NË SHKUP U PËRGJAKËN SHQIPTARËT NGA NJËSITE SPECIALE MAQEDONASE (FOTO+VIDEO)!

Pashtriku.org, 05. 07. 2014 – Dje në Shkup u organizua një protestë e shqiptarëve kundër vendimit të gjykatës maqedonase për burgim të përjetshëm ndaj gjashtë shqiptarëve në rastin “Monstra”. Protesta nisi në ora 13 e 30 minuta nga kompleksi Çairçania në drejtim të Gjykatës Themelore Shkup 1. Me thirrjet “Ne nuk jemi terroristë”, “Kërkojmë drejtësi”, “Jankullovska terroriste”, “Ali Ahmeti tradhëtar”, “Mijallkovska drzhava (shtet Mijallkovi)”, “UÇK”, “STOP rasteve të montuara”, … protestuesit arritën tek gjykata themelore Shkup 1, ku dhe eskaloi situata. Më shumë se tre orë ka zgjatur përleshja mes protestuesve dhe policisë, në të cilën u lënduan disa protestues dhe disa pjesëtarë të policisë, si dhe u arrestuan disa protestues. Policia përdori bomba me gaz lotsjellës, shok bomba dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që herë pas here qëllonin me gurë.
***
Më shumë se fjalët flasin fotografitë (Videot) për përdorimin e dhunës së egër nga njësitë speciale maqedonase kundër protestuesve shqiptar!

………………………………



…………………………………………..

(Përgatiti pashtriku.org, Sh.Berisha) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura