QENDRA JUSUF GËRVALLA – AKTIVITETI I FUNDIT I KADRI ZEKËS NË DYSELDORF TË GJERMANISË (12-16.01.1982) DHE SKEMA E GËNJESHTRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT PËR TAKIMIN ME JUSUF GËRVALLËN – VIDEO (11)

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – AKTIVITETI I FUNDIT I KADRI ZEKËS NË DYSELDORF TË GJERMANISË (12-16.01.1982) DHE SKEMA E GËNJESHTRAVE TË IBRAHIM KELMENDIT PËR TAKIMIN ME JUSUF GËRVALLËN (11)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 13 shkurt 2023

10. Udhëtimi i Kadri Zekës nga Dusseldorfi në Shtutgart

Kadriu duhej që më 17 janar 1982 të ishte në shtëpinë e vetë 640 km në jug të Dusseldorfit.

Saime Isufi: “Më 12 janar 1982, Kadriu u nis në Gjermani për të kontaktuar me veprimtarë. Ndër ta edhe me Vëllezërit Gërvalla. Me vete mori edhe materialet e numrit 6-të të ‘Lirisë’ për t’i botuar si dhe ‘Tezat e Frontit për Republikën e Kosovës’. Tezat do t’i konsultonte edhe me vëllezërit Gërvalla. Numri i 6-të i ‘Lirisë’ doli pas rënies së Kadriut. Kadriu duhej të kthehej më 17 janar, pikërisht atë natë që e vrau dora gjakatare, sepse të nesërmen do të fillonte punë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f.101-102)

Ibrahim Kelmendi: “Aty dhe në vizita të tjera takonim bashkatdhetarë veprimtarë. Kadriu kishte planifikuar ta kalonte atë fundjavë në Dyzeldorf. Aty kaluam natën ndërmjet të premtes e të shtunës së 16 janarit. Të shtunën para dite, ndoshta rreth orës 11.00, Mustafa na njoftoi se Jusufi kishte telefonuar dhe na kishte ftuar për të shkuar në mbrëmje në Bernhausen, qytezë afër Shtutgartit (Stuttgart), te bashkatdhetari Murat Kryeziu.” (Bedri Islami, Lëvizja f.26)

Albana Krasniqi: (Kadri Zeka) ”Më 2 janar 1982 martohet me Saime Isufin, apo Bule Zekën, siç e njohin punëtorët bashkëluftëtaren e tij. Dasma qe tepër modeste. Krushq qenë mërgimtarët me mallin e pashuar për vendlindjen. Ishin mes shokëve dhe idealit të luftës edhe Jusufi e Bardhoshi, Hasani, Fahredini e shumë të tjerë. Disa ditë më pas udhëton për në Gjermani të takohet me vëllezërit Gërvalla. Kishte ardhur koha që grupet në mërgim të bashkohen në një, dhe vetëm ashtu të bashkuar mund t’i prinin luftës bijtë e Kastriotit.” (Pishtarët e lirisë, Editor Begzat Baliu, Shtëpia botuese ERA, Prishtinë, 2002, faqe 36)

Fjalët e Saime Isufit dhe Albana Krasniqit edhe pse me gënjeshtra, e vërtetojnë se udhëtimi për në Gjermani, dhe udhëtimet brenda Gjermanisë janë bërë vetëm e vetëm me iniciativë të Kadri Zekës për punë të OMLK-së, Frontit të OMLK-së dhe aspak për shkak të ndonjë ftese nga Jusuf Gërvalla.

Kadri Zeka (1953 – 1982)

10-1. Retroaktivteti

Resul Bedo: “Dy ditët e fundit të jetës së tij Kadri Zeka i kalon në Dyseldorf mes atdhetarëve dhe më 16 janar 1982, pasdite, udhëton për në rrethin e Shtutgartit, ku është i ftuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla.” (Pishtarët e lirisë, Editor Begzat Baliu, Shtëpia botuese ERA, Prishtinë, 2002, faqe 19; Botimin e ndihmuan: Dardan S. Novosella, Hamzi Rahimi dhe Sibush Haziri)

***

Me atentatin në Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën rreth orës 22.15 më 17 janar 1982, krijohet prej atij momenti një ngjarje e jashtëzakonshme që vlen për kohën pas ngjarjes valët e së cilës janë të forta edhe në ditët tona. Por shumë veta, në mënyrën e vetë valët e efektin pas ngjarjes mundohen ta kthejnë edhe para ngjarjes, e kjo është praktikisht e pamundur në bazë të të gjitha ligjeve natyrore.

Si pasoj e këtij gabimi logjik, p.sh. Sabri Novosella, në intervista televizive deklaron; Sabri Novosella: “Shkuarja e Kadri Zekës me Ibrahim Kelmendin tek Jusuf Gërvalla e Bardhosh Gërvalla për ne është e pasqarueshme. Ne nuk kemi pasë asnjë informatë. As nuk kam pas unë në Turqi as nuk ka pas Metush Krasniqi në Kosovë. Por shkuarjen e tyre te Jusufi e kanë shpjeguar edhe shokët e edhe Suzana, për ta ka qenë e papritur.” (Kush e vrau Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën?, First Channel, 9 tetor 2014, YouTube)

Jusufi në asnjë rast të vetëm nuk i ka raportuar Sabri Novosellës, se sot e pata mysafir të rastit Kadri Zekën, sepse asnjë bisedë nuk ka pasur të bëjë për bashkim organizatash, apo me këtë apo atë datë kam planifikuar takim. Të shumtën e herave, kur Kadri Zeka ka ardhë për punë të revistës Liria, apo për organizim demonstratash, gojarisht e ka paralajmëruar Jusufin duke thirrë në zyrën e Bardhoshit, ditëve të punës, gjatë orarit të punës prej të hënës deri të premten. Pra takimet kanë qenë të planifikuara, të organizuara. Pas 17 tetorit 1981 e deri në vdekje, raporti i Jusufit me Kadriun ka ndryshua në themel. Ardhja e Kadri Zekës tek Jusufi, më 17 janar 1982 në ora 03.00 të natës nuk ka qenë e organizuar prej anës së Jusufit. Kur ka mbaruar shikimi i videofilmave tek Murat Kryeziu, Kadriu ka shpreh dëshirën dhe qëllimin e tij të shkoj tek Faridin Tafallari, së bashku me Ibrahim Kelmendin. Me këtë dua të them se pamvarësisht se a kanë qenë ardhjet e Kadri Zekës të organizuara apo spontane, Jusufi nuk e njofton Sabriun për asnjë rast të vetëm, duke i konsideruar vizitat si të zakonshme dhe jo për bashkim organizatash.

Banesa e Murat Kryeziut në Nord-West-Ring 30, në Bernhausen ku në dy orët e para të 17 janarit u shikua filmi “Mësonjëtorja” (Fotografoi Faridin Tafallari)

 Ardhja e Kadri Zekës tek Jusufi, vetëm pas atentatit, fiton peshën e një rëndësie të jashtëzakonshme. Por është shumë gabim logjik që këtë peshë me u mundua me ia dhënë kësaj ardhje para atentatit. Para atentatit ajo ardhje nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, përveç ardhjes në ora 03.00 të natës. Ngjarjet në luftë, e vrasjet në pusi nuk mund të vendosen peshore, kudo do të kërkohej ndonjë lloj ekuilibri derisa ana e majtë të barazohet me anën e djathtë. Po ta marrim seriozisht Sabri Novosellën në këtë pikë, atëherë ai nuk është dashtë me e financuar librin; Pishtarët e lirisë, Editor Begzat Baliu, Shtëpia botuese ERA, Prishtinë, 2002, në të cilin Resul Bedo riprodhon gënjeshtra që ia kanë servuar të tjerët, e kundër të cilave reagon Sabriu 12 vjet më vonë (nga 2002 në 2014). Nuk ekzistojnë rrena të vogla.

10-2. Të udhëtosh 420 km në drejtim të shtëpisë tënde duhet të kesh një shkak të madh

Lidhur me rrugën e Kadri Zekës dhe shokut të tij Ibrahim Kelmendit, nga Dusseldorfi për në Shtutgart, në pasditën e 16 janarit 1982, e kam dëgjuar edhe një arsyetim në këtë formë: Kadri Zeka dhe shoku i tij Ibrahim Kelmendi, të shtunën më 16 janar 1982 kanë qenë në Dusseldorf, 420 km larg prej Shtutgarti. 420 km rrugë nuk merren për ndonjë punë të vogël. Duhet të ketë ekzistua një arsye e fortë që Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi ta bëjnë këtë rrugë, e kjo arsye e fortë nuk është asgjë tjetër pos ftesa e Jusufit me qëllim të zhvillimit të bisedimeve për bashkim të organizatave. Ky është arsyetimi i njerëzve që nuk kanë idenë më të vogël për të vërtetën e asaj kohe.

Saime Isufi: “Kadriu duhej të kthehej më 17 janar, pikërisht atë natë që e vrau dora gjakatare, sepse të nesërmen do të fillonte punë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, f.101-102)

Lexuesi duhet ta dij se Kadri Zeka ka banuar në Zvicër, në St. Gallen. Për në Dusseldorf Kadri Zeka ka udhëtuar të martën më 12 janar 1982. Në Dusseldorf qëndron nga 12 janari deri më 16 janar duke i organizuar aktivistët e Dusseldorfit në Frontin Popullor për Republikën e Kosovës, të OMLK-së. Të shtunën, pasi konsideron se i ka krye të gjitha punët në Dusseldorf për 5 ditë, pasdite të shtunën, më 16 janar, nisen për në Shtutgart, pasi të hanën më 18 janar Kadri Zeka është dashur me shkua në punë në qytetin ku ka banuar, në St. Gallen të Zvicrës.  Rruga më e shkurt nga Dusseldorfi për në St. Gallen kalon përmes Shtutgartit. Pasi Jusuf Gërvalla nuk i ka ftuar, Ibrahim Kelmendi, në një incizim nga një mbledhje më 3 mars 1984 në Gjenevë, tregon se janë nisur për tek Faridin Tafallari, që ka banuar në Nagold.

Anëtarët e Qendrës Ekzekutive (QE): Ibrahim Kelmendi, Xhafer Shatri, Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari, të cilët më datë 3 mars 1984 mbajtën një mbledhje në Gjenevë të Zvicrës

10-3. Skema e gënjeshtrave të Ibrahim Kelmendit prej 12 janarit deri më 17 janar 1982

Kadriu kishte planifikuar ta kalonte 17 janarin 1982 në Dusseldorf, 640 km në veri nga vendbanimi i tij në St. Gallen të Zvicrës

Gënjeshtrat për qëndrimin e Kadri Zekës në Dusseldorf

Saime Isufi shkruan se Kadri Zeka është nisë për Gjermani më 12 janar 1982. Edhe pse ajo thotë se qëllimi kryesor i tij ka qenë të takohet me Jusufin e Bardhoshin, Kadriu i bien përmes Shtutgartit dhe shkon tek shoku i vetë Ibrahim Kelmendi në Dusseldorf, për propagandimin e Tezave të Frontit për Republikën e Kosovës, meqë mendonte se të gjithë aktivistët patriotë së shpejti duhej të përfshiheshin në këtë Front.

 Ibrahim Kelmendi njëherë gënjen se Kadriun e takon të enjten më 14 janar dhe atë mbrëmje qëndron tek vëllau i tij Mustafa. Gënjeshtra tjetër është se Kadriun e takon vetëm të premten më 15 janar në banesën e Sylë Nuhajt. Gënjeshtër tjetër se Kadriu e ka ndërmend të qëndroj në Dusseldorf më 16 e 17 janar.

Sipas kësaj Kadriu nuk ka plan me u takua fare me Jusufin e Bardhoshin por vetëm me Ibrahim Kelmendin, rrethin e tij në Dusseldorf.

10-4. Lutja marksiste-leniniste për Allahun Insha-Allah Jusufi do të na thirrë mysafir

إن شاء الله

”Jusufi e Kadriu e vazhdojnë bashkëpunimin dhe përpjekjen për bashkimin e organizatave të tyre. Më 16 janar pasdite, Kadri Zeka, pasi ishte ftuar nga Jusuf e Bardhosh Gërvalla për t’i vazhduar bisedimet për bashkimin e organizatave të tyre u nis për në qytezën Untergruppenbach afër Shtutgartit. Atje arriti rreth orës 03.00 pas mesnate. (më 17 janar 1982-shën i Xh. D.) (Filmi dokumentar; Ç’ke bërë sot për Kosovën?, janar 1997,  minuta 36-37)

Jusuf Gërvalla nuk e ka ftuar Kadri Zekën as për bisedime për bashkim dhe as për ndonjë motiv tjetër. Kadri Zeka ka ardhë tek Jusufi si i paftuar.

Nexhat Çoçaj: ”Pasi ishte nisur Jusufi me Remziun (Ademin-shën i Xh. D.), ka ardhë Kadri Zeka me Ibrahim Kelmendin dhe një person tjetër në shtëpinë tonë (Habichthöhe 40, Untergruppenbach-shën i Xh.D.) dhe pasi u kam treguar se ku gjenden, ata kanë shkuar për t’iu bashkuar shokëve në Bernhausen” – kujton Suzana Gërvalla.” (Petriti i Shkrepave-libër për Remzi Ademin, I, faqe 112, referenca 190, Durrës 2011)

Dëshmia e Suzana Gërvallës i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat se Jusufi i ka ftuar Kadri Zekën dhe Ibrahim Kelmendin.

Ibrahim Kelmendi: “Vesëmira shtroi mëngjesin rreth orës 10.30. Ajo e kishte përgatitur me përkushtim. Ndërkohë Muja, vëllai i Miranit, bëri telefonatë dhe njoftoi se Jusufi i kishte thirrur Kadriun e Miranin të shkonin sonte tek ai, por pikëtakimi ishte te Murtez Kryebardhi në Bernhausen, afër aeroportit të Stuttgartit. Në banesën e tij do të shfaqeshin filmat, meqë Jusufit tashmë i kishin arritur videokasetat nga Tirana. Në rreth të Stuttgartit akoma nuk ishte formuar klub shqiptarësh ku do të bëheshin aktivitete, siç ishte formuar në Dyzeldorf. Kadriu e Mirani po përgatiteshin të shkonin në stacion të trenit për t’i kapur lidhjet që do t’i çonin atje. Sulioti tha t’i voziste ai.

Rreth orës 16.00 u nisën për rrugë që të tre. Arritën në mbrëmje te Murtez Kryebardhi, meqë Mirani e kishte adresën e tij. Aty gjeten Jusufin, Bardhin dhe mbi dhjetë veta, aktivisë që po prisnin Kadriun e Miranin.” (Atentatet, faqe 316-317)

Nexhat Çoçaj: ”Pasi ishte nisur Jusufi me Remziun (Ademin-shën i Xh. D.), ka ardhë Kadri Zeka me Ibrahim Kelmendin dhe një person tjetër në shtëpinë tonë (Habichthöhe 40, Untergruppenbach-shën i Xh.D.) dhe pasi u kam treguar se ku gjenden, ata kanë shkuar për t’iu bashkuar shokëve në Bernhausen” – kujton Suzana Gërvalla.” (Petriti i Shkrepave-libër për Remzi Ademin, I, faqe 112, referenca 190, Durrës 2011)

 Dëshmia e Suzana Gërvallës i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat se Jusufi i ka ftuar Kadri Zekën dhe Ibrahim Kelmendin.

Ibrahim Kelmendi: “Aty dhe në vizita të tjera takonim bashkatdhetarë veprimtarë. Kadriu kishte planifikuar ta kalonte atë fundjavë në Dyzeldorf. Aty kaluam natën ndërmjet të premtes e të shtunës së 16 janarit. Të shtunën para dite, ndoshta rreth orës 11.00, Mustafa na njoftoi se Jusufi kishte telefonuar dhe na kishte ftuar për të shkuar në mbrëmje në Bernhausen, qytezë afër Shtutgartit (Stuttgart), te bashkatdhetari Murat Kryeziu.” (Bedri Islami, Lëvizja f.26)

Nexhat Çoçaj: ”Pasi ishte nisur Jusufi me Remziun (Ademin-shën i Xh. D.), ka ardhë Kadri Zeka me Ibrahim Kelmendin dhe një person tjetër në shtëpinë tonë (Habichthöhe 40, Untergruppenbach-shën i Xh.D.) dhe pasi u kam treguar se ku gjenden, ata kanë shkuar për t’iu bashkuar shokëve në Bernhausen” – kujton Suzana Gërvalla.” (Petriti i Shkrepave-libër për Remzi Ademin, I, faqe 112, referenca 190, Durrës 2011)

Dëshmia e Suzana Gërvallës i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat se Jusufi i ka ftuar Kadri Zekën dhe Ibrahim Kelmendin.

***

Në librat e mi rrethanat e mëposhtme janë të shtjelluara gjerësisht me ndihmën e fakteve të lëna nga Jusuf Gërvalla.  Me këtë kapitull e kam vetëm një qëllim. Ta vërtetoj (vetëm me fjalët e Ibrahim Kelmendit) se Jusuf Gërvalla, më 16 janar 1982 nuk i ka ftuar as Kadri Zekën e as Ibrahim Kelmendin për kurrfarë pune, që të vijnë nga Dusseldorfi në Shtutgart-Bernhausen apo nga Dusseldorfi në Shtutgart-Untergrupenbach.

Të shtunën, më 16 janar, në orët e mbrëmjes Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi, si të paftuar trokasin në derën e Jusufit në Untergruppenbach, pa e ditur se ai nuk është aty. Nga Suzana informohen se Jusufi me shokët e Shtutgartit është tek Murat Kryeziu, 70 km larg.

Kur mbaron shikimi i filmave tek Murat Kryeziu, Jusufi e fton Kadriun në banesën e vetë në Untergrupenbach, në derën e së cilës Kadriu ka trokitë vetëm para disa orësh si i paftuar. Edhe pasi Jusufi e bënë këtë, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi me me dëshirë do shkonin tek Faridin Tafallari se sa tek Jusufi. Pse? Me Faridin Tafallarin mund të diskutojnë për punët e Frontit të OMLK-së e me Jusufin jo. Pse me Jusufin jo? Sepse Jusufi pas takimit me Kadri Zekën në panairin e librit në Frankfurt (mesi i tetorit 1981 kur Kadriu me Bardhin ishin kthyer nga Turqia, pas takimit me Sabri Novosellën), Tezat e Frontit të OMLK-së i ka gjuajtur në shportën e mbeturinave. Nga ai moment, për te, ato Teza përjetësisht kanë qenë të vdekura.

Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi, më 16 janar 1982 janë nisur nga Dyseldorfi për në Shtutgart vetëm e vetëm sipas planeve të tyre dhe interesave të tyre, e pa asnjë planifikim dhe koordinim me Jusufin. Dy letrat e fundit të Jusufit të 15 janarit 1982, njëra për Kadri Zekën në Zvicër dhe tjetra për Ibrahim Kelmendin e vërtetojnë këtë shumë mirë.

Me propozim të Xhafer Shatrit, organi udhëheqës i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi (LRSSHJ) është quajtur Qendra Ekzekutive (QE). Qendra Ekzekutive ka vepruar prej mesit të janarit 1983 deri më 3 mars 1984. (Qendra Ekzekutive në mbledhjen e 3 marsit 1984 quhet Komitet Qendror me plan që të zgjerohet me anëtarë të rinj. Shtjellimi i kësaj çështje është jashtë kufijve të qëllimit të këtij punimi.) Anëtarë të saj kanë qenë Faridin Tafallari, Hasan Mala, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Shatri dhe Xhafer Durmishi.

Kjo Qendër, më 3 mars 1984 e ka mbajtur një mbledhje, (rrjedhat e ngjarjeve kanë bërë që kjo të jetë edhe mbledhja e saj e fundit, në këtë përbërje) ku të pranishëm kanë qenë Faridin Tafallari, Ibrahim Kelmendi, Xhafer Shatri dhe Xhafer Durmishi.

Diskutimet e kësaj mbledhjeje janë incizuar në magnetofon, në katër kaseta 90 minutash (2×45 min).

Në këtë mbledhje që ka zgjatur rreth gjashtë orë është diskutuar për

1) Aprovimin e një rregulloreje të punës së Organit udhëheqës të Lëvizjes;

2) Si dhe kur u themelua LRSSHJ (17 shkurt 1982 apo 15 maj 1982);

3) Analizë e punës së gjertanishme;

4) Detyrat në të ardhmen, dhe

5) Të ndryshme.

Pjesa e incizuar, pas leximit të hyrjes dhe të rendit të ditës nga Ibrahim Kelmendi, është pjesë e diskutimit të Ibrahim Kelmendit, ku ai, më 3 mars 1984, e përshkruan momentin e nisjes së tij me Kadri Zekën, nga Dusseldorfi për në Shtutgart më 16 janar 1982, pra një ditë para vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës.

Për shkaqe praktike, për publikim në internet-youtube, dy audiofile të shkurta janë bashkuar në një. Në fillim, nga Ibrahim Kelmendi lexohet hyrja-rendi i ditës -1 minutë e 7 sekonda – nga fillimi i kasetës së parë, pastaj vazhdon deri në fund diskutimi i Ibrahim Kelmendit për ngjarje të 16 janarit 1982, nga kaseta 2, pjesa e parë, minutat 9-12)

Nga incizimi, shihet qartë se Jusuf Gërvalla, më 16 janar 1982, nuk i ka ftuar për kurrfarë pune Kadri Zekën dhe as Ibrahim Kelmendin, që të vijnë nga Dusseldorfi në Shtutgart-Bernhausen dhe as nga Dusseldorfi në Shtutgart-Untergrupenbach.

Ibrahim Kelmendi: “Incizim i takimit të mbajtur më 3 mars 1984 në Gjenevë. Në fillim të takimit u aprovua një dokument i cili nuk do të lexohet dhe u nënshkrua nga të pranishmit. Si rend të ditës u aprovuan këto pika: 1) Përpilimi i rregullores së punës së Komitetit Qendror, 2) Si dhe kur u themelua LRSHJ-ja, 3) Analizë e punës së gjertanishme, 4) Detyrat në të ardhshmen, 5) Të ndryshme.” (Përfundon leximi i hyrjes nga fillimi i kasetës 1; Diskutimi në vazhdim i Ibrahim Kelmendit është nga kaseta 2, pjesa e parë, minutat 9-12, kur ai përshkruan ngjarje të 16 janarit 1982)

Ibrahim Kelmendi: (Kaseta 2, pjesa e parë minuta, 09.00) “Pikërisht prej Mërgimit (Sabri Novosellës-shën. i Xh.D.) a pat arsye njëmend në atë nivel me u çart ata në mes veti (si pasoj e qëndrimit të Kadri Zekës në takimin e Stambollit me Sabri Novosellën, në mesin e tetorit 1981-shën i Xh. D.). Ndërsa prapë po më intereson tjetra. Ku munden ato vendime me i ngarkue njerëzit me përgjegjësi ashtu ku me të vërtetë prej dasmës e mbrapa, edhe në dasmë prapë është insistue prapë me ia nisë që me i bind shokët brenda se pamvarësisht që nuk u murëm vesh aty duhet me i fillua bisedimet e me e bindë njëri tjetrin, me e sqarua njëri tjetrin e me ardhë prapë tek bashkimi. Bashkimit s’kemi kah i ikim. (Në dasmën e Kadri Zekës, më 2 janar 1982 nuk është bërë kurrfarë insistimi për bashkim. Për dasmën shih filmin i dasmës dhe letrën e Jusufit për Ibrahim Kelmendin, më 15 janar 1982, do me thënë 13 ditë pas dasmës-shën i Xh. D.)

E prandaj nuk ish fort e pëlqyeshme, s’mu ka dukur atëherë, s’ka me m’u dukur kurrnjëherë në jetën time, kam drejt me e mbajt atë qëndrim, me thënë po e ngarkojmë me përgjegjësi (Jusufin-shën i Xh.D.) pse e kanë pranuar mysafir (Kadri Zekën-shën. i Xh.D.), kur e din Ky (Faridin Tafallari-shën. i Xh.D.) e e dinë boll (ai) kallabllak, që kur janë çue prej odës (së Murat Kryeziut, në Bernhausen, Nord-West-Ring 30, më 17 janar 1982 në ora 02.00-shën i Xh.D.) ku jemi kanë duke i parë filmat, çfarë insistimi e këmbëngulje ka pasë Jusufi me e marrë mysafir (Kadri Zekën-shën. i Xh.D.). A ne gjatë rruge jemi nisë (nga Dyseldorfi për në Shtutgart në pasditën e 16 janarit 1982-shën. i Xh. D.) për me shkue mysafir (të paftuar tek Jusuf Gërvalla-shën. i Xh. D.) e kemi thënë që Insha Allah (Jusufi-shën. i Xh. D.) do të na thirrë mysafir se aty kanë qenë edhe qëllimet e fundit që prapë me u ulë, prapë me ba kompromise pamvarësisht që s’u muarën vesh se duhet me i vazhdua demonstratat duhet me e vazhdue aktivitetin. E kemi thënë Insha Allah  (Jusufi-shën. i Xh. D.) na thirrë mysafir, ose ishalla, në fund tash kjo shprehja Insha Allah është pak fetare, po në fund kemi dëshirua që prapë me u ulë e me e bashkua në të njejtin nivel si përpara. E nëse nuk thirrë e kemi pasë bërë plan me shkua mysafir te Ky (Faridin Tafallari-shën i Xh.D.).

Xhafer Durmishi: ”Po keni qenë edhe tek Ky (Faridin Tafallari-shën. i Xh. D.) Ti edhe Kadriu.”

Ibrahim Kelmendi: ”Kemi qenë. Edhe mundem me të tregua pikë për pikë se me çfarë qëllimi kemi shkuar, edhe çfarë relacioni kemi pasë. Kur jemi çue Ai (Kadri Zeka-shën. i Xh. D.) tha po shkoj tek Faridini. (Jusufi-shën. i Xh. D.) tha jo. Ky (Faridin Tafallari-shën. i Xh. D.) e din, e e dinë edhe të tjerët. Edhe Nuhiu (Sylejmani) e dinë nëse don ta pranon, se ka qenë aty.”

Faridin Tafallari: ”Në atë moment Nuhiu nuk ka qenë aty se ai ka dalë më herët. Përndryshe ai rregullisht ka dalë i fundit. (Për ta thënë fjalën e fundit).” (Fjalë të incizuara në magnetofon nga Mbledhja e Qendrës Ekzekutive në Gjenevë, më 3 mars 1984, Kaseta 2, pjesa e parë, minutat 09.00-12.00)

Sheradin Berisha: “Ibrahim Kelmendi – Më vjen keq, ky narracion i ndërtuar prej teje viteve të fundit dhe si të tillë të shkruar e botuar edhe në librat: “Atentatet” dhe “Lëvizja e përgjakshme…”, nuk janë të bazuar në zhvillimet reale të asaj kohe!

Ngjarjet historike nëse zbukurohen ato demantohen nga dëshmitë arkivore!

Prandaj narracionin që ke ndertuar për dasmën e Kadriut dhe se gjoja jeni ftuar nga Jusufi me letrat e 15 janarit 1982, që të shkonit në shtëpinë e tij në Untergrupenbach, janë të zbukuruara, për të mos thënë janë të pavërteta!

Vetë letrat e Jusufit të shkruara me 15 janar 1982 për Ty dhe Kadriun e demantojnë këtë gënjeshtrën tuaj të thënë në libra dhe në komentin e mësipërm!

Kadri Zeka në Dyseldorf te ti ka ardhur më 12 janar 1982, (3 ditë para letrave të 15 janarit) dhe Jusufi nuk ka qenë në dijeni se Kadriu është në Gjermani. As Kadriu as ti nuk e keni njoftuar Jusufin se jeni bashkë në Dyseldorf! Po ta dinte Jusufi se Kadriu është bashkë me ty në Dyseldorf, nuk kishte arsye t’ju shkruante letra me 15 janar, dhe aq me pak ka pas arsye t’ju shkruaj letra nëse ju të dy (ti dhe Kadriu) do të ishit të ftuar për daten 16 janar në takimin e Bernhsusenit (në shtëpinë e Murat Kryeziut).

Edhe fjalimi juaj i mbajtur me 3 mars 1984 në Gjenevë, (shiko ytouben) për këtë çështje Ju demanton!

Më 16 janar për në Shtutgart ju ka njoftuar dikush tjetër, jo Jusufi!

Prandaj i nderuar Ibro, nuk është mirë me shtrembu të vërtetën, sepse a e sheh ka ardhur momenti me dëshmi tuaja, veten me demantu!” (15 janar 2021)

***

Dëgjoni fjalën e Ibrahim Kelmendit në youtube:

Ibrahim Kelmendi: Mbledhja e KQ të LRSHJ-së, Gjenevë, 3 mars 1984

Ky Dokument i Qendrës Ekzekutive të LRSHJ-së u përpilua nga Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi, në mbledhjen e 3 marsit 1984 në Gjenevë. Dorëshkrimi është i Ibrahim Kelmendit.

Sheradin Berisha: “Ibrahim Kelmendi, Këto dëshmi ta demantojnë komplet pjesën e parë të librit ‘Lëvizja e përgjakshme’, saktësisht narracionin tuaj për vitet 1981 – 1984! Si shkrimet tuaja lidhur me këtë temë, të botuar viteve të fundit!” (15 janar 2021)

 Faridin Tafallari: “Ndejtëm aty deri vonë; nga mesnata u ndamë. Kur dolëm jashtë dhe po ndaheshim, unë i thash Kadriut që të vinte tek unë për të fjetur. Kadriu pranoi dhe i tha Jusufit: “Unë po shkoj te Faridini”. Por Jusufi iu përgjigj: “Jo, sonte do të vish tek unë.” Kadriu përsëri i tha: “Ti mund të kesh mysafirë në shtëpi dhe bëhemi shumë vetë; prandaj po shkoj te Faridini.” Por Jusufi e mori me vete dhe për atë natë u ndamë pasi u përqafuam. Sikur ta dinim që ai do të ishte përqafimi i fundit.!! Nuk më kujtohet ai i thanë apo jo edhe Ibrahim Kelmendit që edhe ai të shkonte me ta, por di se Ibrahimi i tha: “Mua më duhet të udhëtoj për Dyseldorf, pasi edhe atje dua t’i tuboj bashkatdhetarët për të shfaqur këta filma.”  (Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 49)

Hasan Mala (për librin Terror-Dhimbje-Qëndresë): “Nga zemra të uroj shumë sinqerisht dhe sukses, se është shkruar ashtu si është, si ka qenë. Të lumtë, të lumtë …. se aty është e vërteta dhe vetëm e vërteta.”  (Faridin Tafallari, Dhimbje Krenare, Tiranë 1998, f. 382)

Xhafer Shatri (për librin Terror-Dhimbje-Qëndresë): “Libri është një realitet dhe i paanshëm. Ky libër është si një lis i natyrshëm… Andaj, të lumtë dhe të uroj nga zemra suksese që iu kushtove këtij libri madhor të kohës…”. (Faridin Tafallari, Dhimbje krenare, Tiranë 1998, f. 382)

(VIJON …)

___________

© Pashtriku.org

Në 41 vjetorin e vrasjes

QENDRA JUSUF GËRVALLA – VAZHDOJMË ME TË PAVËRTETAT E SHOKËVE TË KADRI ZERKËS (10)

Nga Xhafer Durmishi – Pashtriku, më 12 shkurt 2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura