NAIM PRELVUKAJ: NE KEMI TË DREJTË TË PROTESTOJMË MË ZË TË LARTË! KU JANË PRISHTINA E TIRANA, PSE HESHTIN?! (VIDEO)

Pashtriku.org, 27. 10. 2013: ‘Unë si përfaqesues i këshillit koordinues, kundër hapjes së deponisë, me lejoni ti them disa fjalë,sepse duhet ta ndëgjoni fjalën e pakënaqsisë së qytetarëve. Ky shtet me ligjet e saj lejon që të mbahen edhe protesta, po e shihni mirë se kjo është protestë paqësore, protestë për mbrojtjen dhe të drejtën për ajër të pastër, që ti mbrojnë dhe ti ruajn mushkritë e fëmijve të tyre. Ju kemi marrë disa shembuj në disa pamfleta, mendoj se këtu në mesin e këtyre puntëorve ka njerëz të vetëdijshëm dhe prind. Ne kemi dalë këtu me pleq deri në 100 vjeç me fëmijë me njerëz që nuk kërkojnë asgjë tjetër veç se ta mbrojnë ambientin e tyre që i rrethon. Ne i kemi lexuar të gjitha rregullat, ligjet mbi ndërtimin e deponive, në këtë shtet qartë shihet nëse përmbushen ose jo këto kritere. 100% mund të ju siguroi, i garantoj gjithë njerëzit e pranishëm se nuk përmbushën, e që është më e keqja ne jemi akoma në proces gjygjësorë, akoma nuk ka mbaruar asgjë, çka është kjo dhunë mbi qytetarët. Ne do tu’a plotësojmë dhe do ta rrespektojmë urdhërin tuaj, do të shkelni mbi vullnetin e qytetarëve, kush do të shkel mbi vullnetin e këtyre qytetarëve do ta përcjell mallkimi nga këta banorë brez pas brezi, edhe nëse ju do të jeni ata. Le ta di kryetari i komunës, le ta din Orhan Shahmanoviq, le ta di Xhavid Shaboviq, le ta dinë të gjithë përfaqësuesit politikanë se kjo është sjellje e ultë qytetare, provinciale e tipit të mesjetës. E një shtet i cili pretendon integrimet euroatlantike nuk i shkon kjo sjellje. Po ja u themë se e kemi mbështetjen e një akademiku të madh jo vetëm i popullit të Malit të Zi por edhe i ballkanit e botës, akademik Jevrem Bërkoviq. Do ta shkelni edhe vullnetin e promovuesit të madh të pavarësisë së Malit të Zi, do ta shkelni edhe vullnetin e të gjithë qytetarëve të vullnetit të mirë të Malit të Zi e jo vetëm qytetarve të Martinajve, të Dosugjes, të Zagrajës e vendasve tjerë. Ne kemi të drejtën të protestojmë me zë të lartë të bërtasim, të shajmë sepse në ligjet e këtij shteti pranohen edhe protestat, mos më thuani se nuk pranohen protestat. Mu përgjigjni në pyetje a janë të lejuara protestat?!…


Shikoni Fjalimin e Kryetarit të Këshillit Koordinues kundër deponisë Naim Prelvukaj:

Kurse fjalimin e z. Prelvukaj drejtuar autoriteteve komunale dhe ndërmarrjes publike për çështje banesore si dhe policisë mund ta ndiqni këtu:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura