MEHMET HAJRIZI: SQARIM PËR LEXUESIT E PORTALIT PASHTRIKU,ORG

Prishtinë, 04 qershor 2020: Në vitin 2008 e kam botuar librin tim, “Histori e një organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981”, Botimet Toena, Tiranë, 2008. Libri mungon në treg. Njëri nga kapitujt e librit mban titullin, Shënime për veprimtarët (f.321). Në fusnotën 222 të këtij libri (f.321) kam sqaruar: “Në pamundësi që të shkruhet për të gjithë veprimtarët e shumtë, shënimet e siguruara nga disa prej tyre botohen në vazhdim…”
U kam kërkuar shënime autobiografike veprimtarëve të gjallë dhe disa prej tyre m’i kanë dërguar. Nuk kam ndërhyrë në përmbajtjen e tyre, por vetëm kam bërë redaktimin e nevojshëm, sidomos gjuhësor, duke ia përshtatur standardeve të librit.
Pra, janë shënime të siguruara prej tyre, jo të miat.
Miku im Sheradin Berisha para një viti ma ka kërkuar librin në versionin elektronik me qëllim që ta ribotonte në vazhdime te Pashtriku.org. Ia kam dhënë dhe që nga atëherë periodikisht po ribotohet.
Ndonjë pasaktësi që e kam vërejtur edhe vetë në versionin e botuar nga Toena, i kam korrigjuar në versionin e botuar te Pashtriku.org, kam bërë edhe ndonjë plotësim, por shënimet që më kanë dërguar për vete veprimtarët, ishte pothuajse e pamundur t’i verifikoja në të gjitha detajet, duke përfshirë madje edhe emrat e bashkëveprimtarëve me të cilët kanë vepruar, me kandidatët e simpatizantët që kanë evidentuar etj.
U jam mirënjohës të gjithë atyre që kontribuojnë për korrigjimin e pasaktësive eventuale të librit, të cilat nuk do të përsëriten në ribotimin e tij.
Mehmet Hajrizi Prishtinë, më 2 qershor 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura