KU ËSHTË KOMUNITETI MJEKËSOR…?!

KU ËSHTË KOMUNITETI MJEKËSOR…?!

Nga Dr.Gëzim Xhepa, Tiranë 13 shtator 2021

Ku është komuniteti mjekësor…?!!! Personave që kanë kaluar në mënyrë natyrale covidin dhe shfaqin anticorpe në 56 fishin e normës, u kërkohet në emër të vendimeve qeveritare të aplikojnë vaksinën…!!!

Kush mban përgjegjësi për reaksionet e fuqishme autoimunitare…, me risqe të larta të fibrozës agresive pulmonare…?!!!

Kjo është pyetje edhe për suportin profesional mjekësor të komitetit të ekspertëve dhe specialistëve të ISHP…!!!

Pas dy vjetëve që në plan global për pandehmën Covid 19 ka folur politika…, ka ardhur koha të flasin specialistët…!!! Argument nuk është ka folur OBSH kaotike, kështu vepron Amerika, Franca, Italia, apo Gjermania, etj., kështu thotë Biden, Macron, Merkel, apo Fauci, etj., por argumentet janë fiziopatologjike…!!!

Mund të sqarojë njeri epideminë aktuale izraelite në vendin me përqindjen më të lartë të vaksinimit në popullatë…, përqindje që kapërcen imunitetin e tufës…?!!!

Kur vaksinimi nuk ndërpret zinxhirin e transmetimit, kush i jep të drejtën e aplikimit të detyrueshëm të saj nga politika globale…!!!

Çfarë studimi ka bërë OBSH për efekshmërinë e maskave në frenimin e infektimit…, që na detyrojnë femijët të mbajnë maskë…, dhe të riciklojnë brenda saj smogun toksik të metropoleve…?!!!

***

Përmasat e ligjit global antikushtetues të vaksinimit të detyruar…!!!

Izraeli…!!! Ndjehet i pambrojtur dhe ndaj dozës së tretë me pfizer dhe rekomandon dozën e katërt…, duke luftuar me të njëjtën armë të dështuar armikun e pandehmës covid…!!!

I kërkoj mendim kolegëve që rekomandojnë aplikimin e një teknologjie gjenetike të dështuar dhe zbritjen e moshës së vaksinimit në mosha fraxhile ndaj teknologjive gjenetike…!!!

Të nderuar kolegë,

pse argumentoni zbutjen e klinikës së sëmundjes me vaksinimin dhe jo me mutacionin e virusit, që dihet që është akt konformist dhe zbutës, me anë të të cilit virusi mbron ekzistencën e tij…!!!

Të shkelësh mbi parimet mjekësore klasike të pakundërshtueshme duke u sugjestionuar nga politika…, do të thotë të jesh ose i paaftë, ose servil, ose dashakeqës….!!!

Të nderuar kolegë,

hiqni syzet e miopisë dhe shihni realisht përmasat e ligjit global antikushtetues të vaksinimit të detyruar…!!!

______________

#JoVaksinim #MeDetyrim!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura