RRËNJËT OKULTE TË NACIONALSOCIALIZMIT TË HITLERIT!

Pashtriku.org, 19. 06. 2016: Studiuesit Puils Pauels dhe Jacques Bergier në librin: Le matin des magiciens – (Mëngjesi i magjistarëve), nazizmin e përshkruanin si tërësisht të ushqyer prej botës okulte, duke e identifikuar madje Hitlerin si një lloj mediumi, i nënshtruar pushtetit të mendjeve superiore, që rrinin në hije dhe e lëviznin sipas dëshirës. Po kush ishte në të vërtetë Adolf Hitleri dhe si shpjegohet ngjitja e tij e pandalshme në pushtet? Statist i zoti dhe i pamëshirshëm, joshës i turmave, apo individ i nënshtruar fuqive më të mëdha, dhe i manipuluar prej mendjeve okulte?
***
Mbi këtë kapitull dramatik të historisë botërore, tashmë pas mbi 94 vitesh të ngjitjes në pushtet të nacional socializmit, duket se nuk ka paqe. Janë derdhur lumenj boje, dhe vazhdohet të derdhet. A do të arrihet ndonjëherë në të vërtetën e gjithëpranuar? Për historiografinë zyrtare, apo një pjesë të saj, duket se nuk ka dyshime: ishte një seri komplekse faktorësh (socio-ekonomikë, politikë dhe kulturorë) që përgatitën ngjitjen e Fyhrerit dhe garantuan suksesin e tij. E megjithatë ky interpretim, pikërisht për dinamikën e ngjarjeve që do ta shpinte Europën të eksperimentonte forma dhune të paimagjinueshme për shekullin XX, në sytë e shumëkujt është dukur gjithmonë e paplotë; nuk ishte e mundur të kufizoheshe tek një analizë e fakteve, që nuk merrte në konsideratë edhe aspekte të irracionales.

Si mund të harrohet impakti i madh që pati botimi në Francë, në vitin 1960, i librit “Mëngjesi i magjistarëve”, një manifest i vërtetë i “realizmit fantastik” që do të kishte në dekadat e ardhshme, një peshë shumë të madhe në publikimin e teksteve mbi botën magjiko-ezoterike, në bazë të nazizmit dhe ideologjisë së tij të marrë totalitare.
Tekste, shpesh herë pa përballje dokumentare, që historiani Nicholas Clarke i ka quajtur “absurdë”. Tek “Mëngjesi i magjistarëve”, Puils Pauels dhe Jacques Bergier e përshkruanin nazizmin si tërësisht të ushqyer prej botës së okultes, duke e identifikuar madje Hitlerin si një lloj mediumi, i nënshtruar pushtetit të mendjeve superiore, që rrinin në hije dhe e lëviznin sipas dëshirës.
Bota akademike i ka qëndruar gjithmonë larg kësaj linje mendimi, dhe vazhdon ta bëjë edhe sot, duke i konsideruar krejt të pabazë këta interpretime. Bëhet fjalë vërtetë për dy botë krejt të papajtueshme?
Në dekadat e fundit janë botuar një numër studimesh autoritarë, dhe mjaftueshëm të dokumentuar, që lejojnë të hidhet dritë mbi atë se sa domethënëse ka qenë prania e figurave të lidhura me botën ezoterike, që patën një rol të rëndësishëm në plazmimin e ideologjisë naziste dhe simbologjinë e saj komplekse (si për shembull svastika).
Personazhe me karizmë të madhe dhe me shumë ndjekës, si austriakët Guido von List (1848-1919) dhe Joerg Lanz von Liebenfels (1848-1919) me shkrimet e tyre arritën të influencojnë disa prej figurave më të rëndësishme të Rajhut të Tretë (dhe natyrisht, edhe vetë Hitlerin), duke përhapur ide raciste – të pastërtisë racore.
Për ta, vetëm njeriu gjermanik mund të aspironte për dominimin e botës. Po kaq i rëndësishëm do të ishte okultisti Rudolf von Sebottendorff (1875 – 1945), aktiviteti i të cilit do të bëhej baza e suksesit të Thule-Gesellschaft, shoqëria ku do të hidhnin hapat e parë disa prej figurave kryesore të partisë së ardhshme nacionalsocialiste si: Rudolf Hess, Hans Frank, Alfred Rosenberg. Pra, nuk ka dyshime se ambienti ezoterik dhe okult ka ndikur dukshëm mbi ideologjinë naziste!

Në vazhdim lexoni dhe shikoni videomaterialet:

Die okkulten Wurzeln des Nationalsozialismus
https://www.amazon.de/okkulten-Wurzeln-Nationalsozialismus-Nicholas-Goodrick-Clarke/dp/3937715487

============================================

DOkU ● Hitler und der schwarze Kult ● Okkultismus und die Nazis
Die Okkulten Ursprunge des Nationalsozialismus

Jacques Bergier Le Matin Des Magiciens

Enigma – Sezoni 2 / Episodi 6: Masonet Dhe Iluminati

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura