PROF.EROLL VELIJA: ROLI I ‘QEVERISË BOTËRORE’ NË KOSOVË

Pashtriku.org, 01. 05. 2013 – Roli i të ashtuquajturës “Qeveri botërore” në Kosovë është mjaftë me ndikim. Ajo ka rrënjët më herët në këtë vend, sidomos me ardhjen e SOROS-it një firmë me ndikim të madh botëror, e që është dorë e zgjatur e kësaj qeverie. Interesimi i tyre për Kosovën ishte politik, por edhe ekonomik. Qëllimi politik është shkatërrimi i ndikimit komunist, ndërsa ekonomik është shfrytëzimi i resurseve kryesore ekonomike të këtij vendi.
Kjo “Qeveri e fshehtë” ishte shkaktari kryesor i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nëpërmjet agjenturave të ndryshme të tyre. Nuk është rastësi ardhja e ish-diktatorit Sllobodan Millosheviq nga SHBA-ja në Jugosllavi dhe prurja e tij në pushtet, kur dihet se ky njeri ishte një banakier i zot në SHBA. Ky njeri ishte një agjent i tyre dhe roli i tij ishte shkatërrimi i Jugosllavisë. Vdekja e mistershme e tij lë për të dyshuar për fatin e tij.
Konspiracion – Shqipëri & Kosovë
“Qeveria botërore” interesimin e saj të shtuar për Kosovën e kishte filluar nga vitit 1990 sidomos me Lëvizjen Paqësore të Ibrahim Rugovës. Për mes saj kishin shpartalluar bërthamën komuniste në këtë vend, por kishin ndikuar që edhe në Europën Qendrore dhe Lindore të shpërthejnë pakënaqësitë e ndryshme. Me fillimin e luftës në vitin 1998 ishin përcaktuar për metoda më radikale në realizimin e synimeve të tyre.

Kësaj “qeverie” aspak nuk i interesojnë viktimat në njerëz, shkatërrimi material, etj, sepse motoja e tyre është realizimi i qëllimit pa marrë parasysh pasojat e saj. Nuk ka dyshim se me ndihmën e saj shqiptarët kishin filluar luftën kundër një ushtrie shumë të fortë të Jugosllavisë.
Rezultati i saj ishte Konferenca e Rambujesë në Paris, e cila Kosovës i jep një status autonom në kuadër të Jugosllavisë së mbetur. Në këtë Konferencë shqiptarët ishin përjashtuar nga procesi vendimmarrës. Kjo ndodhi edhe gjatë Marrëveshjes së Kumanovës, edhe pse ata kishin luftuar dhe ishin pjesëmarrës aktiv në luftë.
Kosova nën ombrellën e “Qeverisë botërore”!?
Pra, dukej qartë se kush bënë plane dhe për llogari të kujt shkojnë ato. Pas kësaj, periudhe jo rastësisht në Kosovë ishte instaluar UNMIK-u, një administratë heterogjene e Kombeve të Bashkuara. Kjo bërthamë kishte instaluar edhe organizma tjerë si, Shtylla të ndryshme, si në ekonomi, polici, gjygjësi, arsim, shtyp, shëndetësi, etj.
Qëllimi i tyre ishte kontrolli dhe shfrytëzimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore dhe ekonomike të këtij vendi. Për dhjetë vjet sundimi në Kosovë nuk është arritur ndonjë rezultat i dukshëm për popullin e saj.
Tani, kemi një modifikim të këtij misioni me të ashtuquajturin EULEX, një mision europian, por në esencë është i njëjtë. Edhe ky mision është në shërbim të tyre, e më së paku në shërbim të popullit të Kosovës. Shumica e elitës politike, elitës mediatike dhe një pjese të elitës së biznesit janë në duart e tyre.
Ato kontrollohen nga njerëzit e kësaj “qeverie të fshehtë”. Ata që nuk i binden rregullave të tyre, ose u ndalohet veprimtaria politike, ose u inskenohet ndonjë vepër penale. Futja nëpër listat e zeza për ata që punojnë kundër tyre janë dëshmia më e mirë për ekzistencën e tyre në Kosovë.
Si shpjegohet fakti i ngritjes së akuzave ndaj tyre, njëherë i konsiderojnë bashkëpunëtorë, ndërsa më vonë i akuzojnë. Rasti i ngritjes së akuzës ndaj shumë ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë, Albin Kurtit dhe të tjerëve, a nuk tregon për funksionimin e tyre në Kosovë? Këta nuk lejojnë të dalin proceset jashtë orbitës së tyre planifikuese, edhe pse kanë kundërshtarë të fortë.
Njerëzit me mendje të madhe, moral të fortë dhe të përkushtuar për drejtësi, humanizëm dhe postulate tjera njerëzore janë kundërshtarët e tyre. Si të shpjegohet fakti, edhe pse kjo “qeveri botërore” sundon në Kosovë dhe ky vend të jetë më i izoluar në botë, popullata e saj është më e varfër dhe më e diskriminuar në Europë?
Pastaj, kush i kontrollon paratë e këtij vendi?
Shembulli i Trustit Pensional të Kosovës dhe parave të pronës së Kosovës nga i ashtuquajturi Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit tregojnë qartë se të gjitha këto janë në duar të tyre. Menaxhimi i pasurive nacionale të Kosovës është plotësisht në duar e tyre.
Trepça, e cila është baseni i dytë me xehe dhe minerale në Europë nuk punon, sepse nuk lejohet nga kjo “qeveri e mistershme”. Ata kanë plane për shfrytëzimin e resurseve energjetike, rrugore, ujore, pyjore dhe të tjera. Ata vendosin për fatin e tyre, ndërsa vendorët janë vetëm spektatorë të thjeshtë, apo disa prej tyre mund të shërbejnë si argat për interesa të vogla individuale.
Kosova projekt eksperimental
Kosova është një eksperiment në duart e tyre. Plani i Ahtisarit është një dokument i tyre dhe për këtë nuk është pyet populli i saj, ndërsa negociatat me Serbinë ishin vetëm farsë mediale. Krejt jeta e banorëve të këtij vendi duhet të rregullohet sipas programit të tyre, nga demokracia, ligjet e zgjedhjeve, shtypit, arsimit, shëndetësia, etj.
Rasti i RTK-së tregon edhe një fakt se sa vendorët kanë në duart e tyre ndonjë mjet të vetin informativ. Po ashtu, resurset ekonomike janë duke u shfrytëzuar në mënyrë të vrazhdë, ndërsa ekonomia është në shkatërrim e sipër. Investohet vetëm aty ku fitojnë ata, e jo vendorët.
Projekti i rrugës Durrës-Morinë dhe Morinë-Merdarë, që kapin shumë prej 2 miliardë euro janë projekte të tyre, ndërsa pagesa bëhet nga populli shqiptar. Qëllimi kryesor i kësaj “qeverie” është rregullimi idiotesk liberal dhe anarkik i shtetit, të cilat më pastaj ndikojnë në ligjet e jetës së këtij vendi. Mendjet e mëdha mbeten të mbyllura në këtë shoqëri.
Për këtë shoqëri ka vlerë njeriu mistrec, gënjeshtar, xheloz, intrigant, mashtrues, sepse këta përshtaten me dekadencën e tyre njerëzore. Si është e mundur që kjo “qeveri botërore” me 50 mijë forca më të forta ushtarake në botë dhe me qindra shërbime dhe organizata të ndryshme të mos mund të rregullojë një vend të vogël prej 2 milion banorësh?
Qëllimi i tyre nuk është rregullimi, por shkatërrimi. Lufta e Kosovës ishte zhvilluar për baza humanitare, një mashtrim i tyre, ndërsa kjo ishte vetëm pretekst për luftërat e mëvonshme, si në Afganistan, Irak, por edhe në Iran dhe Korenë Veriore që do të zhvillohen më vonë, sepse interesi i tyre është i madh, shfrytëzimi i burimeve të naftës, dhe vjelja e pasurisë së tyre.
Politikanët e Kosovës janë pionë të mirë në duart e tyre, sepse ka kohë që këta janë futur nën ombrellën e tyre. Disa janë futur për interesa, disa janë të kushtëzuar, ndërsa disa me dëshirë, sepse spiunazhin e kanë trashëgimi. Si të tregohet fakti i Qeverisë së Kosovës, e cila për këshilltarë ka njerëz të tyre? Në shërbim të kujt punojnë këta njerëz?
Ata që i rezistojnë planeve të tilla menjëherë futen në lista të zeza, ose nuk i lënë qasje në detyra të rëndësishme, sepse pengojnë punët e tyre. Në këtë luftë qëndrojnë vetëm mendjet e mëdha e të guximshme, sepse vetëm ata mund t’i prishin planet e tyre.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura