RKL: RRITJA ENORME E NUMRIT TE VETERANËVE NË ‘ZOD’ DHE NË ‘ZOLL’

RKL, 7 mars 2020: Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur numrin aktual të veteranëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë në listën e pagave në secilën komunë të Kosovës. Në janar të vitit 2019, sipas ASK-së kishte 38.232 veteranë, ndërsa ky numër është zvogëluar për 131 më pak deri në dhjetor, ku numërohen 38.101 veteranë të UÇK-së.
Deçani, Peja Gjakova, Prishtina dhe Besiana (nga dy Zona Operative të luftës së UÇK-së) përbëjnë më shumë se gjysmën e veteranëve. Deçani, njëra ndër komunat e vogla të Kosovës ka shpallur dhjetë herë më shumë veteranë se Shtimja dhe më shumë se krejt Drenica, më shumë se të gjitha qytetet e tjera në Kosovë, një nga një.
Besiana e Remit me Prishtinën, ka shpallur më shumë veteranë se krejt zona e Neredimës, Shalës e Karadakut.
Publikimi i listave të veteranëve nëpër komuna jep për të kuptuar se rritja enorme e numrit të veteranëve ndodhi në tri komuna të Zonës së Dukagjinit, (Deçan, Pejë, Gjakovë) të cilat arrijnë shifrën afër 12 mijë veteranë. Është tejet indikativ fakti se vetëm në komunën e Deçanit janë evidentuar më shumë se 4.000 veteranë aq sa ka krejt rajoni i Drenicës, edhe pse dihet mirëfilli se në asnjë rajon të Kosovës nuk ka pasur më shumë luftëtarët të UÇK-së, sesa në Drenicë.
Besiana e Prishtina, kryesisht Zona e Llapit, ka shpallur rreth 6.000 veteranë.
Gjysmën e numrit të veteranëve në Kosovë e përbëjnë dy Zona Operative, Dukagjini dhe Llapi. Po të ishte rritur numri i veteranëve në këtë proporcion edhe në pesë Zonat Operative, Kosova do të kishte hiq më pas se 100.000 veteranë.

Tani po shihet mirëfilli se jo të gjitha zonat e kanë rritur numrin e veteranëve, por këtë e kanë bërë dy zona, ajo e Dukagjinit, e cila e ka katërfishuar numrin, dhe Zona e Llapit e cila e ka tetëfishuar. Një rritje që bie në sy është evidentuar edhe në komunën e Skënderajt, por kjo Zonë ka pasur numrim më të madh të luftëtarëve të lirisë, si Zonë Operative,
Sipas evidencës së publikuar në medie duke u mbështetur në raportin e ASK-së, shihet fare qartë se janë vetëm dy Zona të luftës në Kosovë, të cilat e kanë manipuluar skajshëm numrin e veteranëve dhe përgjegjësia për këtë shkelje flagrante të vlerave të luftës dhe falsifikimit të numri të veteranëve nuk është e shtatë zonave, nuk është e shtatë komandantëve të Zonave sikur është krijuar bindja në opinion, por në radhë të parë e dy komandantëve të dy zonave, e Ramush Haradinajt në Zonën e Dukagjinit dhe Rrustem Mustafës në Zonën e Llapit, ku numri i veteranëve është dhjetëfishuar.
Kjo shkelje e vlerave të luftës, nuk është bërë nga shumica dërrmuese e zonave por vetëm e dy zonave dhe fajtorin nuk duhet kërkuar në Komisionin Qeveritar, por vetëm te dy veta dhe këta po shihet se kush janë.
Rritja e numri të veteranëve ka ndodhur në këto dy zona dhe në Shqipërinë e veriut, e cila i përkiste më shumë Zonës së Dukagjinit dhe të Pashtrikut.
Lypjani dhe Shtimja kanë evidentuar vetëm 1.100 veteranë, që do të thotë se këto dy komuna e kanë paraqitur numrin e saktë të veteranëve, ndoshta duke lënë anash një pjesë të madhe të pjesëtarëve të logjistikës dhe pjesëtarëve të Drejtorive të Administrimit Civil.
Zona me sipërfaqen e shtrirjes më të madhe territoriale në Kosovë dhe me numrin më të madh të luftëtarëve, sukur është Zona e Parshtrikut nuk vërehet ta ketë rritur numrin e veteranëve, përveç në ndonjë rast specifik.
Lista e publikuar e veteranëve nëpër komuna zbulon më së mirë se kush e ka manipuluar numrin dhe duke u bazuar në këto dëshmi duhet nisur hetimi serioz për manipulimin e dëmshëm shoqëror, moral e kombëtar të shpalljes së veteranëve pa qenë në luftë fare, pastaj edhe e dezertorëve, sidomos në Dukagjin kur në verë të vitit 1998 kishte dezertuar gati krejt zona nën komandën e Tahir Zemajt, i cili më vonë e kishte formuar Brigadën në mërgim, me emrin nostalgjik “Mërgimi” dhe kishte pritur të kryhet lufta për t u kthyer në Kosovë në krye të forcave të FARK-ut.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i veteranëve ka rënë për 131 gjatë vitit 2019. Në janar të vitit 2019, sipas ASK-së kishte 38.232 veteranë, ndërsa ky numër është zvogëluar për 131 më pak deri në dhjetor, ku numërohen 38.101 veteranë të UÇK-së.
Sipas ASK-së, në Komunën e Deçanit ka 4082 veteranë, e cila mban edhe numrin më të madh të tyre, ndërsa me asnjë veteranë të regjistruar janë komunat; Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Graçanica, Raniluga, Parteshi dhe Kllokoti.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

SIMBOLIZMI

SIMBOLIZMI Nga Xhelal Zejneli, Shkup 23 shkurt 2022 Krijimi artistik mund të jetë i kapshëm vetëm nga rrethi…