasur si Gjermania nëpërmjet diferencës së taksës së interesit. Kështu vendi i varfër varfërohet gjithnjë e më shumë, ndërsa vendi i pasur avansohet gjithnjë e më shumë”.

Sipas D’Alemës mekanizmi i masave shtrënguese ka falimentuar dhe se tashmë Europa duhet të ketë një tjetër qasje ndaj Greqisë me investime.

***

Kundërshtimi i “mekanizmit të masave shtrënguese” nga kreditorët ndërkombëtarë, solli në pushtet koalicionin e majtë SYRIZA!

Dihet mirëfilli se zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 25 janar 2015 në Greqi, koalicioni i majtë SYRIZA i udhëhequr nga Aleksis Cipras, fitoi bindshëm ndaj “Demokracisë së Re” të Antonis Samaras’it, në saje të premtimit që i dha popullit grek se do ta kundërshtoi realizimin e “Programit (të ashtuquajtur) të shpëtimit” që kishte aprovuar qeveria e mëparshme në krye me Antonis Samaras. Pikërisht kundrejt këtij “mekanizmi të masave shtrënguese” që kishin imponuar kreditorët: Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Por ngjarjet që u zhvilluan gjatë gjashtë muajve (nga mbajtja e zgjedhje janar – korrik 2015), kanë treguar se kryeministri Aleksis Cipras, ka rënë në pozita të njejta të ish kryeminstrit Samaras, duke i pranuar të gjitha detyrimet dhe “masat shtrënguese” që ndërmorën kreditorët&bankierët ndërkombëtarë, edhe përkundër JO’s së thënë me referendum – më 5 korrik 2015!

Kush janë kreditorët ndërkombëtarë?!

Kreditorët ndërkombëtarë janë banikerët privat (jo shtetëror) që menaxhojnë tërë sistemin e parasë, përmes Bankës Botërore (BB), Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), Bankës Qendrore Europiane (BQE) etj., dhe si të tillë kanë nën kontroll gjithë sistemin ekonomik të shteteve në Botë.

Jo rastësisht Babai i dinastisë Rothschild, Mayer Amschel Bauer Rothschild (1773 – 1855) ka thënë: “Më jepni të drejtë t’i shtypi paratë e një shteti, e pastaj nuk më intereson se kush i harton ligjet e tij”.

Në rastin konkret, Gjermania, Franca dhe Italia si 3 shtyllat kryesore të Bashkimit Europian, në raport me Greqinë nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse i realizojnë interesat e kreditorëve, bankierëve privat!

Prandaj kjo “krizë” e krijuar sot në Greqi, nesër mund t’i ndodh çdo shteti në Botë, pikërisht për faktin sepse paranë e shtypin bankierët privat, e jo Shteti!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura