NUHI BYTYQI: MOS SHKELNI MBI GJAKUN DHE AMANETIN E DËSHMORËVE TË KOMBIT

(Prizren, 04. 02. 2013) – Në historinë e popullit shqiptar andej dhe këtej kufirit ngjarjet janë përsëritur jo njëherë por shumë herë. Kanë filluar të ringjallen lugetërit e një periudhe të hidhur, që populli shqiptar e ka ende shumë të freskët në kujtesën e vetë. 23 marsi 1989 për Shqiptarët e Kosovës ngërthen në vete ngjarje ca të këndëshme por edhe aso të hidhura. Në këtë ditë komunistët në Prishtinë votuan ndryshimet Kushtetuese dhe nga ajo kohë shqiptarëve të Kosovës edhe ajo pak autonomi që e kishin ia morën dhe ajo u shkri në përbërjen e tërsisë teritoriale dhe politike të Sërbisë.
Paraprakisht komunistët shqiptar të Kosovës, (para 24 vitesh) ato ditë dimri kishin filluar aksionin për t’ua mbushur mendjen popullit të lodhur dhe të përgjakur që t’i pranojnë këto ndryshime kushtetuese, apo si thonin vetëm disa amandamente të kushtetutës. Këtë truk populli nuk e gëlltiti dot. Shqiptarët që ishin anëtarë në këtë parti ogurzezë po i dorëzonin librezat e partisë komuniste të Jugosllavisë.
Një fjalë popullore thotë prej sherrit s’ka asnjë pikë hajri. Populli shqiptar u zgjua nga gjumi shekullor kush me fjalë, kush me gurë kush me plumba e kush me diplomaci. Kosova po vërsulej, por nuk kishte kthim mbrapa. Pos grupeve me orientim politik, grupet tjetra me demonstrata paqësore, kurse një grupë i tretë po përpilonin strategji për formimin e grupimeve ushtarake.

Binomi komunist: Rrahman Morina&Azem Vllasi.

Falë luftës së armatosur të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por jo vetëm të Kosovës por pati edhe trima nga të gjitha viset e trojeve shqiptare por edhe një pjesë e konsideruar e diasporës edhe materialisht edhe ushtarakisht luftuan ballë për ballë me ushtarët e paramilitarët sërb dhe aleatët e tyre shekullor. Duke parë këtë përballje të çlirimtarëve tanë me gjithë këto forca gjakpirëse, aleatët e shqiptarëve u zgjuan dhe falë bombardimeve të aleancës ushtarake të NATO-s ne u çliruam.
Edhe Pavarësia e Kosovës u shpallë këto ditë dimri – pikërisht më 17 Shkurt 2008 me përkrahje të Amerikës dhe disa shteteve Europiane, dhe ne tani po frymojmë pak më shlirë, po them kështu sepse sot me datë 03. 02. 2013 në “gazetën Kosova sot” shkruan “Plan i Ahtisarit model për Luginën” dhe kush propozon një profesor i “nderuar” Arsim Bajrami njeri kyq në përpilimin e Kushtetutës tonë. Thash me vete ky është apsurdi i dytë…
Profesori thirret në emër të popullit të Luginës, duke thë se” Publikisht kanë kërkuar përmes përfaqësuesve të tyre, trajtim më dinjitoz në respektimin e të drejtave të tyre dhe kjo duhet të merret në konsiderate, duke vazhduar më tej – Gjithsesi, shqiptarët e Luginës pretendojnë të kenë së paku çerekun e të drejtave që i kanë serbët në Kosovë”.
Po pse profesor i “nderuar” të dalë nga goja juaj kjo alternativë e nënshtrimit të përjetshëm për popullin shqiptar në atë pjesë të Kosovës, ndërkohë që Sërbia me mish e shpirt po lufton për sërbët në pjesën veriore të Kosovës dhe me çdo çmim kërkon aneksimin e kësaj pjese të Kosovës. Turp profesor për ju dhe të gjithë ata që mendojnë si ju. Një shtresë e të përvuajturve, të luftëtarëve dhe të burgosurve nuk do të pajtohen me këtë platformë, dhe dasht zoti të mos jetë në agjendën e qeverisë dhe presidencës.
Dhe me këtë rast kërkojë që të mos mbështetet kjo ide e prof.Bajramit,
dhe si e tillë të hudhet në shportën e harresës, dhe të mos shkilet mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve të UÇPMB-së, se do ju mallkoj ai gjak. Ata nuk kanë luftuar për të mbetur me Serbinë por për t’u ndarë njëherë e mirë prej saj, e për t’u bashkuar të gjitha tokat shqiptare: në Luginë, në Maqedoni, në Kosovë, në Çamëri dhe në Shqipëri.

PRANDAJ, MOS SHKELNI MBI GJAKUN DHE AMANETIN E DËSHMORËVE TË KOMBIT!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura