NISMA E DRENASIT DHE AJO E VITISË KUNDËR KOALICIONIT TË NISM-ës ME AAK-në!

Pashtriku.org, 24, 04. 2016: (DEKLARATË) – NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas,me datë: 24.04.2016,ora 16:00, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zhvillimet politike brenda subjektit tonë politik NISMA për Kosovën, dhe në aktivitetin opozitar.
Tema kyçe e debatit ishte marrëveshja për koalicionin parazgjedhor NISMA/AAK.
Si përmbledhje e debatit gjithëpërfshirës të anëtarëve të Kryesisë dhe aktivistëve,
Nisma e Rinisë për Kosovën-Drenas,del me këtë
QENDRIM:
I – NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas vlerëson se aktiviteti i koordinuar mes subjekteve politike opozitare përmes ‘Opozita e Bashkuar’ ka arritur moblizim dhe përkrahje gjithëpopullore në funksion të dy kauzave për të cilat ishim mbledhur:Kundërshtimi i ‘Zajednicës’ dhe Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, përmes Peticionit me mbi 205 mijë nënshkrime,Tribunave e takimeve në secilin qytet të Republikës së Kosovës,tri protestat gjithëpopullore me pjesëmarrje masive,si dhe aktiviteti i vazhdueshëm kundërshtues i deputetëve opozitarë brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës,
II – ‘Opozita e Bashkuar’ me aktivitetin e saj kishte ‘ndikuar’ në dërgimin e ‘Zajednicës’ në Gjykatën Kushtetuse nga Presidentja e Republikës së Kosovës,zonja Atifete Jahjaga,asisoj që me vendimin e saj,Gjykata Kushtetuese e shpalli ‘Zajednicën’ antikushtetuese dhe të pa ligjshme,duke dëshmuar të drejtën e kundërshtimit tonë,ndërsa për temën e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi,që konsiston në faljen e 8200 hektarëve tokë Malit të Zi,shqetësimin tonë e mbështesin me fakte shkencore,gjeografë vendorë e ndërkombëtar.

III – NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas,vlerëson se veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara të AAK/NISMA brenda Opozitës kanë dëmtuar intensitetin e aktiviteteve kundërshtuese,si dhe kanë penguar hapat drejt unifikimit të platformës së përbashkët politike të subjekteve opozitare.
Pasi që,tash e sa muaj ‘Opozita e Bashkuar’,si e tillë jo vetëm që ishte garanci që Marrëveshjet antikushtetuese nuk kalojnë,mirëpo ajo ishte kthyer në shpresë për vendin,dhe alternativë për qeverisjen e Republikës .
IV – Marrëveshja për koalicion parazgjedhor mes NISMA/AAK,është nënshkruar dhe formalizuar njëanshëm ,dhe pa konsultimin e strukturave dhe anëtarësisë së subjektit tonë politik,në anën tjetër nuk ka përputhje ideologjike a politikash mes dy subjekteve politike NISMA/AAK për një bashkim të tillë.Ne konsiderojmë që ky koalicion është hap prapa për NISMA për Kosovën,për bashkimin opozitar,dhe për shpresën e qytetarëve në alternativën dhe konsistencën tonë.
V – Ne besojmë që pozicionimi i atillë i NISMA për Kosovën se nuk ka ‘vija të kuqe’ për asnjë subjekt politik,përfshirë aty partitë politike në pushtet(Koalicionit të Rashkës),dëmton seriozitetin dhe rrugen tonë opozitare drejt ndërtimit të një alternative për qytetarët e Republikës së Kosovës
VI – Efekti kryesor i Koalicionit NISMA/AAK është shkatërrimi i “Opozitës së Bashkuar”,asisoj zgjatja e jetës së Koalicionit të marrëveshjeve antikushtetuese PDK/LDK/Srpska. Koalicioni parazgjedhor NISMA/AAK nuk gjen shpjegim tjetër në kontekstin politik aktual në vend.
VII – NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas përfundimisht vlerëson që koalicioni parazgjedhor NISMA/AAK është i panevojshëm,i paarsyeshëm,I dëmshëm për rolin opozitar në përgjithësi,dhe për NISMA për Kosovën,në veçanti.
VIII – Rrjedhimisht NISMA e Rinisë për Kosovën,anëtarët e kryesisë dhe aktivistët e saj të mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme,me dakordimin e plotë të anëtarëve të saj e konsideron koalicionin parazgjedhor NISMA/AAK të pa menduar mirë,dhe të dëmshëm për konceptin e ‘Opozitës së Bashkuar’,ndërsa të favorshëm për Koalicionin PDK/LDK/Srpska.
Si e tillë NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas distancohet nga ky koalicion,dhe të tillë si të pa qenë.Ne ftojmë liderët,dhe anëtarët e kryesisë së NISMA për Kosovën për reflektim dhe ri-mendim të pozicionimit politik opozitar.

Drenas,24.04.2016,ora:16:00
NISMA e Rinisë për Kosovën-Drenas

***
RINIA DHE AKTIVISTËT E NISMËS NË VITI KUNDËRSHTOJNË FUQISHËM KOALICIONIN-BASHKIMIN ME AAK-në
Kryesia e Rinisë së Nismës për Kosovën në Viti ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme për të analizuar situatën e krijuar pas koalicionit parazgjedhor NISMA/AAK-në. Në këtë mbledhje ishin të ftuar edhe aktivistët e degës dhe anëtar të Kryesisë së degës së Nismës për Kosovën në Viti.
Si përmbledhje e debatit gjithpërfshirës të anëtarëve të Kryesisë dhe aktivistëve të degës së Vitisë, Kryesia e Rinisë së Nismës për Kosovën në degën e Vitisë del me këtë:
QENDRIM
1) Kryesia e Rinisë së Nismës për Kosovën në Viti vlerëson se Opozita e bashkuar ka ngjallur shpresat për ndryshim në shoqërinë tonë dhe ka arritur të mobilizojë në protesta kundër dy marrëveshjëve famëkëqia për Kosovën mbi 100 000 qytetar të Kosovës nga të gjitha kategoritë shoqërore pa dallim rajoni.
2) Opozita e bashkuar si e tillë jo vetëm se ishte garanci se Marrëveshjët nuk do të kalonin, por ishte edhe një forcë e bashkuar gjithkombëtare që ia kishte kthyer vendit shpresën për një jetë më të mirë pas ikjes së mbi 100000 shqiptarëve të Kosovës nga vendi.
3) Opozita e Bashkuar kishte ngritur entuziazmin ndër aktivistët, por edhe në popullatë se do të dilte forca e parë në zgjedhjet e ardhshme me fuqinë e nevojshme për të realizuar ndryshimin e pritur nga populli i Kosovës.
4) Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar pa konsultimin e strukturave të partisë, të cilat janë informuar kryesisht përmes medieve duke gjetur të papërgatitur si opinionin e gjerë edhe strukturat e partisë dhe si e tillë konsiderohet si “thikë mbas shpine”.
5) Efekti kryesor i marrëveshjes është shkatërrimi i Opozitës së bashkuar dhe elektroshok për zgjatjen e jetës së koalicionit PDK/LDK. Koalicioni parazgjedhor nuk gjen shpjegim tjetër në kontekstin politik aktual të vendit.
6) Kryesia e Rinisë së Nismës për Kosovën në degën e Vitisë, aktivistët e degës të mbledhur në tubim të jashtëzakonshëm vlerësojnë se koalicioni parazgjedhor AAK/Nisma është i pa nevojshëm, i paarsyeshëm, i dëmshëm për vendin në përgjithësi dhe Iniciativën NISMA në veçanti dhe nuk sjellë dobi tjetër veç se si mundësues i zgjatjes së jetës së koalicionit PDK/LDK.
7) Si rrjedhojë Kryesia e Rinisë së Nismës për Kosovën në Viti e mbledhur në asamble plenare me shumicën e aktivistëve të degës e konsideron koalicionin AAK/NISMA si të dëmshëm për vendin dhe per konceptin e Opozitës së bashkuar, ndersa të favorshëm për koalicionin PDK/LDK. Si të tillë Asambleja distancohet nga koalicioni parazgjedhor me AAK dhe e konsideron si të pa qenë dhe të pa vlerë njëzëri me shumicën e degëve të NISMËS PËR KOSOVËN në vend.

Viti, 22.04.2016 KUVENDI I AKTIVISTËVE TË DEGËS SË VITISË &
KRYESIA E NISMËS PËR KOSOVËN DEGA NË VITI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura