SHEFKI OLLOMANI: MISTERI UFO (Unidentify Flying Objects)

Pashtriku.org, 5 korrik 2017: E tërë historia njerëzore është e mbushur me mistere të ndryshme. Shumë nga misteret u harruan në kohë, por edhe shumë mbetën deri në ditët tona dhe nëeri nga më të mëdhenjt është padyshim ky mbi të quajtuarit mysafirë të panjohur – Jashtëtokësorë/Alienë, apo siç njihen me emrin internacional – UFO.
Duke shikur shumë dokumentarë, duke lexuar mbi këtë fenomen, pa dyshim se të bën që të besosh, duke u bazuar në faktet e shumta që datojnë që nga fillimet e historisë njerëzore.
Nga shumë piktura që u bënë, sidomos në kohën e Mesjetës, shihen këto objekte shumë të ngashme me këto të kohës Moderne.
Por një fakt është shumë intersant:
Shumë raportime që bëhen për këtë fenomen vijnë nga SHBA–të, poashtu edhe disa nga Rusia, thënë më mirë nga dy këto shtete më të zhvilluara.
A është kjo vetëm një iluzion apo është realitet?
Shumë gjëra të bëjnë të dyshosh, por një është e sigurt, se nuk mund të jemi të vetmit në Univers.
Çështja më e debatuar është padyshim ajo se si do të reagonte Njeriu në një takim me Alienët(Jashtëtokësorët)?
Duke shikuar historinë njërzore, e tërë historia jonë është e mbushur me luftëra në mes të qytetërimeve të lashta dhe të reja!

Pse mendimi i parë që na vjen ndër mend me rastin e një takimi të mundshëm me një qytetërim jashtëtokësor, do të thotë shkatërrim i qyteëtrimit njerëzor?
Pse nuk mund të mendohet si një gjë pozitive për Njeriun takimi me Jashtëtokësorët (Alienët), një hapje e mundësisë për të njohur më shumë Unversin?
Nga shumë aksidente dhe rrëzime në tokë që u kanë ndodhur UFO-ve, lehtë mund të konkludojmë se edhe ato nuk kanë një teknologji perfekte dhe as drejtuesit e tyre nuk janë qenje perfekte dhe të pagabueshme.
Kurse sa i takon njeriut e njerëzve nga të thjeshtët e deri te inteligjenca dhe udhëheqësit politik, vijmë në përfundim se skepticizmi dhe papërmirësueshmëria e njerëzve është aq befasuese, sa të bën të mendosh se ne jemi një rracë qenjesh të gjalla tepër primitive që nuk mbushemi mend kurrë as nga ajo që shohim, as nga ajo që dëgjojmë dhe as nga ajo që mësojmë, sepse mbetemi po ata egoistë, xhelozë, të egër që shqyejmë për cdo ditë njëri-tjetrin dhe tërë krijesat tjera mbi tokë, madje kohët e fundit po shkatërrojmë edhe gjithë ekologjinë e planetit tonë! Jemi krijesa skajshmërisht jo humane dhe të papërgjegjshme!
Nëse UFO-t dhe Jashtëtokësorët (Alienët) e të gjitha llojeve e rracave të ndryshme që mund të jenë, e kanë vizituar tokën që nga lashtësia e deri në ditët tona dhe nuk e kanë dëmtuar Njerëzimin, flet se ata janë më të civilizuar e më paqësorë se Njerëzit. Sepse, ata nuk kanë ndërhyrë në jetën tonë ashtu siç ndërhyjmë ne në jetën e njëri-tjetrit, duke shkaktuar dëme e gjakderdhje të llahtarshme!
2.Papirusi që dokumenton prani UFO-sh në Egjyptin e lashtë

Sipas një papirusi të lashtë një flotë e tërë UFO-sh u shfaq 3000 vjet më parë në qiellin e Egjiptit. Papirusi Tulli (kështu është quajtur) dhe që sot ndodhet në Muzeun e Kajros shkruan si më poshtë:
“Në vitin 22, muajin e tretë të dimrit, në orën gjashtë të ditës shkruesit e Parlamentit vërejtën një disk të zjarrtë që vinte nga qielli. Nuk bëri zhurmë dhe shkruesit e Faraonit të hutuar dhe të tronditur njëkohësisht ranë për tokë.
Papirusi Tulli përmend se austronautë të lashtë jashtëtokësorë vizituan Egjiptin gjatë mbretërimit të Thumosis III. Menjëherë, pas kësaj objekti i gjetur iu tregua faraonit. Madhëria urdhëroi shqyrtimin e ngjarjes dhe regjistrimin e faktit në cilindrat e Parlamentit. Ditëve në vijim, shumë disqe të tjera filluan të shfaqeshin në qiell derisa u bënë të panumërta.
Tashmë, qielli egjiptian kishte humbur kaltërsinë e vet nga prania e disqeve që kishin pushtuar katër këndet e tij. Ushtria e Faraonit i shihte me frikë.
Kur ra nata disqet e zjarrta u ngritën më lart në drejtim të Jugut. Një ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë, ndaj dhe Faraoni urdhëroi që të digjnin temjan në nder të perëndive dhe të shkruhej në analet e Parlamentit me qëllim të vetëm informimin e pasardhësve të tyre”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura