KUJDES NGA GËNJESHTRA!

Gëzuar vitin 2026 🫶

KUJDES NGA GËNJESHTRA!

Nga Sheradin Berisha

Nuk thuhet kot, gënjeshtra i ka “këmbët e shkurtra” dhe “hundën e gjatë”, dhe si e tillë nuk mbetet pa u zbuluar!

Njeriu sado që gënjen nuk mund ta ndryshoj të vërtetën! Në këtë kuptim gënjeshtra është një mashtrim i madh që shkatërron çdo marrëdhënie njerëzore! Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që, të mos gënjejmë?!

Çka thonë dijetarët për gënjeshtrën dhe gënjeshtarët?

1. “Fjalët e rreme nuk janë thjesht të këqija në vetvete, por ato molepsin edhe shpirtin me të keqen.” thotë filozofi i antikitetit, Sokrati (469 – 399 p.e.s);

2. “Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty”, shkruan shkrimtarja italiane, Melania Gaia Mazzucco 1966…;

3. “Gënjehet vetëm ai që beson”, pati thënë shkrimtari italian, Giulio Cesare Croce, (1550 1609);

4. “Më mirë një e vërtetë e vogël se një gënjeshtër e madhe”, – thoshte gjeniu i pikturës, Leonardo Da Vinci, (1452 – 1519);

5. “Në gojën e gënjeshtarit edhe e vërteta bëhet e pabesueshme”, ka thënë dramaturgu spanjoll, Jacinto Benavente, (1866 – 1954);

6. “Më mirë të humbësh me parime se të fitosh me gënjeshtra”, thoshte politikani australian, Arthur Calwell, (1896 – 1973);

8. “Në vendin e gënjeshtrave, e vërteta është një sëmundje”, ka shkruar shkrimtari italian, Gianni Rodari, (1920 – 1980);

9. “Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën”, ka deklaruar romancieri i shquar, Franz Kafka (1883 – 1924);

Rrjedhimisht gënjeshtra të zë rob, ndërsa e vërteta të çliron nga makthi që na zë frymën! Prandaj ta themi të vërtetën, sepse kur e vërteta nuk është e lirë, atëherë edhe liria nuk është e vërtetë!

______

E VËRTETA DHE GËNJESHTRA SI ILUZION I SË VËRTETËS!

Nga Sheradin Berisha

https://pashtriku.org/e-verteta-dhe-genjeshtra-si-iluzion-i-se-vertetes/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KRIMI ME VAKSINA!

KRIMI ME VAKSINA! Senatori australian, Malcolm Roberts bën thirrje për akuza kundër burokratëve shëndetësorë për krimet Covid Nga…