PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

Me funksionimin e Serbisë në Dardani

PAKOJA E AHTISARIT PO BËHET VARR I REPUBLIKËS SË AHTISARIT!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022

Sekretari i përgjithshëm i partisë NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi në një postim të publikuar në Facebook me titull: “Republika e tretë” kalon përmes ndarjes së Kosovës!”, fillimisht ka prekur plagën e natyrës gjenocidale të shtetit serb që sipas tij është “humbje kohe nëse debatin publik e orientojmë në atë se kush do të sjellë më shumë argumente për të treguar se kush është Serbia dhe cilat janë qëllimet e Serbisë për Kosovën!”.

Zotin Sherifi me këtë rast nuk e shqetësojnë shumë qëllimet e qarta të Serbisë, por e shqetësojnë diçka tjetër: “dilemat” dhe “qëllimet e qeverisë aktuale për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës!”.

“Përderisa qëllimet e Serbisë janë të qarta, ajo që është thelbësore në këtë kontekst politik ka të bëjë me dilemat se cilat janë qëllimet e qeverisë aktuale për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës!” ka shkruar Bilall Sherifi.

Dhe sipas sherifit të Nismës Socialdemokrate strategjia e Albin Kurtit është krijimi i “Republikës së Tretë” nëpërmjet zhbërjes së “Republikës së Dytë”, të shpallur më 17.02.2008, të cilën unë në vazhdimësi e kam quajtur si “Republikë e Ahtisarit”!

“Orientimi strategjik i Albin Kurtit për krijimin e “Republikës së Tretë” kalon në mënyrë të pashmangshme nëpërmjet zhbërjes së “Republikës së Dytë”,  të shpallur më 17 shkurt 2008, e që ai dhe ithtarët e tij e quajnë Republikë e Ahtisarit!” – ka nënvizuar ai.

Në vazhdim sherifi i kësaj partie konstaton se “zhbërja e “Republikës së Dytë” krijon parakushtin serb për ndarjen e Kosovës” dhe “për këtë arsye” thotë ai “të gjitha aktet që shkojnë në funksion të dështimit të funksionimit të Kosovës si shtet, pa marrë parasysh nga kush bëhen, kanë një emërues të përbashkët: shkatërrimin e Republikës së Kosovës dhe ndarjen e saj!”

Me këtë çasje që ka duket që Sherifi akoma nuk e  kupton se, zhbërja, shkatërrimi apo ndarja e Republikës së Ahtisarit mund të vijë si pasojë e Pakos së Ahtisarit (e cila më 9 prill 2008 u shndërrua në kushtetutë) ku u dizajnuan 10 komuna etnike serbe; pastaj u la hapësirë për formimin e një zajednice (të një asociacioni me komuna etnike serbe); u definuan 44 zona të veçanta e të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe”, dhe të gjitha këto së bashku me vendet e rezervuara dhe shumicën (2/3) për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës; pastaj funksionimi i arsimit (nga qerdhet deri në universitet) me planprograme të Qeverisë së Serbisë; funksionimi i Shëndetësisë (nga qendrat ambulantore deri në qendra spitalore) nën kontrollin e Serbisë; funksionimi i bankave të Serbisë, telekomit të Serbisë dhe jo vetëm…

Zoti Bilall Sherifi,

Me këto të dhëna faktike del se, është Pakoja e Ahtisarit që ia ka mundësuar funksionimin organeve të Serbisë në Kosovë, dhe në këtë mënyrë ka lejuar shkatërrimin e integritetit të brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike, që do të thotë zhbërjen, shkatërrimin apo ndarjen e Republikës së Ahtisarit, që ti e quan Republikë të Dytë!

Dhe krejt në fund!

Duke pas parasysh këtë gjendje kritike, duket që Pakoja e Ahtisarit po bëhet varr i Republikës së Ahtisarit!

++++++++++++

KËSHILLAT E SEKRETARIT TË NISMËS SOCIALDEMOKRATE PËR OPOZITËN DHE SFIDA E KRYEMINISTRIT ME MARRËVESHJET E NËNSHKRUARA NË BRUKSEL!

Nga Sheradin Berisha, 26 Tetor 2022

_______________

PAKOJA E AHTISARIT GJENERATORI I KRIZAVE POLITIKE

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 05. 11. 2022

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura