SHERADIN BERISHA: ALBIN, HASHIM THAҪI DHE ISA MUSTAFA DUHEN NDALUR FIZIKISHT, PËR TA NDALUR RICIKLIMIN E TYRE NË PUSHTET!

Pashtriku.org, 28. 08. 2015: “Për qytetarët e Republikës, liria është pushtet. Për Thaçin, pushteti është liri. Vetëm duke qenë brenda pushtetit ai mbetet jashtë burgut. Nga kjo pozitë ai e pranoi Zajednicën me Serbinë. Dhe, u solidarizua me pronarin e rançit në Prapashticë. Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”. – kështu ka thënë lideri i VV’së, Albin Kurti – në një reagim ndaj deklaratës së Hashim Thaçit.
***

Albin, po ashtu është…, ama liria dhe fuqia e tyre e ardhjes në pushtet në mënyrë ciklike, nuk është krejtësisht rezultat i votës së qytetarëve (sepse ajo votë po vidhet e deformohet), por si rezultat i përkrahjes nga kreatorët e politikës në Bruksel etj., të cilëve duket se po ju intereson jetësimi i agjendave të tyre në këtë pjesë të Europës, por jo edhe integriteti e sovraniteti i plotë i një vendi! Rrjedhimisht, mos harroni, se kjo Zajednicë po themelohet edhe me miratimin e Brukselit dhe të Uashingtonit! Prandaj Hashimin dhe Isën duhet ndalur fizikisht, përmes protestave masovike gjithëpopullore, për ta ndalur një herë e përgjithmonë riciklimin e tyre në pushtet! Me protesta simbolike (për mua më shumë irituese se sa mobilizuese & vetëdijsuese) që po organizon VV’ja ditëve të fundit, në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, në vendlindjen e Isës etj., nuk zgjidhet ky problem…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura