MR.SC. METUSH ZENUNI: TË BASHKOHEMI RRETH KAUZËS PËR BASHKIM KOMBËTAR

Pashtriku.org, 18. 06. 2013 – (Leter e hapur gjithe atdhetareve dhe luftetareve idealist, rinise perparimtare, intelektualeve e qytetareve te ndershem te Kosoves!) – Megjithese levizja ilegale ne pergjithesi e Levizja Popullore e Kosoves ne vecanti, punuan me vite e dekada per clirim dhe bashkim kombetar, megjithese LPK arriti t’i organizoj tri ushtri clirimtare dhe t’i zhvilloj tri lufta per clirim dhe bashkim kombetar, ne Kosoven administrative, ne Luginen e Presheves te mbetur nen serbi dhe ne Luginen e Vardarit, qe edhe sot jane nen pushtimin Maqedon, ne si levizje politiko – ushtarake atdhetare e clirimtare, jo qe nuk arritem te bashkojme tokat shqiptare, por si ne Kosove, ashtu edhe ne territoret tjera ku organizuam luftra clirimtare, nxorem nga gjiri yne, ,,shoke,, tane karrierist e interesgjinje, qe per pushtet dhe per para, harruan idealin qe e kishim dhe u bene milionere, funksionar partish e bashkepuntore te atyre qe deri dje na vrisnin, na burgosnin e na torturonin, madje edhe me te tille nga gjaku yne i prishur shqiptar, qe i sherbyen me devotshmeri Jugosllavise se Tito-s e Serbise se Millosheviqit.
Te nderuar qytetar, shoke, miq, bashkeluftetare e bashkemendimtar,
Kosova tash po hy ne vitin e 15-te te ,,clirimit,, te saj nga pushtuesi serb, por gjendja ekonomike, sociale, politike e kulturore edhe pas ,,perfundimit te luftes,, vetem sa po keqesohet edhe me shume. Idealet qe kishim qe ne periudhat e hershme, ne vitin 1968, 1981, 1989, 1998 e deri ne ,,clirimin,, e Kosoves nga pushtuesi serb, u tradhetuan nga nje pjese e ,,shokeve,, tane, te cilet nen masken e idealizmit e atdhetarizmit, paskan pasur qellimet e tyre meskine per pushtet, karriere dhe pasuri, madje aq paturpesisht saqe nuk do te mund ta kuptoj as mendja me e shendoshe dhe me idealiste atdhetare.

Gjate ketij rrugetimi qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, shume burra te menqur trima e atdhetare, dhane gjithcka qe paten, vetem e vetem qe populli shqiptar nen ish – Jugosllavi te clirohet nga dhuna sllave dhe te bashkohet me shtetin ame Shqiperine. Vlen te permendim ketu, atdhetaret: Gjon Serreqi, Adem Gllavica, Avdyl Dura, Shaban Polluzha, per te vazhduar me pastaj me Fazli Greiqevcin, Shaban Shalen, Adem Demacin, Ahmet Haxhiun, Kadri Halimin, Ali Aliun, Ramadan Shalen, Ali Hadrin, Ukshin Hotin, vellezerit Gervalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Afrim Zhitine e Fahri Fazliun, Fadi Vata, Xhemajli Berisha, Hasan Ramadani, Besim Ndreca, Zahir Pajaziti, Behajdin Allaqi, Adem Jashari, Fehmi e Xheve Lladrovci, Ismet Jashari, Beqir Limani, Rexhep Bislimi, Agim Bajrami, Qamil Ilazi, Sejdi Sejdiu, Abedin Rexha, Xhemajl Fetahaj, Vezir Jashari, Ilaz Kodra, e shume e shume burra trima atdhetar qe me idealin e clirimit dhe te bashkimit kombetar, rane ne fushe te betejave, duke shpresuar se rrugen e bashkimit te kombit do ta vazhdojme ne shoket e tyre deri ne realizimin perfundimtar te saj.
Po cka ndodhi ne te vertete me ne dhe me popullin shqiptar te roberuar nen ish – Jugosllavi?
Megjithese levizja ilegale ne pergjithesi e Levizja Popullore e Kosoves ne vecanti, punuan me vite e dekada per clirim dhe bashkim kombetar, megjithese LPK arriti ti organizoj tri ushtri clirimtare dhe ti zhvilloj tri lufta per clirim dhe bashkim kombetar, ne Kosoven administrative, ne Luginen e Presheves qe ende eshte nen Serbi dhe ne Luginen e Vardarit qe ende eshte nen pushtimin Maqedon, ne si levizje politiko – ushtarake – atdhetare e clirimtare, jo qe nuk arritem te bashkojme tokat shqiptare, por si ne Kosove, ashtu edhe ne territoret tjera ku organizuam luftra clirimtare, nxorem nga gjiri yne, ,,shoke,, tane karrierist e interesgjinje, qe per interesa te tyre personale, per pushtet dhe per para, harruan idealin qe e kishim dhe u bene milioner, funksionar partish e bashkepuntore te atyre qe deri dje na vrisnin, na burgosnin e na torturonin, madje edhe me te tille nga gjaku yne i prishur shqiptar qe i sherbyen me devotshmeri Jugosllavise se Tito-s e Serbise se Millosheviqit.
Ne fakt Kosova pas perpjekjeve titanike, nente vite pas ,,clirimit,, e shpalli Pavaresine e saj dhe u be shtet i njohur tashme nga afer 100 vende te botes, por pushtetaret e dalur nga radhet tona, ish – shoket tane idealist, e vodhen e po e vjedhin per cdo dite Kosoven, sa qe jeta ne Kosove sot, per popullin e veqanarisht per rinine eshte bere e padurueshme. Ata pos parave qe po i vjedhin per cdo dite popullit te vuajtur e te lodhur te Kosoves, po e mbysin cdo dite demokracine, lirine dhe zhvillimin ekonomik, social, politik e kulturor ne Kosove.
Kosova sot eshte bere pre e atyre qe jane ne pushtet, eshte bere prone private e tyre, ata vendosin per cdo gje, ata jane shteti dhe ligji. Te rinjte sot ne Kosove, ne mungese te prespektives dhe vendeve te punes, po ia mesyejne rruges se rrezikshme te ikjes sa me larg nga atdheu i tyre, nje pjese e madhe nga ta edhe me diploma universitare. Keta te rinje sot, po detyrohen te gjejne nemije zgjidhje per te kaluar neper Serbi, ne kampet e Hungarise dhe per te dalur ne shtetet perendimore, per te siguruar kafshaten e gojes per vete dhe familjen e tyre. Nje pjese e madhe e tyre ne pamundesi per te gjetur zgjidhje per largim nga Kosova, po detyrohen te marrin pasaporta te Serbise, te njohin shtetin serb si shtet te tyre, vetem e vetem qe te ikin nga varferia, nga anarkia dhe totalitarizmi qe ka pllakosur Kosoven tone te pasluftes.
Shume veprimtar te ceshtjes kombetare, te burgosur, ish luftetar e invalid lufte, sot jetjone pa prespektive per jete, jetojne ne varferi, pa dinjitet dhe pa asnje perkujdesje nga shteti, pra nga ish- shoket e tyre, qe sot duke shkelur mbi gjakun e deshmoreve jane bere milioner me para te vjedhura, kryeministra e minstra, deputet, drejtor e cka jo tjeter.
Pushteti dhe Qeveria e Kosoves, mediat, parlamenti, universitetet, shkollat dhe gjithqka publike sot ne Kosove, jane ne dore te nje grusht njerezish te korruptuar, mafioz e karrierist, te cilet pos grykesise se tyre per pushtet dhe para nuk shohin asgje tjeter, ata nuk i njohin e as nuk i repsektojne atdhetaret e vertete te ceshtjes kombetare, ata nuk i ofrojne asgje te re rinise, ata nuk punojne per zhvillim ekonomik, ata nuk punojne per zhvillim te demokracise dhe lirise se shprehjes, por perkundrazi, si ne regjimet totalitare ne forma me perfide e kriminele, kercenojne shoket e tyre, ua mbyllin gojen te gjithe atyre qe mendojne dhe guxojne te flasin ndryshe, i largojne nga puna, i dergojne selame e i therrasin drejtepersedrejti ne telefon ,,shoket,, e tyre duke i kercenuar me jete, duke i diferencuar ata dhe femijet e tyre, tamam siq vepronte UDB-a dhe regjimi komunist Titist dhe ai i Millosheviqit.
Sot ne Kosove nuk ka demokraci, nuk ka zgjedhje te lira, nuk ka vetevendosje te qytetareve per asnje segment te jetes, pra ne Kosove po ndertohet nje regjim totalitar, ku nje grusht njerezish te korruptuar e milioner, ne bashkepunim me ish spiuj e ish UDB-ash te regjimit te kaluar po bejne shtetin dhe ligjin, po marrin vendime per fatin e Kosoves, po vendosin se kush duhet te fitoj ne zgjedhje, kush duhet te behet minister, kush duhet te behet deputet, kush duhet te shkoj ambasador e konsull. kush duhet te behet drejtor, madje edhe kush duhet te punesohet ne kete apo ate institucion dhe kush duhet te behet mesues e pastrues ne shkolla te Kosoves. Askush, madje as ne vendin me te thjesht te punes, nuk mund te punesohet, nese nuk eshte servil i pushtetit, nese nuk eshte ne PDK dhe nese nuk eshte i ndegjueshem deri ne poshtersi. Keshtu keta njerez te pushtetit, ish idealist te rrejshem po ndertojne nje shoqeri servile, rrjete mafioze e kriminele, te cilet po e torturojne dhe po e shantazhojne qytetarin e kosoves per cdo dite dhe cdo kund, duke ua bere jeten edhe me te rende dhe duke i detyruar ata te nenshtrohen ose duke i nxitur, qe te gjejne rruge nga me te veshtirat per largim nga Kosova
Cka duhet te bejne sot atdhetaret dhe idealistet e vertete, por jo vetem ata, por te gjithe qytetaret e ndershem te Kosoves qe me mund, djerse e gjak punuan me sinqeritetin me te madh per clirimin e Kosoves, demokratizimin dhe zhvillimin e saj, qe u shkrine per liri e demokraci, qe enderruan per nje jete me te mire, jo vetem te tyre, por te femijeve te tyre dhe per nje te ardhme me te mire te popullit per te cilin u shkrine neper burgje, neper llogore e neper vija fronti ?
A duhet qe dhe me tutje te vajtojme si zogjt e qyqes se ,,shoket,, tane po na tradhetojne, se ne ishim dhe jemi idelaist, prandaj ne emer te idealit ne po heshtim e duhet te heshtim deri ne pafundesi ?
A eshte e ndershme qe ajo armate e tere veprimtaresh te sprovuar me qindra here ne sherbim te kombit, te rrije ne heshtje dhe te shikoje plot mllef kete klase banditesh qe po e torturojne, po e vjedhin dhe po e vrasin idealin tone cdo dite ?
A i nderojme shoket dhe familjaret tane te vrare neper burgjet e kazametet Jugosllave, ne demonstrata e ne vija fronti, me arsyetimin se ne jemi idealist dhe se ne nuk mund te bejme asgje me shume ne ndryshimin e kesaj gjendje te mjerueshme qe ka kapluar Kosoven dhe trojet shqiptare te ndara padrejtesisht nga te huajt ?
Une mendoj se duhet te marrim guximin qe kishte dikur i madhi Ukshin Hoti per te dalur ne balle kesaj te keqe, per te luftuar per cdo dite me te, anipse mund te na kushtoj shume, ndoshta edhe me jetet tona. Tekefundit, ne jemi betuar dikur se jemi te gatshem te paguajme cdo cmim per lirine dhe demokracine e vertete, per zhvillimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Nje shembull te mire ne lufte kunder bandes ne pushtet te udhehequr nga ,,shoket, tane te dikurshem, po e jep cdo dite atdhetari e veprimtari Albin Kurti dhe nje grup te rinjesh e atdhetaresh qe jane bashkuar rreth tij dhe Levizjes Vetevendosja.
Pashtu edhe qendrimet e koheve te fundit te profesorit, atdhetarit, ish te burgosurit politik, historianit e luftetarit Jakup Krasniqi, jane sinjal se idealistet dijne te shkelin mbi interesat e tyre personale, mbi karrieren dhe pushtetin per te realizuar endrren dhe idealin e atyre qe sot nuk jane ne mesin tone, por qe me gjakun e tyre u bene meteor qe na shendrisin ne rrugen e lirise, te veretetes dhe te sakrifices, pa pyetur per cmimin dhe sakrificat. Te tille si Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Fatmir Limaj, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Berat Luzha, Nezir Myrtaj, Teuta Hadri, Merxhan Avdyli, Mustafe, Bajrush e Emrush Xhemajli, Gani Syla, Xhemail e Ramadan Pllana, Ramadan Gashi, Durmish Gashi, Ragip Shala, Xhevat Bislimi, Ismet Sylejmani, Ibrahim e Muhamet Kelmendi, Gafurr Elshani, Ilaz Kadolli, Xhevat Zeka, Avdyl Mushkolaj, Sejdi Gega, Shemsi Syla, Fatos Aliu, Haki Morina, Sheradin e Zafir Berisha, por edhe te tjere qe sot jane ne pushtet si Azem Syla, Ramadan Avdiu, Ramiz Lladrovci, Nait Hasani, Halit Krasniqi, Sokol Bashota, Safete Hadergjonaj, Sala Shala, Rame e Shukri Buja, Bajram Ajeti, Syle Zhitia, Rame Vata, Fatmir Shurdhaj, Besim Zymeri, Haxhi Shala, Besim Ilazi, Remzi Elezi, Mehmet Ballazhi, Izmi Zeka, Daut Xhemajli, e ndonje tjeter, por qe kane ende ideal ne shpirt e ne zemer, nese mund te largohen nga rruga e tyre pa krye, do te dijne tu prijne proceseve qe u tradhetuan nga idealistet e dikurshem qe tash jane ne pushtet.

Meqe keto dite po flitet se Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i pakenaqur me zhvillimet politike te Qeverise dhe te partise se tij te deridjeshme PDK, po perpiqet te krijoj nje subjekt te ri politik, ne te cilin do te mund te perfshiheshin te gjithe ata djem e vajza, burra e gra qe asnjehere nuk u lekunden nga idete dhe idealet e tyre kombetare dhe atdhetare, a eshte e mundur qe ne te bashkohemi rreth ketij njeriu, qe u beri balle shume furtunave, presioneve e nencmimeve qe 14 vjet pas ,,clirimit,, dhe te formojme nje krah politik atdhetar, me program te qarte me vizion e me qellim te paster per te ndryshuar gjendjen e rende qe ka kapluar Kosoven ?
Zgjohuni nga gjumi gjaku me i mire i kombit qe ka mbetur ende i fjetur e i neperkembur, bashkohuni rreth ketij burri, leni anash interesat e ngushta, vendet e punes, te japim edhe nje here te gjithe nga pak nga vetja jone, te ngritemi pas shume plageve ne shtat e ne zemer dhe te shpetojme atdheun tone nga gjendja e mjerueshme qe gati sa nuk e kane mbytur hienat qe nuk ngopet kurre me para, pushtet dhe gjak.
Te bashkohemi edhe nje here sic kemi ditur ne situata te veshtira, kur ishim bashke me Kadri Zeken, Rexhep Malen, Afrim Zhitine, Fadil Vaten e Fehmi Lladrovcin, te behemi nje, rreth idealit tone te perbashket dhe te cojme ne vend amanetin e shokeve, t’ju mundesojme te rinjeve e te rejave, femijeve tane nje jete me nder ne vendin e tyre, t’i mundesojme vetevetes nje pleqeri te rehatshme, te japim edhe nje provim para kombit dhe para historise, perndryshe nuk do te na falet kurre ky gabim qe po e bejme tash, me apo pa fajin tone.
_______________
– Mr.sc. Metush Zenuni – Historian, Ish i burgosur politik, Veprimtar i LPK-se, luftetar dhe njeri nga themeluesit e UCK-se, i diferencuar dhe i nencmuar nga pushteti aktual i hajnave ordiner e totalitar, punetor krahu ne Zvicer, per te siguruar buken e gojes per kater femijet e mi, te cilet i lashe ne Zvicer kur u dha kushtrimi per liri nga LPK dhe nga heroi i kombit ADEM JASHARI dhe te cilet tani jetojne, te nencmuar e te diferncuar nga ,,patriotet,, e PDK-se( ish – komunistet e Titos) ne ,,Kosoven e lire,, si te ishin femije te ndonje bashkepuntori te Serbise.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura