SADRI RAMABAJA: SHTETI DHE DEMOKRACIA E BRISHTË

(Prishtinë, 13. 02. 2013) – Kriza ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Kosovën në debatin publik ende nuk ka filluar të trajtohet ashtu si në të vërtetë edhe është: produkt i krizës politike. Prandaj kjo qeveri e instaluar me votat e vjedhura, nga segmentet e bashkësisë Ndërkombëtare të involvuara në Kosovë, trajtohet si qeveri „në nevojë“, qeveri qasti. Efikasiteti dhe legjitimiteti i kësaj qeverive, shih për këtë, shtetin dhe demokracinë e gjakuar e bën të brishtë.
Institucionet e Kosovës në prag të pesë vjetorit të pavarësisë vazhdojnë të jenë të brishta. Për pasojë i brishtë mbetet edhe shteti. Tutje në një hapësirë të ndjeshme të Republikës, sovraniteti mbetet çështje e pa përmbyllur. Ndërkaq me dialogun e filluar vitin e kaluar me Beogradin zyrtar, që po vazhdon ndërkohë me premisa që të ketë një lloj përmbyllje në qershor, gjasat janë që këto institucione të hyjnë në rrethin vicioz, që lehtë mund ta bëjë shtetin të dështuar.
Deficiti demokratik që kishin institucionet e Republikës, meqë ishin produkt i vjedhjes industriale të aplikuara jo vetëm nga strukturat parapolitike të PDK, por edhe nga rrjeti i militantëve mirë të organizuar të LDK, AAK dhe AKR si forca atipike politike, prodhoi qeverinë “në nevojë”, lehtë të shantazhuar, por edhe një krah të opozitës gjithashtu tejet të brishtë. Në shikim të parë, shumëkujt mund t` i duket si paradoks fakti se organet e Republikës kësaj radhe ishin produkt i Kushtetutës që kishte hy në fuqi më 15 qershor 2008 dhe për rrjedhojë do të duhej të prodhonte institucione më demokratike se sa ato që ishin produkt i Kornizës kushtetuese, që kishte imponuar administrata e UNMIK-ut. Ky paradoks shpërfaq katërçipërisht deficitin demokratik brenda institucioneve kosovare në raport me progresin legal që kishte promovuar Kushtetuta (2008). Kjo po ndodhë meqë aktit më të lartë juridik të shtetit iu kishte mbivendosur Pakon e Ahtisarit dhe EULEX-i. Ndërkaq duke insistuar të trajtohet Parlamenti pothuajse si një agjencion qeveritar, si edhe shtyllat tjera të shtetit që sinjifikojnë parlamentarizmin, kanç ndikuar që në këtë pesëvjeçar Republika të vazhdojë të mbetet e brishtë, jo funksionale.

Ky fakt dëshmon për nevojën urgjente që ka Republika për forcimin e institucioneve, para së gjithash Parlamentit, si farkëtuesi, kultivuesi real dhe mbrojtësi permanent i demokracisë liberale, kushtetuese.
Në gjendjen e krijuar Republika ka nevojë për veprime politike të studiuara mirë, që do të krijonin rrethanat e largimit pa burbujë të kësaj elite politike, duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve mbi baza të shëndosha demokratike dhe të afta për t` u përballur me ndeshtrashat e kohës.
Tashmë jemi dëshmitarë se kjo qeveri nën presionin e madh të Brukselit, duke qenë e shantazhuar për shkak të zgjedhjeve të manipuluara dhe korrupsionit galopant, ka marrë vendime që kanë cenuar rëndë ekzistencën dhe funksionalitetin e Republikës. Ndërkaq duke e kontrolluar Parlamentin deri në përmasat e asaj natyre sa ta trajtojç si një agjenci qeveritare, shtetin dhe demokracinë i ka shndërruar në institucione të brishta.
Kriza ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Kosovën në debatin publik ende nuk ka filluar të trajtohet ashtu si në të vërtetë edhe është: produkt i krizës politike. Plaçkitja publike që i bëri KEK-u qytetarëve përmes llogarive të fryra për muajin janar, por edhe reagimi për herë të parë i qytetarëve (sado në përmasat jo të pritshme), paraqet vetëm majën e ajsbergut, që shpërfaq në esencë krizën politike dhe vet brishtësinë e Republikës. Ndërkaq bllokimi tri herë radhas i seancave parlamentare nga ana e opozitës, kur qeveria përmes parlamentit të instrumentalizuar insistonte në kapjen e institucionit të Bankës Qendrore, si garant i politikave fiskale të shtetit, flet shumë për brishtësinë e demokracisë. Prandaj kjo qeveri dhe kjo e ashtuquajtur elitë politike, shtetin dhe demokracinë e gjakuar e mbanë jofunksional, të brishtë.
Ndërkaq përmes marrëveshjeve të imponueshme në dialogun që po e ndërmjetëson Unioni Evropian përmes Përfaqësueses së Lartë për Politika të Përbashkëta të Jashtme dhe të Sigurisë, baronesha, Catherine Ashton, tashmë Repunblika jonë i ngjet gjithnjë e më shumë brishtësisë së peshkut të personazhit Heminguejt tek romani i famshëm “Plaku e deti’, kur ai po i afrohej bregut të limanit.
Kjo strategji që po ndjek UE në raport me Kosovën, madje edhe duke rrezikuar seriozisht ta dërgojë në histori EULEX-in , misionin e saj më të madh të jashtëm, si të dështuar.
Në tekstet teorike që merren me politikat e jashtme të UE-së, politika e zgjerimit është konsideruar si politika më dinamike dhe më e suksesshme e UE-së, pikërisht se ajo kishte përmbushur dy qëllime kryesore, në njërën anë duke vazhduar të mbetej si instrumenti qenësor gjeopolitik i Unionit Evropian, që mundësoi ribashkimin e Evropës, dhe në anën tjetër duke përfillur interesat e shteteve nacionale, por njëkohësisht edhe duke kushtëzuar shtetet që aspirojnë anëtarësimin në Unionin Evropian për të përfillur instrumentet e shtetit funksional, filozofinç politike mbi tç cilçn ishte ngritur demokracia liberale dhe kushtetuese.
Në shikim të parë dialogu i imponueshëm ndaj qeverisë së Prishtinës në “nevojë”, pa përjashtuar edhe një lloj presionit sipërfaqësor ndaj Beogradit, lë përshtypje se është në funksion të këtyre qëllimeve strategjike. Por, në fakt, kjo strategji që po aplikohet në dialogun Prishtinë-Beograd, është më shumë produkt i konformizmit të Brukselit në raport me Rusinë. Dështimi i pjesshëm i Brukselit në aplikimin e politikave më dinamike në raport me Ballkanin Perëndimor në tërësi dhe shqiptarët në veçanti, është produkt i politikave të jashtme stereotipe në raport me Rusinë si në rastin e Kaukazit ashtu edhe në atë të Evropës Juglindore, që po i nënvleftëson sfidat e sigurisë në Ballkan.
Pavarësisht instrumentalizimeve shumëplanëshe të politikës, në këtë pesvjetor të pestë të Republikës, parlamenti do të duhej të reflektonte më shumë duke insistuar të mirrte në duar iniciativën politike që i garanton kushtetuta: ai duhet dhe mund të dalë nga margjina ku pretendon ta mbys qeveria, duke imponuar në agjendën e diskutimeve debatin mbi krizën ekonomike, sociale dhe politike dhe në muajt në vijim këtë ta bënte temë të debatit publik, por edhe duke insistuar që çfarëdo marrëveshje që arrijnë Thaçi dhe Daqiçi, të sillet në parlament për ratifikim, respektivisht për rrëzim.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura