SEJDI VESELI: MOS KA FILLUAR TË NA PËRSËRITET HISTORIA?

Prishtinë, 06. 03. 2013 – “Kush e harronë të shkuarën, pashmagshëm ajo do t’i përseritet!”- thënie e të urtëve) – Këto pamje nga dhembja jonë kombëtare, ndikuanë në zgjimin e gjakut dhe të gatishmërisë për të sakrifikuar çka lypet, vetëm e vetëm që të jetojmë të lirë e dinjitetshëm dhe të vetëvendosim lirshëm për të ardhmën tonë! Për këtë qëllim madhor u derdhën lumenjë gjaku nga dejtë e dëshmorëve e martirëve të popullit; u derdhën lumenjë lotësh të nënlokeve zemërplasura, të fëmijëve të mbetur jetim dhe të bijave të këtij vendi, të përdhunuara nga thundrakët serbo-sllav… Çuditërisht sikur kemi filluar të harrojmë kalëvarin që përjetuam kolektivisht, gjatë rrugëtimit tonë drejt agut të lirisë. Ky konstatim e shpreh me dhembje të thellë, por ai imponohet në çdo cep të trojeve tona atëmëmëdhetare. Shohë njerëz të cilët janë tjetërsuar, nga pasojat e etjës së shfrenuar (tani dhe kronike) pas tenderave. Ky realitet i hidhur më përkujton vargjet e vjershës “Hakërrim” të Ali Asllanit: “ … Ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar në errësira!… … …Të pabrek ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka!…”.  Kam bindjen se po të ishte gjallë ky poeti jonë, do ta trefishonte përmbajtjen e veprës nga e huazova citatin më lartë.  Në këtë përvjetor të Epopesë të lavdishme të Familjes së Jasharajve, të Prekazit, thënë ndryshe të Epopesë të Lavdishme të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nga arkivi i disa portaleve huazova disa pamje rrënqethëse, që të na ndihmojnë për rifreskimin e kujtesës tonë, për çka edhe kemi nevojë, me shpresë se nuk do të keqkuptohem nga veprimtarët e dëshmuar në vazhdimësi për besnikëri ndaj çështjes tonë të pa zgjidhur kombëtare….
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe viktimave civile të luftës!
– Kontakti me autorin: [email protected] dhe [email protected]

……………………………………………..

NJË FOTO FLET SA 10 000 FJALË!

………………………………………………………..

LEXONI

MASAKRA E LIKOSHANIT, ҪIREZIT DHE PREKAZIT TË POSHTËM

– KRIME TË PANDËSHKUAR!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1349

………………………………………….
MASAKRA E REÇAKUT KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1175
=============================

/Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura