PËRPARIM DEMI: TRANZICIONI I LODHUR

Bukuresht, 25. 11. 2014 – Edhe pa u zgjatur shumë, prap është e vështirë ta përshkruash me dy fjalë këtë periudhë të gjatë që s’po mbaron. Do mundohem ta përmbledh.
Sistemi
Gjatë një legjislature fuqia, pushteti koncentrohet në një dorë, e cila përfaqson një parti, ose më mirë të themi interesin e një grupi në krye të një partie apo të një kualicioni partish. Kështu pas ҫdo periudhe zgjedhjesh, premtimet e bëra para popullit reduktohen ose harrohen dhe zbatohet një politikë tjetër, e cila nuk ka qënë shpallur gjatë fushatës, por të cilën liderët politik u premtonin në biseda private financuesave të tyre. Kuptohet se interesat e politikës sunduese nuk përputhen fare me atë të qytetarëve të thjeshtë, bile shpesh ndodhen në anën e kundërt.

Ky fenomen është përsëritur në të gjitha zgjedhjet e bëra në vëndet e ish kampit socialist gjatë periudhës mbas rënies së murrit të Berlinit e deri më sot. Në fakt nuk është një gjë e re, pasi në një periudhë më të herëshme (interbelike) dhe në vëndet perëndimore ka ndodhur po ky proҫes, i cili solli vendosjen e diktaturave komuniste dhe më tej atë fashiste. Atëhere propaganda ose retorika politike shpalli demokracinë si objektivin e saj, për të fshehur vendosjen e diktaturave. Aplikimi i dhunës në emër të demokracisë u ofrua si i vetmi instrument zhvillimi, vendimet e strukturave shpalleshin në emër të popullit për ta bërë atë formalisht bashkëfajtor të krimeve. Megjithatë këto diktatura politike dështuan, por ja që sot po asistojmë në përgatitjen e terenit për vendosjen e një regjimi tjetër botëror, atë të diktaturave financiare. Në vëndet e lindjes oligarkët post-komunistë rikthehen në politikë duke adoptuar slloganet perëndimore. Në disa vënde ja kanë dalë mbanë, në disa të tjera akoma jo plotësisht dhe vetëm në pak vënde ju është prerë rruga, ndoshta jo përgjithmonë.

Sot flitet për shtetin e së drejtës, ku drejtësia duhet të jetë e pavarur nga politika.
A është kjo shprehje një utopi e shekullit 21?
E drejta, e parë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë merr ngjyra dhe forma të ndryshme. E drejta për tu pasuruar individi ra ndesh me të drejtën e ndarjes së fitimit shoqëror, me të drejtën e shërbimeve të detyrueshme që duhet të përfitojnë qytetarët me të drejta të barabarta. Shpesh ligjvënësit ndjehen mbi ligjin dhe kur s’gjejnë rrugëdalje tjetër, e deformojnë, e ngatërojnë, i komplikojnë aq shumë ligjet sa bëhen absurde dhe të pa aplikueshme dhe të padrejta. Legjislacioni u ndërtua si labirinti ku vetëm avokatët e shkathët ja gjejnë daljen. Avokati i popullit, i cili duhet të vigjëlojë për respektimin ligjor të së drejtës, është transformuar në asistent qeveritar për ta justifikuar dhe për ti mbajtur ison dhe për të shuar revoltat. Gjykatën kushtetuese e transformuan në një bisht të zgjatur të pushtetit, kurse presidentit i dhanë rolin e aktorit që reciton në raste solemne.
Apo kjo është vetëm një maskë që fsheh fytyrën e vërtet të globalizmit?
Ҫfarë lidhje ka globalizmi me shtetin e së drejtës, për të cilën flitet gjithandej dhe u vihet si kusht sheteteve kandidate për integrimin në BE. Aktualisht kjo përmblidhet vetëm në një fjalë – Reforma!, të cilës i referohen të gjitha organizmat ndërkombëtare për vlersimin e vëndeve të lindjes apo qeverive të tyre kalimtare. Baronët lokal, ish nomenklatura e rangut të dytë ose të tretë komuniste, të mbështetur në rrjetin informativ, duke ngritur strukturat e koruptuara shtetërore, arritën të përvehtësojnë pasuritë dhe ekonominë e vendit të tyre. Ato në bashkpunim me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe rrjetin bankar hermetik të pangopur, krijuan sistemin e shplarjes së parave të zeza në vëndet e tyre. Meqë u fuqizuan shumë, aq sa filluan të konkurojnë miliarderët fisnik të perëndimit, kupola e vjetër filloi operacionin e higjenizimit apo sterilizimit që u emërtua “REFORMA”. Kjo kishte dy objektiva:
– eleminimin e konkurencës financiare në nivelin global dhe
– reduktimin e sovranitetit vendor në kuadrin e integrimit.
Objektivi final është KONTROLLI i plot ekonomiko-finaciar dhe politik.
Ja ku arritëm tek teoria e konspiracionit që zgjon kureshtjen e gjithkujt, e cila ushqehet nga masmedia e profiluar në manipulimin e sofistikuar, e organizuar dhe e financuar qoftë dhe nga lindja perëndimore, apo rilindja botërore, rajonale dhe vëndore. Shoqërisë civile i erdhi zëri dhe këndoi me partiturat e dhuruara me gjith shpirt nga Soros. “Sekretet” e kupolës i shiten publikut në mënyrë të dozuar, gradual dhe të diversifikuar. Personazhet si Rotshild, Masoneria, Klubi Bilderberg etj., akuzohen nga autorë librash dhe analistë të apasionuar, për experimente sociale të nivelit kontinental dhe botëror, ku vëndeve të vogla nuk u jepet asnjë shans për mbijetes jashtë skemave të planifikuara paraprakisht.
Histori e shkurtër.
Kthehemi tek murri i Berlinit, ku thanë se lufta e ftohtë u shua. Si kështu? armiqtë u bënë miq dhe filluan të bashkpunojnë. Të bashkpunojnë për ҫfarë? – sigurisht për vendosjen e paqes dhe luftën kundër terorizmit. Pra, në këto kushte “teroristët” e stërvitur nga CIA apo KGB-ja gjatë luftës së ftohtë s’kanë më asnjë shans – kujtuam të gjithë. Thamë se puna mbaroi, por ja që lufta vazhdon, dikush vazhdon ti hedhi dru zjarrit.
Sot Rusi e prishi marrëveshjen dhe i ftohti filloi të fryjë prap nga lindja. Hesapet s’paskan qënë në regull, haj ti shohim edhe një herë – thotë Putin. Sipas tij Gorbaҫovi gaboi, lëshoi shumë pe ose i doli doret situata plakut. Tani jemi ne – vazhdon ai – nuk bënë kështu, prandaj po e rivendosim vet ekuilibrin nga e para. Ju merrni Ҫekinë, Poloninë etj., Ballkanin e kemi ne. Aty ndërhyn gjermani – prit mos të nxitohemi, ta marrim shtruar. Allishverishi vazhdon. Jemi në krizë të plotë, Gjeorgjia, Ukraina sipas tij e luajtën bishtin prandaj e kanë me hak tu hiqet veshi. Hungaria, Sërbia me Bullgarinë po rrinë si në gjëmba, hall kanë, s’dinë nga tja mbajnë. Rumanis i vjen rradha më vonë, me të vegjëlit s’ka problem, diskutojnë.
Tërheqja e litarit po hyn në një faze të re. Po u lodhën lojtarët puna do mbaroj shpejt, përndryshe do ketë pjesë dhe për brezat e ardhshëm të plotësojnë ekipet.
Reforma
Skema ishte e thjeshtë, u rekomandua të falimentojmë industrinë dhe bujqësinë jo kompetitive, ti privatizojmë ato për dy pare, pjesët interesante tua shesim shumkombsheve, të cilat kanë eksperiencë në shfrytëzimin e burimeve. Investitorët erdhën me veglat e tyre të punës dhe mbajtën në vënd pagat e ulta që të mos rritej inflacioni. Papunësia u zgjidh duke i hapur deriҫkën mbrapa krahut të lirë të punës, që të kontribojë për buxhetin e mbingarkuar perëndimor. Tregu u pushtua nga hipermarketët gjigandë, të cilët mbushën tregun dhe krijuan kushtet për transformimin e popullatës në konsumator dependent. Kontrollin financiar e morrën në dorë bankat perëndimore, kurse qeveritë u krijuan lehtësitë, s’u kërkuan shumë hesap. Reforma në energjitikë – domethenë tua lësh perëndimorve të na e shesin energjinë. Reforma administrative – shteti atrofizohet dhe vëndi të ndahet në copëza rajonale më lehtë të kontrollueshme. Kështu decentralizohet vendimarrja dhe pengohet riardhja e diktatorëve të ҫmëndur. Reforma e edukimit – copy-paste i sistemit shumëngjyrësh mozaik që prodhon manaxherët e papunë, lidershipat e uritur, avokatët llafazan, përkthyes dhe shumë vullnetarë të gatshëm për implementimin e programeve integruese. Reforma në shëndetësi – prodhoi mjek dhe asistenta për të mbushur me personel spitalet perëndimore. Kështu lindja e varfër financoi dhe kontriboi për ruajtjen e standartit “high level” në shërbimin shëndetsor perëndimor. Shumkombëshet farmaceotike afruan shpejt ndihmat e tyre për zëvëndësimin e ilaҫeve autohtone me kutit shumë ngjyrshe të tyre që mbanin emra të rëndë që mbushën ekranet televizive. Si përfundim kontrolli i ekonomisë dhe i fitimit u transferua gradualisht në perëndim, duke lënë në vënd një fond minimal për mbijetesë. Kjo ishte taksa e hyrjes. Pa hyrë në detaje të tjera, ky proces zgjati 20 vjet. Kuptohet nuk ishte një vijë e drejtë, por dallgë-dallgë. Pati një mirkuptim të madh fillimisht dhe shumë entuziazëm, të gjithë donin të bëheshin si Europa – kjo ishte karota. Nuk duhet të haroj kreditë që erdhën pas falimentimit të ekonomisë, ishin me fajde mjaft të arsyeshme, të cilat sot hanë pjesën e majme të taksave, shumë miliarda, sa t’ja ulin kurizin edhe më të fortit. Qeveritë vëndase rritën taxat dhe më pak rrogat, buxheti rritej paralel me ҫmimet dhe fuqia blerëse zbriti, inflacioni kontrollohet nga jashtë tani. Tuneli u zgjat dhe karota u zvoglua, por tash është vonë se rruga pa kthim u bë. Tatpjeta mbaroi dhe filloi e përpjeta, kjo qenka dhe më keq. Prodhimi i madh, eksporti u rrit, po fitimi ku shkoi? – pyet mileti. Perspektiva na buzqesh.
Ashtu si gjella do krip dhe erëza, dhe reforma nuk është sade. Të drejtat e njëriut, të gruas, e homoseksualëve, e kalamajve dhe e minoriteteve, mjedisi, media dhe drejtësia e “pamvarur”, demilitarizimi, edukimi, liria e besimit,….,e deri tek zgjedhjet e lira. Kisha dhe xhamia, si kërpudhat pas shiut u shtuan, prosperiteti fetar i ngritur mbi ndihmat “zëmërgjëra” dhe na ndihmoi shumë të zgjedhim qeveritë që deshën. Të gjitha të mira dhe të bukura, për së mbari, veҫ pak avash dhe jo komplet. Erdhën këshilltarët dhe s’ishin pak, apo se kishin barkun e madh. Ndihmë madhe s’ke ҫu thua. Ku u gjetën gjithë ata?
Nuk e di si shkoi reforma në vëndet e tjera, por në Rumani u bënë ca punë. Kuptohet me copa dhe vënde vënde. Sa e kishte e majta fuqinë u shtuan vilat e baronëve. Filloi të publikohej lista e 300 milionerëve dhe miliarderëve më të mëdhenj, të cilët thithën parat publike për vite me rradhë. Më në fund u bëmë dhe ne si gjithë bota, krijuam oligarkët dhe mogulët tanë dhe shoqëria u nda më dysh. Dhjet vitet e fundit Presidenti i djathtë e ndau mëndjen me perëndimin, por qeveria prap u bë e majtë dhe se kishte me gjithmënd, sa në Bruksel e në Pekin. Luftë e madhe në televizor, thua se u vranë.
Korupsioni
Ky u kthye në fenomen gjithpërfshirës, “Shih rushi rushin dhe piqet”. Duhej ndarë “bakllavaja e mbetur” – pasuria e ngritur për gjysëm shekulli. Pjesën e luanit e patën “djemtë e shkathët”, ata që patën ҫelsat në dorë, therimet i mblodhën të tjerët, ndërsa populli lëpiu tavën. Lufta kundër këtij fenomeni filloi menjëherë, gjykatësit e zellshëm dënuan hajdutët e pulave, se ata që vodhën thesarin nuk dukeshin, ishin pa emër dhe pa adres. Populli shihte vilat, hotelet, restorantet lluksoze që ngriheshin dhe kujtonte se aty shkonte ajo që i takonte dhe atij. Askush s’u tha se ajo ishte maja e ajzbergut, pasi 99 % doli jashtë teritorit në forma të ndryshme. Më në fund pas 20 vjetësh, me insistimin e kupolës perëndimore, në Rumani ranë dhe po bien ca koka dhe qafa të trasha – thonë se ky është fillimi i vërtet. Në Shqipëri akoma s’ka filluar. Bëni durim se do u vijë rradha. Këto ditë në Rumani, në presidencialet fitoi thellë zgjedhjet Klaus Johannis, një njëri i thjesht i etnis gjermane. U gëzua populli, fërkoi duart perëndimi, ndoshta ky do jetë shansi i këtij vëndi. Rëndësi ka që humbi e majta dhe nuk i morri të gjitha frenat në një dorë. Ky premtoi se hemoragjia e baronëve do vazhdojë dhe shteti i së drejtës do bëhet realitet. Jam pak skeptik , por ku i dihet! Të shpresojmë.
Kaluam ditë të nxehta në Bukuresht. Baronët prisnin amnistinë e pregatitur, të nxirnin Asat e vet nga burgu, kokat e rëna, të sakrifikuara, që do i garantonin imunitetin. Një ditë, e paharuar do bëhet kjo datë (16 Nëndori), kur tullumbacia e majtë u shpua, populli u dha votën negative. Si gjithmon, kur ra tërmeti, minjtë vrapuan të parët të gjejnë vrimat që të fshihen, armiqtë u bën prap miq dhe pregatiten për ballon festive. Të lehurat pushuan, kuptohet për pak kohë.
Hija pansllaviste që zgjatej kërcënueshëm drejt Ballkanit u ndërpre prap dhe gjermani e fitoi edhe këtë raund. Ҫ’ekuilibri u ekuilibrua njëfarësoj, tani shtabet korrigjojnë planet dhe vënë piketat e reja. Po vjen dimri dhe i ftohti bashkë me të. Të mbash fjalën sot është bërë gjë e vështirë, as të mëdhenj se kanë më këtë lluks. Një miku im u gëzua, më në fund iu dha kredia dhe hyri në shtëpi të re, të nesërmen mbeti pa punë. Frika, pasiguria sjell panikun, sociollogët bëjnë sondazhet të pafund, të rradhës, meteorollogët buzqeshin të zënë në gabim, por ja që moti është bërë kapriҫioz. Ndoshta pasi të hedhim dhe ca satelitë të tjerë të na përgjojnë, do marrim vesh me afërsi se kur do dali dielli të na ngrohë.
Ne brezi i humbur duhet të sforcohemi të ruajmë optimizmin e fillimit dhe jo për ne, por për brezat e rinj të hallakatur. Si tja bëjmë të jemi me një mëndje të bashkuar, kur era fryn nga të gjitha anët dhe s’di nga të kthehesh që mos ta kesh përball.
Lufta e ftohtë s’ka mbaruar, këtë e sheh dhe qorri, por e nxehta do jetë edhe më keq. Ne, të shurdhuar nga retorika lokale, e kemi të vështirë ti shohim gjërat që duken nga maja e Brukselit. Kurse globalizmin botëror, që ndodhet mbi retë europiane, nuk e shohim fare, prandaj po e mbyll këtu, pasi dhe me kaq më duket shumë, aq sa s’na e kap syri ynë i vogël dhe as që e dëgjojmë dot me veshët tona të mbushura me dyll. Për të kuptuar as që bëhet fjalë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura