PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (6)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

DËRGIMI I RAMADAN PLLANËS NË FRANCË DHE TURQI NGA KQ I LNÇKVSHJ

E tash do t’i shohim ’’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës në lidhje me dërgimin e tij në Francë dhe në Turqi.

‘’ Kam udhëtuar dy herë, jashtë atdheut, një herë në Francë me gjasë me propozimin e heroit tonë kombëtar, Jusuf Gërvallës, dhe një herë në Turqi, me gjasë e pa gjasë, me direktivat e Sabri Novosellës…’’, deklaron Ramadan Pllana

Meqenëse unë kam qenë lidhje në mes Ramadan Pllanës dhe KQ të LNÇKVSHJ, jam i detyruar të shpjegoj edhe këtë çështje .

Në gjysmën e dytë të vitit 1979 u bënë konsultime me të gjithë anëtarët e KQ, për gjetjen e një personi të përshtatshëm për dërgimin e tij në Francë, për të kërkuar nga organizatat e OKB-së, dhe ‘’Amnesti Internacional’’, që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të protestojnë për dhunën e policisë jugosllave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi, dhe të kërkojnë lirimin e Adem Demaçit nga vuajtja e matutjeshme e dënimit në burgjet jugosllave. Duke qenë i binur se Ramadan Pllana është personi i përshtatshëm për kryerjen e kësaj detyre, unë ia propozova Metush Krasniqit, Ramadan Pllanen si kandidat të mundshëm për atë detyrë. Pasi që nga anëtarët tjerë të KQ-së nuk arrijti ndonjë propozim tjetër, në mbledhjen e KQ-së, në përbëreje të Metush Krasniqit, Sabri Novoselles dhe timen u vendos që ‘’Studenti i frengjishtes’’ të dërgohet në Francë për ta kryer objektivin e KQ të LNÇKVSHJ.

Ramadan Pllana edhe çështjen e shkuarjes së tij në Francë me detyrë të KQ-së, e spekulon duke e shpjeguar në bazë të bindjeve të tia të mbështetura në hamendje dhe thotë ‘’KQ më dërgoj në Franncë me gjasë me propozimin e Jusuf Gërvallës’’. E vërteta është krejt tjetër. Siç e shpjegova më parë, me siguri edhe Jusuf Gërvalla është konsultuar dhe është pyetur për çështjen e dërgimit të një përfaqësuesi tonë në Francë, siç janë pyetër edhe anëtarët tjerë të KQ-së, por as Jusuf Gërvalla dhe as një anëtar tjetër KQ nuk kanë pasur ndonjë propozim. Prandaj kjo çështje është zgjedhur me propozimin tim dhe me pëlqimin e Ramadan Pllanës, dhe miratimin e Metush Krasniqit e Sabri Novosellës. KQ ia pat besuar atë detyre duke pasur parasysh se ai kishte punuar në Francë më parë dhe nuk kishte vështirësi të komunikonte me njerëz, dhe me përfaqësuesit e Organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Ai na pat njoftuar se e ka kryer detyrën si duhet dhe ne i patëm besuar.

Sa i përket shkuarjes së Ramadan Pllanës në Stamboll për të biseduar me Tefik e Njazi Strajen, do të japi disa shpjegime që më përkasin mua dhe më duken se janë të rëndësishme.

Ne atëherë në KQ e patëm parë të domosdoshme që organizata jonë t’i formojë degët e saja jashtë Jugosllavisë, në Evropen Perendimore, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë. Menjëher pas themelimit të LNÇKVSHJ, KQ e pat dërguar në Tiranë njërin prej njerëzve të besueshëm të Sabri Novosellës. As atëher nu kam qenë në dijeni për identitetin e tij dhe as sot nuk e di. Po ashtu nuk më kujtohet se ishte apo nuk ishte anëtar i KQ. Ai qe autorizuar ta dërgoj një letër me të dhënat e nevojshme për Themelimin e LNÇKVSHJ në Tiranë. Në atë letër, po ashtu, kemi kërkuar nga Organet kompetente të Shqipërisë që të na mundësojnë t’i kemi përfaqësuesit tanë në Tiranë. Personat që i patëm propozuar ishin njerëz të besueshëm të Partisë së Punës dhe të Enver Hoxhës, si Ajet Haxhiu, Sali Shatri, ndërsa personi i tretë nuk më kujtohet. Pra donim ta kishim një degë të LNÇKVSHJ në Shqipëri, e qëllimi dihet.

Po ashtu patëm vendosur që të bëjmë përpjekje që në afatin sa më të shkurtër t’i krijojmë degët e lëvizjes në Turqi dhe në Gjermani. Për atë qëllim, e patëm dërguar në Turqi shokun tim’’Mësuesin’’, që në të vërtetë ishte Sheremet Saraçi nga Bivolaku i Vushtrrisë. Ai ishte anëtar i KQ-së që nga themelimi i LNÇKVSHJ. Përfaqësuesi i ynë në Shqipëri e pat kryer detyrën ashtu si është urdhëruar. Ua ka dhënë letrën me propozimet tona dhe kurrëfarë të dhënash nuk ju ka dhënë as për Organizatën dhe as për personin që e ka derguar. Ndërsa, shoku im ‘’Mësuesi’’, Sheremet Saraçi, ka shkuar në Stamboll, por nuk ju ka përmbajtur këshillave tona në tërësi. Njëri prej vëllazërve Straja e ka kushtëzuar ’’Mësuesin’’ për të biseduar. Kishte kërkuar t’ia tregojnte identitetin e personit që e ka dërguar, po qe se dëshëron të bisedonte shtruar për çështjet për të cilat kishte shkuar atje. ‘’Mësuesi’’, duke qenë i bindur se kurrëfar e keqje nuk do të më vinte mua poqese e zbulon identitetin tim, e kishte bërë këtë. Dhe ata në bazë të ‘’hetimeve’’ që i kanë bërë i kanë thënë ‘’Mësuesit’’se Shefqet Jashari është person me pozita shtetërore në Kosovë, njeri i UDB-së jugosllave. Pasi që Sheremet Saraçi ju ka shpjeguar se nuk është fjala për personin nga Mitrovica që bënte pjesë në udhëheqjen komuniste të Kosovës, por se bëhet fjalë për një ish të burgosur politik, i dënuar më 1964 si anëtar i organizates së Adem Demeçit, vetëm atëherë ata kanë pranuar të bisedojnë me të për çështje të ndihmës që ata mund t’i ofronin LNÇKVSHJ, duke mos i premtuar se këtë gjë do ta bëjnë për momentin.

  • Ramadan Pllana

Në shtatorin e vitit 1979, kryetari i LNÇKVSHJ, Metush Krasniqi e pa të domosdoshme të bëhet shqyrtimi me anëtarët e KQ-së se deri ku kanë shkuar përpjekjet për formimin e Degëve të LNÇKVSHJ në Shqipëri, Turqi dhe në Gjermani. Po ashtu e shihte të domosdoshme që të gjithë anëtarët e KQ-së të japin kontributin e tyre në përshpejtimin e këtyre përpjekjeve për realizimin e objektivave që KQ-ja ia kishte vu vetit për detyrë. Prandaj , Metush Krasniqi na dha për detyrë mua dhe Sabri Novosellës që t’a shqyrtojmë këtë çështje me bashkëpunëtorët tanë që ishin anëtarë të KQ-së dhe njëkohësishtë të njohtohen për sukseset dhe mossukseset e përfaqësuesve tanë të dërguar në Shqipëri, Turqi dhe në Francë. Pas konsultimeve dhe bisedave që i pata me Sheremet Saraçin dhe Ramadan Pllanën dhe, poashtu, pas bisedave dhe konsultimeve që i kanë pasur Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella me bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, në mbledhjen e KQ-së në përbërje të Metush Krasniqit, Sabri Novosellës dhe timen, i shqyrtuam në hollësi përpjekjet e deritashme, ku erdhëm në përfndim se përfaqësuesi ynë i dërguar në Shqipëri e kishte kryer detyrën sipas udhëzimeve tona. Përfaqësuesi ynë në Stamboll nuk e kishte kryer detyrën siç ishte udhëzuar. Ndërsa përfaqësuesi ynë në Francë e kishte kryer detyren siç ishte udhëzuar. Në atë mbledhje Sabriu pat propozuar ta dërgojmë edhe një herë anëtarin e KQ-së ‘’Mësuesin’’ në Stamboll, për të marrë përgjigje nga vëllezrit Straja se sa janë në gjendje të angazhohen për të punuar për qëllimet e LNÇKVSHJ. Unë shpreha rezervat e mia me propozimin e tij dhe propozova që në vend të ‘’Mësuesit’’ ta dërgojmë ’’Studentin e frengjishtes’’, me arsyetimin se pasi e ka kryer detyrën e parë me sukses, t’ia japim mundësinë t’i tregojë aftësitë e tija edhe në Stamboll. Propozimi im u miratua në mbledhjen tjetër të KQ-së, me pëlqimin paraprak të Ramdan Pllanës. Pra unë e kam propozuar Ramdan Pllanën të shkoj në Turqi, e jo siç thotë ai: ’’Pikrisht, në këtë kohë Shefqet Jashari, me propozim të Sabri Novosellës, ma dha detyrën për të shkuar në Stamboll për tu takuar dhe për të biseduar për bashkëpunim me vëllazërit Njazi dhe Tefik Straja’’.

Ramadan Pllana, edhe pse e ka pranuar propozimin tim për të shkuar në Stamboll pa asnjë kundërshtim, ai tani ’’dëshmon’’ se ka shprehur rezerva për shkuarjen e tij në Turqi, me preteksin se ‘’mund të diktohej qarkullimi im jashta vendit’’.(…) Pastaj vazhdon: ’’Atëherë, Shefqeti, duke ma arsyetuar ngurrimin tim, më tha se lidhur me këtë punë ka qenë i paraparë’’Gazetari’’, por meqë ai nuk ka pasaportë, ti je propozuar në vend të tij’’. Dhe, në fund, shtoj se ky kontakt ishte me porosi të bacit Adem.’’ (…) Sabriu, pos pseudonimit, ‘’Luani i Prishtinës’’ m’i kishte siguruar edhe adresen edhe të hollat për udhtim.’’

Të shohim tani se çka është e vërtetëë dhe çka gënjeshtër në këto “dëshmi” të Ramadan Pllanës.

Rrena e parë: Ramadan Pllana spekulon me emrin e Sabri Novosellës, ku me mjeshrtinë e falsifikatorit të shkathtë, përpiqet ta bind lexuesin e ‘’dëshmive’’ të tia se kur e ka marrë detyrën për të shkuar në Stamboll e ka njohur identitetin e Sabri Novoselles. Deklaroj me plot bindje se Ramadan Pllana kur ka shkuar në Stamboll, nuk e ka ditur identitetin e Sabri Novoselles dhe as identitetin asnjërit nga anëterët e KQ, përpos meje. Për Sabri Novoselen që ka qenë anëtarë i KQ të LNÇKVSHJ ka mësuar gjatë hetimeve pas burgosjes së tij më 14 nëntor 1979, kurrsesi më heret.

Rrena e dytë: Nuk është e vërtetëë se Ramadan Pllana ka kundërshtuar propozimin tim për të shkuar në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Straja për bashkëpunim. Po të kishte kundërshtuar, nuk kemi pasur nevojë t’a bindim për të shkuar, sepse Sheremet Saraçi pat shprehur gadishmërinë të shkonte, siç pat shkuar më parë. Pra kjo gënjeshtër është pa themel.

Rrena e tretë: Nuk është e vërtetë se i kam thënë Ramadan Pllanës se ‘’ka qenë i paraparë ‘’Gazetari” të shkojë, por meqë ‘’ai nuk ka pasaportë, ti je propozuar në vend të tij’’. Ramadan Pllana në intervistën e tij spekulon me emrin e Jusuf Gërvallës në bazë të një shpifjeje që e ka krijuar, duke’’dëshmuar’’ se gjoja në një bisedë që e kam pasur me të, në vitin 1978, gjëja i paskam thënë se ‘’e kemi pranuar ‘’Gazetarin’’ në Komitet dhe së shpejti do të pranohesh edhe ti’’. Prandaj sipas Ramadan Pllanës ‘’përmendja e ‘’Gazetarit’’ nga ‘’ana ime’’, ka qenë e mjaftueshme që ai t’a kuptonte se bëhej fjalë për Jusuf Gërvallën. Është e pa mundshme që R. Pllanes t’i kam thënë ndonjëherë për profesionin apo ngritjen profrsionale të ndonjë anëtari të KQ-së.

Për të hudhur poshtë shpifjen e R. Pllanes se unë gjaja i paskna thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin…’’ Është e mjaftueshme të shkëputet një fjali nga Intervista ime e botuar në’’Drita’’ të Shefki Osekut, në Suedi në verën e vitit 1997, në lidhje me pranimin e Jusuf Gërvallës së bashku me një bashkëveprimtarë të tij, në Udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ.

DRITA: Eshtë i njohur fakti se Lëvizja ishte tejet konspirative. A ju kujtohen shtyllat themelore në të cilat është mbështetur veprimtaria e juaj ilegale?

Sh.Jashari: Për të mos ardhur te zbulimi i plot i Lëvizjes, siç ka ndodhur në Organizatat e mëparshme, ne vendosëm që konspiracioni të jetë në shkallën më të lartë që është e mundur. Dua ta marrë si ilustrim vetëm një rast prej shumë rasteve tjera të ngjashme. Ta zëmë, rastin kur është futur në udhëheqjen e ngushtë Jusuf Gërvalla. Unë nuk kam ditur se si quhet, çfarë profesioni ka, ku punon dhe jeton dhe ku është lindur. Sabriu ka thënë se e njoh një kohë të gjatë, është atdhetarë i mirëfilltë, dmth, i pa infektuar nga ideologjia e djallit të mallkuar, bolshevike. Rrjedhë nga një familje me tradita kombëtare, është i zoti i gishtit dhe i penës. Eshtë i organizuar në një grup prej 5-6 vetësh. Më në fund Sabriu propozoi që në Udhëheqësinë e ngushtë të pranohet përpos tij edhe një bashkëpunëtor i tij.’’

Unë në intervistën time të botuar në ’’Drita’’ të Shefki Osekut, më 1997 e kam shpjeguar rasin si e ka prezentuar Sabri Novosella Jusuf Gërvallën, me rastin e ‘’shkrirjes’’ së grupit të tij në LNÇKVSHJ. Pra deklarata është dhënë para 15 vitesh. Atëher as që më ka shkuar mendja se do të vie një ditë, që ndokush nga anëtarët e KQ-së, do të shpifë për shokët e Organizates. Nuk më ka shkuar kurrë mendja se ndokush nga anëtarët e organizates, do të falsifikojë e do të mohojë fakte dhe argumente, që dëshmojnë për punën dhe mundin e bashkëveprimtarëve të tij. Nuk ka gajle, tani jemi në epokën e ‘’rrahagjoksave’’ që me tërë gërrmazin ’’dëshmojnë’’ se ata dhe vetëm ata ishin’’shpëtimtarët’’e kombit, se vetëm ata janë ‘’të merituarit’’ për çlirimin e Kosovës, se vetëm ata e ‘’meritojnë pushtetin’’ se vatëm ata ‘’meritojnë’’ ta ndajnë Kosovën në sfera të interesit, se vetëm ata meritojnë ‘’grada’’e ‘’nishana’’ , pasuri, pushtet e ryshfet,etj.

Sikurse rrenat e mëparshme, edhe kjo rrenë, nuk ka themel. Shtrohet pyetja: Si ka mundësi që KQ të propozojë nga radhët e tij personin për të shkuar në Turqi, për çështjen e organizatës, duke ditur se ‘’nuk ka pasaport’’. A thua kush do t’i besonte kësaj ‘’përralle’’, se gjoja antarët e KQ nuk kanë qenë në dijeni se kush prej tyre ka mundësi të udhëtojë në botën e jashtme dhe kush nuk ka mundësi, për shkak se i mungonte pasaporta?!

Edhe pse është e panevojshme të numrohen argumente tjera, për ta shkelur këtë shpifje të Ramadan Pllanës, se gjaja unë i paskna thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin….’’ Duke ditur se Ramadan Pllana i njeh rregullat gramatikore dhe sintaksore të gjuhës, e shoh të udhës ta ceku edhe një argument gjuhësor, për ta bindur R. Pllanën se ’’rrena i ka këmbët e shkurtëra’’. Po të ishte e vërtetë se Ramadan Pllanës i kisha thënë se ‘’e kemi pranuar Gazetarin’’ , kjo nënkupton se bëhet fjalë për një gazetar për të cilin kemi folur më parë, (dmth. identiteti i tij ishte i njohur për dy bashkëbiseduesit). Ramadan Pllana deri tash nuk ka’’dëshmuar’’ dhe as pas tashit nuk mund të dëshmoj se ne kemi folur për Jusuf Gërvallën, as si gazetar, dhe as si anëtar i Organizatës. Prandaj edhe ky fakt e hudhë për toke shpifjen dhe gënjeshtrën e tij, se gjoja i paskam thënë se‘’e kemi pranuar gazetarin në Komitet dhe së shpejti do të pranohesh edhe ti’’. Po e zëme, sikur të kisha pasur unë informatën se është ‘’pranuar në KQ një gazetar’’, dhe rastësisht ia paskna treguar Ramadan Pllanës atë informatë, kush do t’i besonte deklarates së tij , se ai e paska kuptuar se bëhet fjalë për Jusuf Gërvallen. A thua Ramadan Pllana paska pasur aq shumë ‘’aftësi parapsikologjike’’ (a thua e kanë informuar egjinët, djajtë apo magjistarët francezë ) sa që ai e paska “deshifruar” menjëherë se ‘’bëhet fjalë për Jusuf Gërvallan’,’ kur dihet se në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare kanë punuar në shtëpi botuese me dhjetra, apo ndoshta me qindra gazetarë shqiptarë. Për të qenë habija më e madhe për këto shpifje e bindje kuturu dhe me hamendje të Ramadan Pllanës, po shënoj dëshminë e tij kur flet për Jusuf Gërvallen. Ai dëshmon se me Jusuf Gërvallën ’’.. kurr nuk ka folur, dhe nuk është ballafaquar drejpërdrejt me të..’’. Besoj se nuk është e nevojshme të përmenden argumentet tjera për ta hudhur për tokë këtë shpifje, shumë naive e të pabesueshme për njeriun që i ka dy kokrra mend në kokë.

Tani do të shohim se çka ka të vërtetëë në’’dëshmitë’’ e Ramadan Pllanës lidhur me shkuarjen e tij në Turqi.

E vërteta e parë: Është e vërtetë se kur i kam propozuar të shkojë në Stamboll për të biseduar me vëllezërit Straja, i kam thënë se ‘’ bisedat që do t’i zhvillosh me vëllezërit Tefik dhe Njazi Straja, bëhen me porosi të Adem Demaçit. Nuk është çudi që disa’’dëshmi’’ të Ramadan Pllanës që e kanë themelin në hamendje, kanë dalur të vërteta, nga se gjeniu popullor na mëson se ‘’edhe pula çorre duke çukitur shumëherë në të thatë, me hamendje se po e çukitë kokrren e grurit, e qëllon ndonjëherë nga një kokërr. ’’ Pra është e vërtetë se Sabri Novosella më ka thënë që t’i them’’Studentit të frengjishtes’’ se bisedat me vëllazërit Straja bëhen me porosi të Adem Demaçit’’. Duke u mbështetur në rregullat e konspiracionit se ‘’sa më pak të dijsh për të tjerët, aq më mirë për ty në rast se burgosesh’’ unë nuk e kam pyetur Sabri Novosellën të më shpjegojë më hollësisht për këtë porosi. Unë pra ia kam përcjellur porosinë Ramadan Pllanës, ashtu siç më ka thëne Sabriu.

E vërteta e dytë: Eshtë e vërtetë se edhe pseudonimin se si duhet të prezentohet’’Studenti i frengjishtes’’ ma ka dhënë Sabri Novosella, por Ramadan Pllana si duket e ka kuptuar gabim kur ia kam thënë, sepse nuk ka qenë pseudonimi’’Luani nga Prishtina’’, apo ‘Luani i Prishtinës’’siç është prezentuar para vëllezërve Straja, por ka qenë ‘’Luan Prishtina’’. Ramadan Pllana nuk e përmend edhe një fakt tjetër të rëndësishëm. Unë i pata thënë atij se kur të pyesin vëllezërit Straja se kush të ka dërguar te ta për të biseduar, mos ju trego për identitetin tim por thuaj se e ka dërguar Bashkim Prishtina. ( Pseudonimi i Sabri Novoselles, por Ramadan Pllana nuk ka pasur njohuri se për kend bëhet fjalë) Këtë fakt Ramadan Pllana e heshtë. A thua pse?!

E vërteta e tretë: Është e vërtetë se adresën dhe paratë i ka siguruar Sabri Novosella. Ai m’i ka dhënë mua, ndërsa unë ia kam përcjellë Ramadan Pllanës.

Çështjen e shkuarjes së tij në Stamboll, Ramadan Pllana e bënë aq problematike dhe aq skandaloze sa që ‘’hetimet’’e tij nuk kanë të ndalur, që nga ‘’burgosja e tij’’, gjatë ‘’vuajtjes së dënimit’’, e deri në ditën e sodit.

Siç dihet Sabri Novosella ka qenë shok i ngushtë dhe anëtar i besueshëm i organizates LRBSH-së të udhëhequr nga Adem Demaçi, qysh në moshën rinore. Është e natyrshme dhe e vërtetë se Sabri Novosella i ka ditur raportet e bashkëpunimit vëllazëror në kuadërt të LRBSH, në mes Adem Demaçit dhe Njazi Strajes, sepse edhe ai kishte qene dënuar si anëtarë i LRBSH, më vititn 1964, së bashku me Adem Demaçin, Sabri Novosellen dhe veprimtarë tjerë. Po ashtu Sabri Novosella ka qenë i bindur se Adem Demaqi po të ishte në liri, (e jo i burgosur siç ishte), do ta ndihmonte LNÇKVSHJ për të vënë kontakt bashkëpunimi me vëllzërit Straja. Edhe bindja tjetët ka qenë e dret, se në rast se vëllezërit Straja sinqerisht pranojnë të bashkëpunojnë me KQ të LNÇKVSHJ, do të bëjnë një punë të madhe për çështjen madhore kombëtare. Edhe për formimin e Degës së organizatës në Turqi, që kishim vendosur ta bëjmë, nuk do të kishim personalitete më të besueshme dhe më të vyeshëm se vëllezërit Straja. Atëher çfar të keqe ka bërë Sabri Novosella që ka kërkuar bashkëpunim në emër udhëheqësit të LRBSH-së, dhe shokut tij të ngushtë, Adem Demaçit, duke qenë plotësisht i bindur se edhe ai do të kërkonte bashkëpunim dhe ndihmë prej vellezërve Straja po të ishte në liri.

Në letrën elektronike që Ramadan Pllana ia dërgon Adem Demaçit, për këtë çështje, ai si zakonisht, për çdo çështje që flet , e lëshon nga një apo disa rrenë-shpifje, për ta trajtuar çështjen pastaj sipas nevojës dhe shijes personale. Edhe në këtë letër zotëri Pllana e lëshon një rrenë – shpifje skandaloze, duke spekuluar me emrin dhe personalitetin e Jusuf Gërvallës.

Citojmë disa fragmante të letrës së Ramadan Pllanës dërguar Adem Demaçit:

‘’Baca Adem, nuk po të lodhi me mendimet e mia, po kam një kërkesë të madhe që kishte për të qenë shumë e dobishme për mua! Jam duke i përgatitur edhe unë kujtimet e mia për përpjekjet tona dhe para se t’ i bëj pyetjet direkte po të përshkruaj pak themelimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, shkurt LNÇKVSHJ: Një nga udhëheqësit e kësaj organizate Sabri Novosella na thoshte se kjo organizatë është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit dhe me dijeninë tënde; për çka edhe kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla e unë.’’ Rrena e parë: Nuk është e vërtetë se Ramadan Pllana ka folur ndonjëherë me Sabri Novosellen. Për identitetin e tij ka mësuar vetëm pas burgosjes së tij, sa ishte nën hetime , nëntor të 1979 – qershor 1980. Unë nuk e kuptoj R. Pllanën, se për çfarë arsyeje fjalët që ia kam thënë unë ia mveshë Sabri Novosellës. Pra unë, e jo S. Novosella, i kam thënë se ‘’LNÇKVSHJ është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit. Arsyen pse i kam thënë kështu e kam shpjeguar më lart.

Rrena e dytë: Ramadan Pllana lëshon një ‘’rrenë për hava’’, kur i thotë Adem Demaçit, për shkak se kemi qenë të informuar se LNÇKVSHJ ka qenë vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçit…’’kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla edhe unë.’’ Sa i përketë ‘’dëshmisë’’ së tij se ‘’Jusuf Gërvalla kishte pranuar të jetë anëtar në LNÇKVSHJ ‘’ për shkak se ka qenë i informuar se LNÇKVSH është ‘’vazhdimësi e LRBSH-së ‘’ është një rrenë skandaloze, sepse Ramadan Pllana për Jusuf Gërvallen ka ‘’dëshmuar’’ se ‘’kurrë nuk kam folur dhe nuk jam ballafaquar drejpërdrejt me të’’. Atëherë me çfar mjetesh ‘’parapsikologjike’’ i kuptonte Ramadan Pllana mendimet dhe bindjet e Jusuf Gërvallës, kur as nuk ka folur kurrë me te dhe as nuk ka qenë në dijeni se ishte në udhëheqjen e LNÇKVSHJ, për kohen që po ‘’dëshmon.’’

Kurse sa i përket ‘’dëshmisë ‘’ tjetër se ai,(Ramadan Pllana) ka pranuar të bëhet anëtarë i LNÇKVSHJ, për shkak se ka qenë i informuar se ’’ LNÇKVSHJ

është vazhdimësi e LRBSH-së ‘’ është e drejta e tij dhe askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë këtë gjë.

Pastaj Ramadan Pllana vazhdon me “dëshmitë” tjera duke publikuar pyetjet që ia bënë Adem Demaçit ?

Pyetjet e Ramadan Pllanës për Demaçin që kanë të bëjnë me çështjen që po e shqyrtojmë janë këto:

1. Sa ka realitet në dijeninë tënde për formimin e LKÇVSHJ-së?

2. Sa është e vërtetëë se ti ke porositur që të kontaktojmë me Tefik e Njazi Strajën?

Ndërkaq Adem Demaçi i përgjigjet kështu:

PIKA NJË:

NUK KAM PASUR ASNJË DIJENI, MIRËPO DËSHIRA IME INTIME KA QENË QË VEPRIMTARIA E LËVIZJES TË VAZHDOHET, PRANDAJ EDHE PO TË MË PYETNIN DO TË KISHA QENË PËR TË VAZHDUAR PUNËN. ËSHTË PUNË TJETËR SE SA NJERËZIT E ANGAZHUAR KANË PASUR KAPACITET TË ARRIJNË REZULTATE EDHE MË TË MËDHA.

PIKA E DYTË:

NUK E KAM POROSITUR SE NUK KAM PASUR SI TA BËJA KËTË PUNË, POR SIKUR TË KISHA PASUR MUNDËSI DO TA BËJA EDHE ATË PUNË. QËLLIMI KRYESOR KA QENË TË VAZHDOHEJ PUNA ASHTU SA KEMI PASUR MUNDËSI.

Shokut i thuaj shok, kur janë dy trupa, e një kokë (Proverb poullor)

Siç po shihet Adem Demaçi, me përgjigjet që ia kthen Ramadan Pllanës, ia bënë të çartë atij, se edhe ai do të vepronte siç ka vepruar Sabri Novosella, me bashkëpunëtorët e tij. Do të kërkonte ndihmë dhe bashkëpuim nga vëllezërit Straja, dhe do të vazhdonte me përpjekjet e më parshme në realizimin e aspiratave të popullit tonë për çlirim dhe bashkim kombëtar – sikur mos të ishte i burgosur. Pra Adem Demaçi, me asnjë fjalë të vetme nuk e ka kundërshtuar e as kritikuar Sabri Novosellën që ka kërkuar bashkëpunim nga vëllezërit Straja në emër të tij me qëllim që ti shpiente përpara proceset e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Siç duket, Adem Demaçi a paska ‘’doren e lehtë’’, ngase dy flakareshat që ia dha Ramadan Pllananës, për shkak të kritikave që ia bëri Sabri Novoselles, ai fare nuk i muar vesh dhe as nuk i hetoi.

(VIJON)

________________________

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (7)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura