SADRI RAMABAJA: REAGIM PUBLIK NDAJ HISTERIZMIT FYES TË ISA MUSTAFËS

(Prishtinë, 18 mars 2012) – Isa Mustafa, ky ish anëtarë i qeverisë kolaboratore në epokën e ngjitjes së Millosheviqit, tani edhe publikisht merr guximin dhe fyen njërin prej korifenjve të ilegales shqiptare! E kjo po ngjet pikërisht tani, meqë shoqëria jonë vazhdon të jetë e mbytur në llumin politik që shkaktoi përmbysjen e vlerave. Ndërkaq përpjekja për rivënien e vlerave politike, morale, sociale e ekonomike në vend, i tmerron një lagje të inkriminuarve të të gjitha ngjyrave.
     Në cilësinë e deputetit komunal, si qytetar i Prishtinës, shprehi indinjatën time ndaj histerizmit të kryetarit të Komunës, z. Isa Mustafa më 16 mars 2012, në adresë të njërit prej tre themeluesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendit.
     Si qytetarë e kam ndjerë veten të fyer tej mase nga gjuha politike me nuanca gebelsiane dhe histerizmi i z Mustafa, që fatkeqësisht është edhe kryetar i kryeqendrës së Republikës sonë.
     Personalisht e kam të qartë se gjuha politike e z Mustafa është reflektim i dukshëm i mungesës së kulurës politike. Ajo shpërfaq qartë shpërthimin e zemërimit të individit të inkriminuar dikur në krimin politik dhe sot në atë politik e ekonomik bashkë.
     Ky pinjoll i titizmit jugosllav merr guximin që të fyej publikisht bashkëthemeluesin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, bashkëpunëtorin e dëshmorëve të kombit Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Fehmi Lladrocit etj. Ai publikisht injoron tërësisht faktin se ishte kjo garniturë politikanësh e veprimtarësh atdhetarë, që bashkë me plejadën pasuese si Afrim Zhitia, Fadil Vata, Xhevat Haziri, Ahmet Haxhia, Bashkim Mazreku, Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti etj. i vunë themelet e organizatës më të fuqishme politike në historinë tonë 100 vjeçare, LPK-së, që ishte themeluesja e UÇK-së. Kjo gjeneratë, duke sfiduar historinë, tashmë dihet, imponuan krijimin e Republikës së dytë shqiptare në Ballkan. 

Mr.Isa Mustafa, sekretar krahinor për Zhvillim, Shkencë, Informatikë dhe Bashkëpunim Shkencor – teknik me botën, në Këshillin Ekzekutiv të Kosovës! (Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989)

_______________________________

     Ata që kanë sado pak njohuri mbi jetën ilegale në Kosovë dhe brenda mërgatës sonë në Perendim, e dinë fare mirë se ishte pikërisht Ibrahim Kelmendi ai që kontribuoi më së shumti të mbahet në jetë LPK-ja, ajo krijesë e përgjakur që në lindje; ishte pikërisht Ibrahim Kelmendi ai që kontribuoi në themelimin e UÇK dhe rritës së saj; ishte pikërisht Ibrahim Kelmendi ai që shmangu krijimin e armatës së dytë në Kosovë, që kishte për model atë të Abdiqit në Bosnjë, në shërbim të së cilës ishte jo vetëm Isa Mustafës me C; ishte Ibrahim Kelmendi ai që i vuri shpatullat punës dhe themeloi e mbajti në jetë Fondin që do ta mbështesë UÇK… në kohën kur tagrambledhësi i 3%, Isa Mustafa, plaçkiti mërgatën…
     Isa Mustafa, ky ish anëtarë i qeverisë kolaboratore në epokën e ngjitjes së Millosheviqit, tani edhe publikisht merr guximin dhe fyen njërin prej korifenjve të ilegales shqiptare!
     E kjo po ngjet pikërisht tani, meqë shoqëria jonë vazhdon të jetë e mbytur në llumin politik që shkaktoi përmbysjen e vlerave. Ndërkaq përpjekja për rivënien e vlerave politike, morale, sociale e ekonomike në vend, i tmerron një lagje të inkriminuarve të të gjitha ngjyrave.
     Në logjikën e gjërave do të ishte të prisnim nga anëtarësia e LDK-së, që tashti, pas heqjes së mjegullës, të distancohej nga kryetari i saj. Një veprim i tillë do të ishte shprehja më e mirë e ndërgjegjësimit të saj politik e kombëtar.
     Në një vend normal, ku zotëron arsyeja dhe ndërgjegjja e shëndoshë politike, ajo që do të duhej të ndodhte, është reagimi i qytetarisë, duke i kërkuar përgjegjësi z Mustafa, për fyerjen publike që i bëri jo vetëm Ibrahim Kelmendit, por gjithë veprimtarëve të kauzës sonë për liri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura