MENDRIT NINAJ: MOS LUANI ME VETERANËT E VËRTETË!

Itali, 18 shtator 2018: Mendrit Ninaj i mllefosur me ngjarjet e fundit, por krenar për vëllain veteran në rrjetin social facebook, shkruan me emocion në mbrojtje të luftëtarëve që lanë jetën rinore e shkuan në fushë betejë. Ai nga Italia pyet kush po guxon të luaj me ndjenjat e veteranëve të vërtetë.
Mendrit Ninaj shkruan:
Po jetojmë me një kohë në të cilën “i mençuri po quhet i çmendur, spiuni – patriot, dezertori – veteran! dhe kjo po ndodh në Kosovë!
Kjo vërtetë është e pa falshme me luajt me ndjenjat e qytetarëve me ndjenjat e veteranëve të vërtetë duke i barazuar me veteranët e pavërtetë siç është rasti i Jeton Ninaj, i cili në moshën më të re, në moshën 17 vjeçare, në moshën kur duhet të shkollohej, në moshën kur i duhej të ishte me shoqëri të shkollës, zgjodhi frontin e luftës! Jeton Ninaj në vend të shoqërisë së shkollës, në vend të lapsit, në vend të librave zgjodhi fushëbetejën. Vendosi t’i lë të gjitha në bankë të shkollës duke u përshëndetur me shok dhe shoqe, e duke u larguar pa e ditur nëse do t’i kthehej shkollës, shokëve me të cilët ishte përshëndetur.
JETON NINAJ iu bashkua Brigadës 125, iu bashkua shokëve luftëtarë Lirie, të cilët luftonin për liri a vdekje.
Mosha e tij dhe trimëria e tij ra në sy të çdo ushtari të Brigadës nga të cilët u vlerësua lart heroizmi i tij si në betejat e Retisë e Pagarushës, ashtu edhe në shumë beteja të zhvilluara në Kosovë.
Jeton Ninaj për asnjë monent nuk ju largua luftës për atdhe sepse e dha betimin para Komandantit dhe shokëve të tij.
Jeton Ninaj e nisi dhe e përfundoi luftën ashtu siç i kishte hije një djali shqiptar, duke u dekoruar me dokumentin e Veteranit Luftëtar me plotë meritë!
Pa pritur po ndodhin çudira në Kosovë! Duke e mbrojtur veten, njerëzit të cilët janë përgjegjës për veteranët e rrejshëm, për veteranët të cilët kanë dhënë para për të qenë si Jeton Ninaj e shumë të tjerë… vendosën që së bashku me ta t’i njollosin trimat e vërtetë të luftës Çlirimtare.
Jetoni dhe shokët e tij të luftës, mundin dhe sakrificën e tyre të pastër do ja falnin Kosovës, por asesi nuk do të lejojnë idiotët të luajnë me emrin e tyre.
Respekt për ata që vërtetë luftuan, por në asnjë mënyrë nuk do të gëzojnë respekt veteranët e rrejshëm. E vërteta duhet të dal shpejt në shesh.
Mos luani me veteranët e vërtetë” – shkruan nga Italia Mendrit Ninaj.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura