RAIF GASHI: REXHEP MALAJ, FIGURA MË E KOMPLETUAR E KOMBIT DHE E HISTORISË SHQIPTARE

Prishtinë, 18. 01. 2014 -Prishtinë, 18. 01. 2014 – Libri i autorit Agim Sylejmani ‘Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet’ është një monografi, pra një përshkrim në njëjës ashtu siç ishte lindja, jeta dhe vepra – duke mos i kursyer edhe dëshmitë e shumta të shkruara dhe të dëgjuara për viganin e kombit Rexhep Malaj. Vet autori ishte dhe është shok i këtij zjarri të pashuar, që e ndihmoi, e ruajti dhe po e ruan për të ardhmen, siç ruheshin vetë shokët e idealit me dekada të tëra veprimtarie të organizuar kundër armikut. Rexhepi sipas përshkrimit të autorit lindi në zjarr, në zjarr u rrit e u kalit e zjarr me zjarr me armikun shkoi, e nuk u përul siç nuk po përulet as sot me këtë monografi.
Pra libri monografik: ‘ Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet’, i autorit Agim Sylejmani, i botuar nga Shoqata e të burgosurve politik, më 2014 – Prishtinë, rrumbullaksohet në 425 faqe, e ndarë në 12 kapituj me mbi 180 foto – dëshmi origjinale (të shokëve, vendeve, gjësendeve, shkollave, shtëpive, familjes) si dhe rreth 150 faqe dokumenta origjinale të vendimeve gjyqësore, vërtetimeve, trakteve, materialeve nga arkiva (e UDB-së në Maqedoni), kartolina të shkruara me një gjuhë shumë të pastër, që edhe pse të pakëta por me vlerë të madhe historike dhe familjare.

Raif Gashi – duke lexuar kumtesën gjatë promovimit të monografisë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë – 11 janar 2014.

Dokument tejet i rëndsishëm që vije për herë të parë i deshifruar është alfabeti i shifrave që është përpiluar nga Rexhep Malaj, me 39 shenja dhe është përdorur për komunikim në mes të celulave të shokëve.
Autori me një zell të pashoq i ka përcjellur ngjarjet e kohës dhe lindjen, rritën dhe formimin e Rexhep Malajt me veprën e tij, duke filluar me një përshkrim të Hogoshtit, vendlindjes së Rexhepit,që lidhë fëmijrinë e tij me “otkupin” dhe aksionin e armëve, shkollimin fillor, shpërnguljen e familjes Malaj në Gjilan dhe regjistrimin e Rexhepit në gjimnazin Zenel Hajdini. Rexhepin si fëmijë e ngacmonin vuajtjet e popullit, që i sillnin ngjarjet e kohës dhe dukej se e poqën para kohe.
Autori i mbetet besnik në shkrimin e tij çdo hapi të Rexhepit edhe në Gjilan, si:
– me shokë,
– përjashtimi nga gjimnazi,
– kthimi nga gjimnazi i Preshevës,
– rikthimi në gjimnazin e Gjilanit,
– shkuarja në Shqipëri,
– kthimi nga Shqipëria si dhe riorganizimi i shokëve.

* * *
– Jeta si mësues në Marec,
– jeta studentore,
– ndërtimi i bunkerëve për strehimin e materialeve,
– njohja me Hanifen,
– aksionet e dhjetorit të 1974 (23-24),
– udhëtimet në Zvicërr, dhe
– arrestimi i 25 majit 1975 e karekterizojnë udhëtimin njëzetë e katër vjeçar të Rexhepit.

Dënimi – mbajtja e burgut, nëpër qelit e kazamateve jugosllave e bëjnë jetën nëntë vjeçare të Rexhep Malajt.
Një periudhë shtatë mujore dhe kulmore e jetës së viganit Rexhep Malaj, nga qershori 1983 e deri në ramjen e tij më 12 janar 1984 dhe që vazhdon tash tridhjet vite lirisht, mund të quhet me një emër, periudha Malber, periudha e Malajt-Berisha. Malber ishte njohësi i artit të jetës, çfardo që sillte ajo në çdo moment e situatë, duke e përfunduar jetën e tyre me artin e lartë ushtarak-luftën ballë për ballë me armikun.
Një gjuhë reale dhe e plotë e autorit e bën këtë monografi të plotë dhe i jep fuqinë e plotë shkencore.
Përshkrimi i jetës së Rexhep Malajt, ashtu siç ishte në këtë monografi vjen si porosi për studiuesit që të kenë seriozitet e sinqeritet kur shkruajnë për Rexhepin dhe shokët e tij.
Për zjarrin e luftës së Rexhepit, nuk do të flas pasi që autori e ka thënë e shkruar shumë bukur në këtë monografi, por një thirrje që ajo të lexohet e të rilexohet kam të drejtë t’a bëjë, sepse Rexhepi është histori në vete, figura më e kompletuar e kombit dhe e historisë shqiptare, dhe si e tillë duhet t’u dorëzohet brezave që vinë pa e shtrembuar, kjo apo ajo erë e valleve politike.
Nuk dua të flas për Rexhepin, se zjarri i tij ka folur më mirë se vetë autori, se unë, poeti, këngëtari që sot po përpiqen të shkruajnë emrin e tij.

Jo, jo ai e shkroi emrin e vetë me zjarr dhe e skaliti në ari.
– Edhe po të shkruajmë 1000 monografi,
– Edhe po të bëjmë 1000 këngë,
– Edhe po të shkruajmë 1000 poezi,
Prap vetëm Rexhep Malaj mbetet emri i tij.
– Edhe po ta shanin shokët e idealit,
– Edhe nëse e lavdërojnë ndjekësit e zi,

Prap vetëm Rexhep Malaj mbetet emri i tij.
Një porosi: Nëse autori ka arritur të lajë borxhin ndajë shokut me rreth 425 faqe monografi shkrim dhe dokumenta për Rexhep Malajn, ne duhet të lajmë një borxh me të paktën 45 rreshta e një foto që të futet detyrim shkollor, se nesër do të jetë shumë vonë.
Po them shumë vonë, nesër, sepse edhe sot është shumë, shumë vonë.
Në këtë 30 vjetor të ramjes heroike të tyre, kam pritur shumë studime, kumtesa shkencore të bazuara, shumë libra nga institutet përkatëse shtetërore e shkencore që të gjurmohet e të ruhet vlera e tyre kombëtare.
Pra në këtë përvjetor lavdie kam pritur që shumë rrugë, sheshe, institucione, lagje e pse edhe ndonjë qytet të marrë emrin e këtij vigani.
Libri është më e bukura se çdo përmendore e zbukuruar në fotografi, sepse ajo vet pra libri, ndërton përmendore në zemrat e lexuesve. (Egjiptiane)
Pra, mendoj se ky libër monografik i shokut Agim Sylejmani nuk është një histori e krijuar, por një histori e shkruar mençurisht dhe besoj të jetë një dhuratë-përmendore për brezat e ri dhe për ata që kanë probleme me fenomenin – harresë.
Më mirë me kohë shkruaj si ishte, se më vonë të tjerët e shkruajn si dojnë.
Shokët e vërtetë janë dhe mbeten vetëm shokët e vërtetë, sikur që është shoku Agim Sylejmani.
Autori dhe shoku im i nderuar Agim Sylejmani të falëmnderoj për punën e madhe që po i bënë atdheut në këto ditë të zymta lirie.
Shëndet e suksese në të ardhmën.
Ditët po kalojnë si shigjeta
Bashkë me të edhe jeta
Kurse kujtimi mbetet e kurrë nuk tretet.
16 Prill 1972, e Hënë – Marec
Shoku i juaj R.Malaj

Lavdi jetës dhe veprës së tyre.
Vetëm e vërteta ka bukuri.

Raif H. Gashi, Prishtinë 10-11 janar 2014

—————————————–

– DOKUMENTE ARKIVORE –

Më 26 dhjetor, në mbledhjen e vet Këshilli i arsimtarëve të gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan morën vendim që Rexhep Malaj të përjashtohej nga gjimnazi. Ky vendim pastaj u shkrua më 3 janar 1969 dhe u nënshkrua nga drejtori i gjimnazit, Vlladimir Cvetanoviq dhe është publikuar për herë të parë në monografinë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, faqe 56.

Aktgjykimi origjinal, faqja e parë, në bazë të të cilit dënohen me burg Rexhep Malaj e Isa Kastrati, sepse kishin kaluar kufirin me “lejen e Bajram Currit” dhe kishin qëndruar në Shqipëri për një kohë. Atje shkuan vetëm këta të dy, ashtu siç edhe u kthyen, pavarësisht pretendimeve se me ta kishte edhe të tjerë që shkuan. Ky aktgjykim dëshmon më së miri dhe publikohet për herë të parë në monografinë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, faqe 84.

Rexhep Malaj u kthye nga Republika Popullore e Shqipërisë më 5 nëntor 1970, me ç’rast iu morën pesë librat që kishte me vete. Për këtë organet e UDB-së i lëshuan këtë vendim, i cili është publikuar për herë të parë në monografinë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, faqe 82.

Ditari i shkollës, të cilin Rexhep Malaj e mori në dorë më 6 mars 1972, duke dhënë mësim në paralelën e ndarë të shkollës fillore “Liria” të Marecit në Vakoc. Ditari u fotografua nga Agron Gara në Fushë Kosovë dhe publikohen për herë të parë në monografinë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, faqe 99.

Shënime në diatrin që barti në duar Rexhep Malaj dhe publikohen për herë të parë në monografinë “Rexhep Malaj – zjarr lufte që nuk shuhet”, faqe 100.

…………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura