NËSE DONI … DËGJONI …

Nëse doni të dini si punon politika dhe si  i gjen shqiptarët Viti i Ri, për këtë dëgjoni qytetarët te Bashkim Hoxha!

NGA SKËNDER SADRI KAPITI

“Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, dëgjoni se çfarë thonë qytetarët te Bashkim Hoxha i cili për veç se si personalitet dhe intelektual erudit, gazetar, shkrimtar  dhe dramaturg i shquar , ai ka meritën e madhe se prej më shumë se 25 vitesh drejton emisionin te i cili flet zëri qytetar, zëri i së vërtetës dhe realitetit, gjë që e ka bërë z. Hoxha një  personalitet publik shumë të dashur e të respektuar. Dhe prandaj them se: Nëse doni të dini si punon politika dhe si i gjen shqiptarët ky Vit i Ri, për këtë dëgjoni qytetarët te Bashkim Hoxha!

Emisioni“Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”, është  emisioni me i madh i qytetarëve ,sepse ai është emision i publikut, me publikun dhe për publikun , ku flasin qytetarët për hallet e tyre të shumta; ku flitet për varfërinë, për papunësinë ,për mjerimin ,për padrejtësinë, për eksodin, për anën e errët e të përvuajtshme të realitetit shqiptar. Këtu qytetarët ankohen të dëshpëruar për atë se çfarë pësojnë,vuajnë dhe përballet publiku, i cili sikur çlirohet pak kur ai tregon të vërtetat e realitetit të zymtë shqiptar, pasi pothuajse në të gjitha emisionet dhe televizionet e tjera në Shqipëri dominojnë luksi, mashtrimet, propaganda, dritat, reklamat e mallrave dhe ushqimeve të paarritshme për xhepat dhe portofolet e qytetarëve; nëpër sheshe kudo verbërojnë dritat në pemët e Vitit të Ri a thua se jemi vendi më i lumtur në botë; nëpër TV dominojnë emisionet e kota, shterpë dhe çoroditëse dhe sidomos reklamat mashtruese.

 Kudo zhurmë e dukje festive për festat e fundvitit , të cilat qeveria, bashkitë, politika dhe mediat nisin e i festojnë 30 ditë apo më shume kohë përpara tyre. Një pakicë e vogël e shqiptarëve: pushtetarët, oligarkët, politikanët, mediatikët e “mëdhenj” të reklamës e mashtrimit si dhe shtetarët, gjyqtarët e prokurorët e korrupsionit gjithë vitin ata e kanë festë e lumturi sepse kanë me bollëk e me tepri paranë e zullumit, mashtrimit, hajnisë e korrupsionit. Një pakicë kanë problem dhe shqetësohen se ku dhe si ta shpenzojnë e ta harxhojnë paranë; disa, pra një pakicë kanë hallin se çfarë dhuratash të shkëmbejnë mes tyre kurse qeveria dhe televizionet e bajatshme kanë tre muaj që reklamojnë me bujë 5 mijë lekshin për pensionistët për të blerë bakllavanë apo kaposhin e Vitit të Ri. 

Disa dhe vetëm disa kanë hall se dhe në çfarë vendi të botës të shkojnë për pushime, për dëfrime, për të luajtur kumarin e bixhozin dhe për lloj-lloj hobi e për të realizuar çfarë edhe shohin nëpër ëndrra, ndërsa familjet shqiptare presin që t’u dërgojnë euro fëmijët e tyre për të blerë bakllavanë, arrat e kaposhin për Vitin e Ri, ashtu sikurse që familjet e shumta dhe prindërit presin gjatë gjithë vitit nga fëmijët e tyre në emigrim qe t’u dërgojnë paratë për të paguar ujin , dritat ,ushqimet dhe ilaçet.

Total
0
Shares
1 comments
  1. NA ISHTE NJË KOHË QË NJË JEVG MU NGA NJË KOMUNE NDËR TROJET O, SHQIPTARE, QË SHKONTE I VESHUR DHE I MBATHUR, SHUMË BUKUR DHE AI JEVG IA MBANTE LARTË DHE PARAQITEJ SI I PASUR EDHE I DASHUR OR, PËR KATGRORITË E LARTA ORE, TË PRIJËTARËVE TË ATIJ LOKALITETIT; EDHE, PËR FESTË TË VITIT TË RI E KISHTE ZENË VETËM NJË TAVOLINË, PLOT E PËRPLOT ME USHQIME DHE PIJE NDËR MË TË SHTRËNJTAT DHE MË TË MIRAT; POR, AI PAS PIJEVE ALOKOLIKE U PIJ DHE, FILLOI TË THEJË, RRËNOJË TERË HOTETLIN, DUKE PRISHUR ATMOSFERËN E FESTMIT TË VITIT TË RI! EDHE, E DERGUAN MË AKTPADI PRAN GJYKATËS DHE, KUR GJYKATËSI PO E PYETË: PSE MORE JEVG GABEL, PËR FESTËNE VITIT TË RI KE THYER E KE PRISHË RENDIN E QETSINË OH, PUBLIKE NË HOTELIN TONË?!” AI PO ARSYETOHEJ: ZOTËRI GJYKATËS OU, UNË JAM NJË JEVG GABEL, POR GABEL I MIRË ËH, JO I PËSHTIRË; PORSE O, QË KAM ARDHUR NË SITUATË TË VËSHTIRË EKONIMIKE, QË ASNJË PARE NUK E KAM NË XHEP, SI I VARFËR POR, I SINQERTË,TEK U THASHË SE NUK E KAM ASNJË CENT PËR TË I PAGUAR DEMËT, E NGA VESHTËRSITË UNË U PIVA EDHE BËRA DËME O MATERIALE; POR, NË DASH VETËM MERRMA SHPIRTIN SE, NUK KAM OR ASGJË TEJTËR; ÇKA TË DUASH BEMË?!” GJYKATËSI MBETI PA TEKST EDHE E QORTON:
    -O, MAGJUP GABEL; MOS BENË MË PROBLEMË DHE MOS PIJ E MOS THE E MOS
    SHKATËRRO, SE TË FUTEM NË BURG TË GJATË DERISA TË I LËSHË DHE ASHTAT
    E RRASHTAT NEPËR BURGJE, A MORE VESHË!” TË FALA REFUGJATË LUFTË O TË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSO SERB, MË TËRBIM, PËR MERGIM, MARSHIM,
    PA KTHIM GJERË NË AMSHIM NGA BOTË-KOTA MË BIZARE OH NA OJ, GOLGOTA
    SHQIPTARE; HEEEJ, GOLGOTA SHQIPTARE!!. MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

DREJT LIRISË

Fjalë e plotë në Akademinë e nderimit dhe mirënjohjes për veprimtarin Mehmet Hajrizi – Prishtinë, më 4 prill…