PREMTIMET …

Ku janë premtimet e Albin Kurtit e Vjosa Osmanit?

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët politikanë e shtetarë pothuajse që të gjithë janë shumë të aftë e filozofë për të bërë opozitë, për të kritikuar dështimet dhe korrupsionin e pushtetit; janë të aftë për të premtuar gënjeshtra e premtime deri dhe fantastike; janë të aftë për të bërë be e rrufe se do të punojnë për komb e për atdhe, për drejtësi e liri dhe  për mirëqenie e për ligj.

Shqiptarët jo vetëm në politikë  janë egoist e xhelozë e që ndjehen të kërceënuar nga dhuntia e talenti i tjetrit dhe për këtë arësye mbledhin rreth vetës vartës e ndihmës injorantë, të pabesë e mediokër; mbledhin ata servilët që  thonë e bëjnë atë që dëshirojnëe piramida politiko-shtetare:Kryeministri, Presidenti, mininistri, qeveritari e drejtori.

Politika e politikanët shqiptarë janë të ndershëm, patriotë, të pakorruptuar dhe  jomashtrues  deri te pushteti, dhe kjo vlen  deri te marrja e fitorja e pushtertit,pasi në pushtet del fytyra e vërtetë e politikës,partisë dhe e politikanëve.

Ashtu si gjithë opinion publik edhe unë Skënder Sadri KAPITI duke vëzhguar atë se cfarë kishin keqpunuar paraardhësit e z. Kurti dhe znj. Osmani, bëra edhe unë detyrën e kontributin tim: atë të përkrahjes dhe të mbështetjes për të fituar zgjedhjet dhe për të ardhur në pushtet LVV e GUXO.

Mirëpo duke pritur realizimin e ndryshimeve  dhe premtimeve të bëra nga  Kurti dhe Osmani rezulton se ato janë shumë larg pritjeve dhe besimit qytetar në  realizimin e tyre.

Dikush mund të thotë se është kohë e shkurtër për ndryshimet e pritura nga Kurti e Osmani, dhe fajin  t’ua lëmë të shkuarës dhe të të shkuarve, të  paraardhesve të  tyre që punuan keq dhe ia lanë Kurtit e Osmanit një barrë të rëndë keqqeverisjeje.

Mirëpo fatkeqësisht te shqiptarët vërehet vetëm krahasimi mes vetes dhe me të shkuarën, gjë e cila nuk mund të justifikojë mosmbajtjen e premtimeve as të LVV e të “GUXO” dhe as shkarkimin e as justifikimin e mosrealizimit të premtimeve të tyre.

Kurti si flamurtari i patriotizmit dhe i Bashkimit Kombëtar me të ardhur në pushtet i “harroi” ato mosnjohjet e Flamurit dhe te        Himnit të Kosovës, ndërsa tani po i respekton ato, por vetëm sapo u bë Kryeministër i Kosovës atij i ra maska e “nacionalistit” të flaktë.

Vjosa dhe Albini premtuan njohje të reja për Kosovën por kanë mbetur me to po aty, me aq   njohje sa i gjetën.

Ata premtonin punësim dhe moslargimin e qytetarëve kosovarë për në perendim,por papunësia dhe eksodi vazhdojnë akoma me po ato ritme.

KURTI dhe OSMANI premtuan liberalizimin e vizave por nuk ndodhi gjë as kjo punë akoma.

 Madje mund ta quajmë edhe dështim të KURTIT dhe OSMANIT në rrafshin diplomatik, sepse pavarësisht se situata ndërkombëtare pas pushtimit rus të Ukrainës është shumë në favor të Kosovës për antarësim në NATO, KiE dhe për integrim në struktura ndërkombëtare dhe për liberalizimn e vizave , përsëri asgjë ne këto aspekte, dhe Albini e Vjosa kanë mbetur në stadin e retorikave demokratike e patriotike dhe me luk, dukje  e ecejake emocionale vetëm propogandistike.

Asgjë akoma as me premtimin e miratimit të Vetting-ut dhe të ndëshkimit të korrupsionit e krimit të lartë shtetëror, edhe me këto vazhdohet akoma me stadin e retorikës së premtimeve.

Po kështu opinioni në Kosovë është zhgënjyer edhe me atë të mbushjes së administratës shtetërore me indivdë të paaftë, me militantë dhe me asish me lidhje nepotiko-fisnore, pra ashtu sikurse edhe paraardhësit e tyre. Si “sukses” të KURTI-OSMANIT mund të përmendim kundërshimin e “Open Ballkan”-it, kundër të cilit janë opinioni dhe pothuajse gjithë politika kosovare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

PERANDORIA SOROS!

PERANDORIA SOROS! Nga Sheradin Berisha, Facebook 7 Mars 2022 Ashtu sikurse të gjithë miliarderët globalistë edhe globalisti Xhorxh…