SALIH KABASHI: ZONJA SCHWARTZ DHE SINDROMI I BACIT

Paris, 16. 01. 2014 – Është e kotë të merresh me diçka që është fund e krye spekulim, por nuk është e pavlefshme të thuhet se zonja Gërvalla-Schwartz ka hedhur një koncentrat gënjeshtrash me të cilat një kohë të gjatë do të ushqehet opinioni ynë i etshëm dhe i djegur për tê dêgjuar veç rrena. Bash pse ishte vajzë, dhe jo vajzë e kujdo, asaj i nevojitej shumë më shumë sojni. Ajo foli krejt si ka folur Baci: mendjemadhësisht e trimërishto-budallakisht.
* * *
Një negativizëm absurd, një prepotencë qesharake, përgjithësisht fjalë të pamatura e të pashije…, këto, për mua, janë të veçantat e një interviste të qytetares gjermane me prejardhje shqiptare-kosovare-maqedonase, Donika Gërvalla Schwartz, dhënë një televizioni në Kosovë, të cilën nuk e kam shikuar por e kam lexuar.

Shikoni: Donika Gërvalla – Rubikon KTV, më 15.01.2014:
http://www.kohavision.net/video/rubikon/7143/

*   *   *

More, aman, si nuk kishte përmendur kend për të mirë në krejt tundjeshkundjen e saj! Së paku shumë aktivistëve në Gjermani, Zvicër e kahdo nëpër Evropë ajo iu ka borxh së paku falënderimin për pritjen, përkrahjen, mbështetjen e rritën e saj.
Le të mos ta falënderojë Enver Hoxhën që Gërvallajt e Jusufit i mbajti familjarisht në pëllëmbë të dorës. Dhe që edhe Jusufin, edhe pas vdekjes, e mbajti gjallë po ai regjim…
Ajo thotë se në dosjen e vrasjes së Jusuf Gërvallës gjenden emra të qeverisë së sotme të Kosovës… Po disa nga këta qeveritarë kur ka ndodhur vrasja mund të kenë qenë ende me pelena, moj zonjë!
(Në mos pastë pasur në mend nënë Suzanën, e cila ende punon në njërën nga ministritë. Dhe është e natyrshme se ajo me emrin e saj gjendet në të gjitha dosjet mbi atentatin, natyrishtëe qartë: jo si e dyshuar…, por se, thjeshtë, ishte bashkëshortja e Jusuf Gërvallës.).
Është e kotë të merresh me diçka që është fund e krye spekulim, por nuk është e pavlefshme të thuhet se zonja Gërvalla-Schwartz ka hedhur një koncentrat gënjeshtrash me të cilat një kohë të gjatë do të ushqehet opinioni ynë i etshëm dhe i djegur për tê dêgjuar veç rrena.
Bash pse ishte vajzë, dhe jo vajzë e kujdo, asaj i nevojitej shumë më shumë sojni. Ajo foli krejt si ka folur Baci: mendjemadhësisht e trimërishto-budallakisht.
Më e tmerrshmja dhe më e dhimbshmja në krejt këtë mesele është se zonja Gërvalla-Schwartz, pos në vetërrënimin e saj, po bëhet edhe vetë (!!!!) e dyshuar për vrasje të tre heronjve. Kështu ajo e Baci dyshimet mbi vrasjen i shtrinë në më shumë se gjysmën e Kosovës.

————————————

– FAMILJA E JUSUF GËRVALLËS NË SHQIPËRI –

*  *  *

– Shikoni videon –

*  *  *

DONIKA GËRVALLA & OLEN CESARI (DURRËS 1984 )

 —————————————————

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura