LUFTA PËR PUSHTET …

LUFTA PËR PUSHTET …

Luftë për pushtet dhe pasuri midis bandave politike kriminale në “demokracinë” shqiptare!

Nga Isuf Tushe, Janar 20/2022

Ajo që ndodhi në 8 Janar ishte SELFIA e shëmtuar që Partia Demokratike i bëri vetëvehtes, por dhe PASQYRA më e errët e Partisë Socialiste dhe një turp për DREJTËSINË. Kjo situatë nuk u krijua dje, ajo është llumi i kupolës mafioze politike i krijuar në 31 vite gjoja ”demokraci”, që shpërthen ҫdo ditë nëpër pucetat e ujrave të zeza të Tiranës, ka qelbur gjithë Shqipërinë dhe opinionin mbarë botëror, sepse dhe këta kanë pjesën e tyre.

THJESHTË JANE RRUGAÇ, BANDA KAÇAKËSH DHE BANDITË, HAJDUT DHE KRIMINEL, FASHIST, KOPE KAFSHËSH TË EGËRSUARA PA TRU, INJORANT QË DINË VETËM TË SHKATËRROJNË, TË VJEDHIN DHE TË VRASIN, POR NË ASNJË MËNYRË POLITIKAN. TË TILLË JANË TE GJITHA, NJËLLOJ, PD-PS-LSI, NUK PO PËRMËND KËTU ATO ÇETAT E VOGËLA FASHISTE QË JANË PO BISHTAT E KËTYRE. KËTU DUHET TË ZHDUKEN KOKAT E POLITIKËS QË SHQIPËRIA DHE POPULLI TË GJEJË QETËSI. KUSH I QUAN KËTA POLITIKAN DHE I NDJEK NGA PAS, BËNË GABIMIN MË TË MADH SE GËNJEN DHE MASHTRON VEHTEN, BOTËN, POR DHE POPULLIN E VARFËR.

Për zbavitje mund të ndiqni videon në linkun më poshtë:  

https://www.facebook.com/kohajone/videos/635669361111298

Gjithëҫka që u pa atë ditë dhe vazhdon të ҫfaqet akoma është shumë reale, asgjë nuk ka ndryshuar në historinë e Partisë Demokratike (PD) që kur ajo u krijua, ku ҫfarroste dhe shkatërronte ҫdo gjë që gjente para, por ka vetëm një ndryshim. Atëherë ishin të tërë brekgrisur, që mashtronin me parrullën e antikomunizmit dhe tërhoqën pas vehtes viktimat e tij, disa idealist ëndërimtar për demokraci dhe ca fukarenj që besonin marrëzisht se do pasuroheshin pa punuar. Tani, atje ishin po ata mashtrues të shumfishuar në numër por të kollarisur dhe milioner, pa idealistët dhe viktimat e komunizmit, por janë shtuar të pakënaqurit nga qeveria e korruptuar Rama, luftojnë për jetë a vdekje me njëri-tjetrin, për të mbrojtur pasuritë e vjedhura, kokën dhe familjet e tyre, nën petkun e politikanit, servilizmit dhe “Dashurisë Madhe për Amerikën”, nga frika se ajo me të drejt i shpall NON GRADA.  

Kanë muaj që llapaqenosen para publikut për “Demokracinë” dhe akuzojnë njeri-tjetrin për bëmat që kanë bërë në gjithë këto vite ndaj popullit dhe shqipërisë, por tani me në krye “Liderin Historik”, Sali Berisha, po arrijnë në finale, nuk durojn dot më, duan karrike dhe pushtet, kapën sopatat, qysqitë, kosoret, ҫekiҫët, trapanin, hunjët, shkallët, etj., dhe si egërsira që janë shkatërruan halen e tyre për të nxjerr prej andej “ëngjëllin e demokracisë”, Lulëzim Basha me kopen e tij të banditëve, pra ishte një luftë bandash të armatosura me hunj dhe mjete të tjera primitive. Një përleshje për dy gjelat, pranë pirgut të plehut të derrave, që llapin se kush do ngjitej në majën e tij për të ngritur flamurin e “demokracisë”, por asnjëri nuk arriti dot, se dhe plehu nuk i pranoj. Po atëherë, pse nuk vranë njeri-tjetrin dhe të shpëtonte populli prej tyre? Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë dhe që dëshiron populli dhe kombi shqiptar anemban!

S’është hera e parë kjo që bëri banda me Sali Berishën atje, le të përmëndim vetëm disa ngjarje me pasoja katastrofike ku është derdhur gjak, që i ka bërë ky monstër popullit si në 90’, 96’-97’, 98’, 2008 me shpërthimin në Gërdec, në 21 Janar/2011, pa kujtuar shumë të tjera, por dhe shumë faj nuk ka sepse: Pas ҫdo gjëme ai ka ndjer dorën e ngrohtë të bandës politike të socialistëve. Në fillim, pas ngjarjeve të tmerrëshme të 96′-97′, ai u përkdhel dhe u trajtua mjaftë mirë, se i erdhi keq, nga qeveria e stabilitetit me të ndierin Bashkim Fino, për “kontributin e shquar se kishte vrar dhe vjedhur popullin e vetë”. Ai, Fino, e kthyeu nga rruga ku ai ishte nisur si kaҫak me lecka në krah për tu arratisur, pasi gjithë kopeja e tij kishte ikur dhe e reabilitoj. Ky ishte një gabim i madh, i pafalshëm, megjithëse në atë kohë situata ishte shumë e rëndë dhe kaotike, por prapë ai nuk duhej amnistuar si politikan, por duhej arrestuar dhe izoluar menjëher në burg. Kjo do të ishtë një zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin e shqipërisë në rrugën drejt demokracisë. Nuk e dalloj dot veprimin, se ҫfarë bëri më shumë Ahmet Zogu në 39′ që vodhi arin e shqipërisë dhe u arratis bashkë me familjen?

Ndërsa më vonë fatin e Berishës e mori në dorë kopeja banditëve të qeverisë socialiste Nano-Meta-Majko dhe pas ngjarjeve të Gërdecit në 2008 e mori në patronazh “strategu i socialistëve” Edi Rama. Të gjithë edhe këta monstra, nuk kanë bërë më pak mëkate se banda e kaҫakëve të qeverisë Berisha, por janë më të kamufluar, më mashtruesa, më hajdut, i pëlqejnë rrëmujat që bënë Saliu, Iliri, Luli, sepse të gjithë e duan destabilizimin e shqipërisë dhe në heshtje mbrojnë Saliun, Lulin, Ilirin se bashk vjedhin, hiqen si atëdhetar të flakët, pro-amerikan, pro-evropian, me fjalë se të tillë nuk janë asnjëherë. Drejtësinë asnjë palë nuk e do, të gjithë këta e luftojnë dhe këto banda mafiozësh kanë futur njerëzit e tyre edhe në drejtësinë e re, kanë marrëveshje midis tyre për mosndëshkimin e politikanëve dhe qeveritarëve të korruptuar. Sot jemi ne në pushtet do ju mbrojmë juve, nesër do jeni ju dhe do na mbroni neve. Megjithëse këta socialistët flasin shumë, se gjoja e “duan drejtësinë e re” dhe po e përkrahin, por e kanë shkatërruar si mos më keq dhe e drejtojn po vetë, sepse edhe qeveria e Ramës është tej mase e korruptuar, por mos t’ja mohojm, një gjë e kanë të mirë s’kanë vrar fizikisht si Saliu, Iliri, Luli apo ndonjë edhe Fatosi, por moralisht kanë vrar më shumë se ata, si dhe janë të lidhur mirë me krimin dhe ai ka vite që drejton shtetin.

Ishte pikërisht megallomani hajdut Fatos Nano në 97’, që nuk e ҫoj Berishën në burg, por e mbrojti, i afroi dorën e bashkëpunimit këtij krimineli, që luftoi kundër popullit tij dhe vrau mijëra njerëz të pafajshëm, mbasi i vodhi parat nëpërmjet firmave piramidale. Ishte po qeveria socialiste e Nanos që e amnistoi atë dhe i afroi prapë bashkëpunim, kur ai shkatërroi institucionet shtetërore me bandat e tija në 98’, gjoja nën pretendimin se s’mund të dënoj liderin e opozitës. Kjo është opozitë apo bandë kaҫakësh? Në cilin vend të botës falet politikani që ngre dorën kundër popullit tij dhe ozurpon me forcë institucionet e shtetit? Vetëm për këto dy veprime kriminale Berisha duhej të ishte akoma sot pas hekurave të burgut, por sikur të mos mjaftonin këto drogaxhiu Fatos Nano i fali atij zgjedhjet elektorale dhe e solli prapë në pushtet në 2005 për të vazhduar akoma krimet mbi popullin, ndërsa vetë ja mbathi dhe jetonte si sheik nëpër hotelet me 5 yje jashtë shtetit me parat që i kishte vjedhur popullit, kurse sot jeton në një vilë lluksoze në periferi të Tiranës. Po organet e drejtësisë ku ishin dhe pse nuk vepruan ndaj kriminelit Berisha dhe bandës tij, që grabiste, torturonte dhe vriste popullin e pafajshëm? Bile dhe Fatos Nano duhet të ishte pas hekurave të burgut, për bashkëpunimin dhe amnistin që i dha këtij krimineli. Po i korruptuar a është Fatos Nano dhe pse nuk hetohet nga drejtësia?

Mirpo Berisha me të ardhur në pushtet, se kishte harruar avazin e vjetër, e filloi atje ku e kishte lënë dhe vazhdoj rrugën e krimit me pasoja të rënda siҫ ishte Gërdeci me shumë viktima dhe qindra shtëpi të shkatërruara për shkak të biznesit të tij familiar, por dhe aty ndjeu dorën e ngrohtë të kryetarit të opozitës socialiste në atë kohë, Edi Rama. Apo vrasjet e 21 janarit për biznesin e hajdutit Ilir Metës, ku Rama ja ҫoi gjahun në shteg dhe ai qëlloi direkt mbi të. Kështu do themi, se Rama u betua e stërbetua familjeve të tyre dhe gjithë popullit se kur të vinte në pushtet do kërkonte gjykimin e kësaj ngjarje dhe do ҫonte para drejtësisë shkakëtarët  e saj. Po sikur s’kishte ndodhur fare 21 Janari, Edi Rama në vënd që ta ҫonte Metën në burg për korrupsion dhe si shkakëtari i vrasjeve në 21 Janar, qeverisi me LSI dhe atë e bëri kryeparlamentar dhe më në fund e ҫoi hajdutin në krye të shtetit, e bëri president, por prapë është Rama që po e mbron atë atje deri sa ti mbaroj mandati. Si ta quajmë këtë qëndrim të k/ministrit Rama? Rama ka 8-9 vjet në pushtet dhe nuk bëri asgjë për dosjen mbi krimet dhe korrupsionin e Berishës me bandën e tij. Populli ka vite që dëgjon justifikimet e tij, se drejtësinë e ka kapur Berisha-Meta, ajo është e korruptuar, do krijojmë drejtësinë e re, etj., po tani drejtesia u krijua, u plotësua me gjyqtar dhe prokuror të kampit banditesk Meta-Sali-Luli, u krijua dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), por ama të jemi realist pultin e ka vetë k/ministri.  

Tani k/ministri bilbilos dhe mashtron popullin se qeveria tij e bëri të vetën, e reformoj drejtësinë e re, por qeveria nuk ҫon njerëz në burg se atë e bënë drejtësia dhe ҫdo 21 Janar me trëndafil në dorë shoqëron ata fatkeqët që shpresojn për drejtësi, etj., po mirë e dimë që drejtësia e bënë, po dosjet dhe denoncimet për krimet dhe korrupsionin i bënë qeveria! Pra s’ka faj shumë Berisha, as Ilir Meta me bandat e tyre, ata kanë vepruar dhe veprojn nën mbështetjen e plotë të qeverive socialiste, pra Nanos dhe tani Ramës. Po organet e drejtësisë nuk dëgjojn tribunat me thirrjet e Berishës dhe deklaratat e Metës, nga njëra anë, që po bëjnë në gjithë vendin për destabilizim dhe kryengritje të armatosur dhe Lulëzim Bashën nga ana tjetër që fortifikon halen e PD dhe mban kyҫet se gjoja po mbron demokracinë?, po ҫfarë ndodhi atje dhe ҫfarë po ndodh aktualisht nuk e shikojn ata se në krye janë banditët Berisha-Meta nga një krah dhe Luli nga krahu tjetër?, pse nuk i arrestojn këta nxitës dhe banditët që i shoqërojn nga pas? Por sa për publik policia shoqëroi ca militant të paguar dhe më pas i liroi sikur s’kishte ndodhur gjë?, a janë këto fakte për Berishën-Lulin apo Metën, që drejtojnë rrëmujat dhe për ata që shkatërrojn? Kur arrestuan ca njerëz, mirë bënë, po pse nuk arrestuan dhe këta?, apo s’ka dhënë urdhër Rama? Po në krye të kësaj situate mos është vetë Rama? Mos vallë këto banda e stimulojn vetë ngjarjen politike në PD dhe si shkak gjejn selinë e saj për të krijuar zhurmë dhe destabilizim, në mënyrë që këtu të përqëndrohet vëmëndja opinionit publik apo ndërkombëtar dhe të harrojn luftën kundër korrupsionit në tërësi dhe në veҫanti atij qeveritar, ku SPAKU gjoja po heton? Arrestimi Berishës apo shkarkimi/arrestimi Metës apo zgjidhja e zhurmës brënda PD, nuk kanë për të ndodhur deri sa të mbyllet dosja inceneratorëve apo të tjerat që prekin politikanët e lartë dhe qeverinë. Monika mbanë ndezur dosjen e inceneratorëve, këta të tjerët selinë e PD, qeveria hapi lojën mashtruese me 12 pyetje që po i drejton popullit. Një kordinim perfekt ku të gjithë janë në unison të plotë dhe të kënaqur, prandaj këto i zgjidh vetëm drejtësia, n.q.se k/ministri lëshon pultin e komandimit të saj.     

Ja ku e ҫoj opozitën dhe shqipërinë taktika e gabuar dhe e qëllimshme e k/ministrit Rama me ftesat për bashkëqeverisje dhe joshja e herë pas hershme që ai i bënte kupolës saj me tendera milona EURO, vila luksoze të shtrenjta, me para të thata, falje të pasurive publike, futjen e saj në qeveri para zgjedhjeve, etj. A është ky një korrupsion pasiv i k/ministrit socialist ndaj opozitës, PD-së? Këto ai i bënë për të shpërndar përgjegjësinë dhe për ti mbyllur asaj gojën, sepse kështu mbulon korrupsionin marramëndës të qeverisë tij. Nuk bashkëqeverisin dy parti me spektër të ndryshëm politik, sidomos kur seicila punon për vehten e saj, për të vjedhur dhe kush e kush të xhvati sa më shumë dhe jo për popullin, sepse të dyja janë banda hajdutësh, të korruptuara dhe kanë dhënë prova. Bile edhe në vendet me demokraci të zhvilluar, ku politikanët dhe qeveritë punojnë për popullin e tyre, kjo gjë nuk ndodh. Prandaj ajo që ka mazhorancën krijon qeverinë dhe kështu opozita qeverisë duke gjykuar veprimtarinë e saj, prandaj po ja mbajti Ramës të vazhdoj, në të kundër të jap dorëheqjen, kjo është loja në demokraci.

Na kanë vënë bojën e zezë si komb këta të pafytyrë! Tani Edi Rama qesh, gajaset me atë ҫfarë po ndodh midis bandave të opozitës, bënë sikur i shan, i quan kufoma politike, tallet me ata, mban fjalime për demokratët, i fton të ndërtojm shqipërinë, etj. Për të krijuar këtë situatë ai ka vite që punon, paguan me parat e popullit dhe ja arriti qëllimit, e futi në thes Lulin, por të mos harroj se po tallet dhe po luan me ndjenjat e një populli që e ka varfëruar vetë. Me këtë situatë ai kënaq vehten, Saliun, Ilirin, Monikën por dhe Lulin, të gjithë së bashku këtë prisnin, destabilizimin e shqipërisë, rrëmujë dhe anarshi për të shpëtuar nga drejtësia. Sa për drejtësinë ajo duket qartë, është totalisht e kapur prej tyre dhe nën komandën e Ramës. Fatkeqësi e madhe për kombin shqiptar, që në historinë e tij të lashtë gjithmonë ka nxjerr figura të shquara, atëdhetar, të cilët kanë bërë emër dhe kanë sakrifikuar gjithëҫka për ta ngritur atë në nivelin e popujve të qytetëruar të botës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura