PLANI SIONIST PËR KRIJIMIN E SHTETIT TË IZRAELIT NË SHQIPËRI! (DЁSHMI ARKIVORE + VIDEO)

Nga arkivi i fb, më 30 qershor 2025

PLANI SIONIST PËR KRIJIMIN E SHTETIT TË IZRAELIT NË SHQIPËRI!

(DЁSHMI ARKIVORE + VIDEO)

Në mesin e viteve 30-të Gjermania naziste intensifikoi përndjekjen e hebrenjëve nga Gjermania. Lobi sionist hebre në krye me Theodor Herzlin (babain e sionizmit politik) qysh në fillim të shekullit XX-të kishte krijuar një projekt për shtetin e Izraelit dhe mendonin seriozisht gjetjen e një vendi të sigurtë për themelimin e këtij shteti. Përveç Palestinës ishte menduar Uganda dhe disa vende të Amerikës Latine por ishin refuzuar nga grupet brenda lobit sionist. Një ide për krijimin e shtetit të Izraelit për diasporën dhe lobet hebreje, ishte edhe Shqipëria.

Në një relacion të konsullatës shqiptare në Vjenë në dhjetor të vitit 1935 drejtuar Ministrisë së Jashtme thuhet se kishte një vit që Komiteti Qendror i emigrantëve hebrenj të Gjermanisë me qendër në Londër po bënte përpjekje për instalimin e mijërave emigrantëve në territorin shqiptar. Këto përpjekje ishin intesifikuar duke nisur nga shtatori i vitit 1935 kur qeveria gjermane në një mbledhje të saj në Nuremberg kishte vendosur për largimin e hebrenjve, duke i lejuar atyre që të merrnin me vete një sasi nga pasuria e tyre.

Konsulli shqiptar në Vjenë kërkon që ndaj planit për ta kthyer Shqipërinë në një Izrael të dytë, qeveria shqiptare të mbante një qëndrim të prerë, sepse, sipas tij, një vend që hynte nën influencën e tyre demoralizohej. Ai thekson, ndoshta i ndikuar nga propaganda e atyre viteve që shqiptari për nga natyra ishte antisemit. Në fakt, kjo nuk ishte e vërtetë. Në këtë periudhë apo edhe gjatë LDB shteti dhe populli shqiptar do të japë një kontribut të jashtëzakonshëm për shpëtimin e hebrenjve.

Plani për ta kthyer Shqipërinë në një Izrael të dytë vijoi të shqyrtohej seriozisht nga lobi hebre në Britani. Kryeministri i saj do ta diskutoi këtë çështje edhe me diplomatin shqiptar në Londër, Çatin Saraçi. Diskutime dhe tratativa do të zhvillohen edhe me Mbretin Zog, kundrejt premtimeve për të mbështetur rikthimin e tij në fron dhe investimet e tyre në industri dhe ekonomi. Por, për arsye të ndryshme ky plan dështoi.

______

Edhe një dëshmi për idenë e Shtetit të Izraelit në Shqipëri [Video]

________

Dëshmi:

1. Dokumenti arkivor i publikuar nga studiuesi Hasan Bello: Mbi Kolonizimin e Shqipnisë me emigranta izrealtë nga Gjermanija – dërguar Ministris Mbretnore të Punvet të Jashtme

2. Një hartë e ilustruar …

Sheradin Berisha © Pashtriku.org

____________________

Një patentë shoferi në Palestinën e vitit 1935, atëherë kur nuk ekzistonte shteti sionist i Izraelit, i themeluar në vitin 1948 nga familja e bankierëve ashkenazi Rothschild!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura