REVISTA ‘ALBANIA’ E FAIK KONICËS – TRIBUNË E MENDIMIT SHQIPTAR

Pashtriku.org, 26. 03. 2014 – 117 vjetë më parë, më 25 mars të vitit 1897, në Bruksel, doli në qarkullim revista “ALBANIA”. Në këtë revistë, themeluesi i saj, eruditi Faik Konica, hodhi themelet e mendimit shqiptar në disa fusha. Revista trajtonte aspekte të historisë, letërsisë, gjuhësisë dhe aspekte të tjera të jetës shqiptare. Qëllimi i revistës “Albania”, ishte zgjimi i ndjenjës kombëtare, emancipimi shoqëror dhe pavarësia e Shqipërisë. Kjo revistë e botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, ishte një enciklopedi e vërtetë duke përfshirë një hapësirë të gjerë informacionesh. Revista “Albania” u shnëdrrua në një tribunë të mendimit shqiptar, ku publikoi dhe lëvroi pjesa më elitare e Rilindjes Kombëtare. Botimi i kësaj reviste vazhdoi deri më vitin 1909.

 

Faik Konica (15 Mars 1875 – 15 Dhjetor 1942)

The magazine “Albania” was published on 25th of March 1897, in Brussels. In this magazine, its founder, the erudite Faik Konica, laid the foundations of an Albanian opinion in many aspects. The magazine dealt in many aspects of literature, linguistics and other aspects of Albanian social life. The purpose of publishing “Albania”, was the awakening of national sentiments, social emancipation and independence of Albania. This magazine was published in Albanian, French and partly in Turkish and it was an encyclopedia displaying large information to the readers. The “Albania” Magazine, turn out to be an important view to the Albanian opinion, where the most outstanding elite of Albanian Renaissance published and contributed with several writings. The publication of this magazine continued until 1909. (Muzeu Historik Kombetar – Tiranë)

—————————————-

Në vijim shikoni një pjesë të dokumentarit “Faik Konica – Një jetë për Shqipërinë” – të përgatitur nga gazetari i “Zërit të Amerikës” – Ilir Ikonomi:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura