Berlin, 7 shkurt 2020:
1.
Ndërroi jetë Nexhmija, bilbili i Kosovës.
Ç’shprehje e veçantë, e pangjashme shqiptare.
Pikërisht ashtu: ndërroi jetë sepse Ajo nuk ka vdekur: as këndej në arkivin e shpirtit kolektiv dhe as andej në transmigrimet e ardhme të pafundësisë.
2.
Fillova këtë nekrolog me idenë e transcendencës, për arsyen e thjeshtë se askush s’do t’ma kujtojë më shumë poetin kelt Talies, që thoshte se s’ka formë jete në Gjithësi që t’mos ketë qenë e tij.
“Isha betejë”, shkruan ai, “urë mbi 60 lumenjë, shpatë në dorë, jam mbërthyer nga magjia e shkumës së ujit, isha yll, dritë dhe fillim i një libri..!”
Evokimi ishte kaq i vetishëm, natyral e kuptimplotë. Dhe s’mund të ndodhte ndryshe, kur Të dy, Ai dhe Ajo, i përkisnin njëj race: artit të madh!
A nuk ishte dhe Nexhmija këngë, gurrë kroi, fije bari, gjeth i trishtë vjeshte, frymëzim bukurie, dhimbje, rezistencë, sepse pikërisht e bukura është trajta më e urryer e rezistencës për pushtues e sundtarë, ishte gurëthemel kujtese, lule, fjalë e Borëbardhë e Alpeve shqiptare…
Ishte, ndaj, vetë jeta me të gjashtë fatet e saj (demon, bimë…), si do shkruaj Borges, ku Ajo do të zgjedhte më të vështirin e tyre: fatin e të qenmit njeri!
3.
Por Ajo, ashtu si Taliesi, ishte dhe “fillim i një libri”.
Një bashkëbisedim At e Bir në blernajën e Toskanës, do merrte pamjen e një rrugëtimi në të kaluarën plot jetë, filozofi, kulturë, moskuptim Europe, mëkat, mendësi të vjetra, indiferencë, madje përbuzje e mortit, vetmi Tibeti…Vetë titulli simbolik shpjegon ngjyrnajën vezullore të valëzimeve të tij. “Fundi është fillimi im”, është libri kujtimor i Tiziano Terzanit: një dialog me Folcon, të birin që dëgjonte, pyeste e dëgjonte prapë i magjepsur dhe shkruante, ndërsa i ati, publicist i shquar, dridhej nga afrimi i vdekjes…
E, pra dhe fundi i Saj i këtejmë është, duhej të ishte fillim i një rrëfimi për Bilbilin. Një Kolos-Libër i thellë për një univers jete të Epërme që, si thërmija diamantësh e pluhnajë yjësh, ka lënë pas gjurmët e pazhdukshme për brezat e kombit me emrin shqiptar!
Postime të Lidhura
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (76)
Pashtriku, 29 shtator 2020: 8.1.17 Pjesë nga artikulli “Jemi patriotë, s’jemi shovinistë” (“Liria”) Në mbrojtje të vlerave shqiptare,…
UKSHIN HOTI: INDIVIDI DHE PROCESI POLITIK
Pashtriku.org, 15. 05. 2013 – Në fillim të viteve ’90-të, Ukshin Hoti ka mbajtur shumë ligjerata shkencore për…
VAXHID SEJDIU: FILOZOFIA POLITIKE E UKSHIN HOTIT THEMEL I SHKOLLËS POLITIKE KOMBËTARE
Zvicër, 16. 05. 2016: Sot, më 16 maj 2016 bëhen saktë 17 vjet nga dita kur Ukshin Hotin,…
Halil Alidema – Meteorë Lirie (13)
Halil Alidema – Meteorë Lirie (13) Nga Sabit Alidema VEPRIMTARINË TONË POLITIKE DUHET TA SHTRIJMË EDHE NË DIASPORË…