RRAHIM BEKTESHI: DITARI I MËSUESIT DHE PUSHKA E UÇK-së!

Prizren, 20 maj 2018: Pranvera e vitit 1998 ishte një pranverë ndryshe, ngase ka nisur me epopenë e lavdishme të UÒªK-së në Prekazin e Komandantit Adem Jashari, ndërsa pushtuesi serb kishte shtuar dhunën dhe terrorin ndaj popullatës shqiptare. Këtë vit punoja si mësues i historisë në dy shkolla: në shkollën “Dituria” të Samadraxhës dhe atë “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan e Tërrnje.
Më kujtohet shumë mirë sulmi mbi Jasharët,më datë 5 mars 1998! Isha në orë mësimi, në klasën VIII-të në fshatin Tërrnje! Kisha filluar të shpjegojë njësinë mësimore, kur papritmas dëgjoheshin disa detonime! Me këtë rast nxënësit u zbehën dhe ju humbi koncentrimi, ishte një skenë vërtetë emocionale! Për ta thyer frikën fillova t’ju flasë nxënësve, se jemi në luftë dhe kërkohet moral i fuqishëm …
Një pasdite të muajit maj 1998 për herë të parë u paraqitën Ushtarët e UÇK-së në mes të fshatit. (Ata kishin nisur aktivitetin në këto anë pak më herët). Ishin me fytyra të maskuar! Pasi komunikuan me disa fshatarë u afruan te unë dhe bashkëbiseduam gjatë! Zëri i njërit prej tyre më tingëllonte si zë i njohur. Pas një muaji së bashku me disa mësimdhënës përmes veprimtarit dhe kolegut tonë Rexhë Morina (i cili ishte kyqur më herët) iu bashkuam radhëve të UÒªK-së.

– Rrahim Bekteshi, epror i TMK-së.

Më vonë do ta kuptojë që ai zë i njohur (që më foli në fshat) kishte qenë zëri i Komandant Òªelikut – Fatmir Limës (të cilin e kam pas edhe nxënës në shkollë të mesme (në vitin e II-të) në QAMO “Jeta e Re ” në Suharekë, paralelja e ndarë në Banjë (atë kohë Komuna e Suharekës).

Fatmiri atë dite kishte qenë së bashku me dëshmorin e kombit: Ismet Jashari – Kumanova dhe Haxhi Shala (ish Komandant i Brigadës 121 Kumanova, tani deputet i Kuvendit të Kosovës) të cilin gjithashtu e kam pas nxënës së bashku me Fatmirin.
Kështu e kujtoj këtë vit (kthese në historinë e kombit tonë), kur e lashë ditarin,u bëra ushtar dhe e mora pushkën për të luftuar! Me unformën e UÒªK-së e përfundova luftën – në qershor 1999, ndërsa në vitin 2010 me uniformën e TMK-së e përfundova karierën ushtarake, për t’iu kthyer punës në arsim si drejtor i SHFMU “Emin Duraku” në Prizren.
Shumë qytetarë të Prizrenit dhe mësimdhënës thonin: “prej Malit erdhi e u ba drejtor”, pa e ditur se unë kisha filluar punën në arsim qysh në moshën 19 vjeçare (1986) pa ndërpreje deri në qershor 1998 kur iu bashkova radhëve të UÒªK-së!
Kjo është një pjesë e historisë nga jeta ime…
Prizren, 20 maj 2018

Pranverë 1998: me kolektivin e SHFMU “Dituria” në Samadraxhë të Therandës.

Pashtrik, qershor 1999: Bilall Syla, komandant i DT2 dhe Rrahim Bekteshi zv.komandant, gjatë operacionit “Shigjeta” në Pashtrik.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura