SHERADIN BERISHA: E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (II) FOTO+VIDEO

Pashtriku.org, 09. 10. 2014: Pas sulmeve të 11 shtatorit, anëtarët e familjes së Osama bin Ladenit me rreth 140 sauditë, me lejen e administratës Bush, u larguan nga SHBA’të me dy avion të mëdhenj reaktivë për në Arabinë Saudite! Kryesuesi i grupit të ekspertëve për të vërtetën e 11 shtatorit, Dr.Stiven E. Jones ka deklaruar se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”. Ndërkaq Dr. Morgan Reynolds, deklaroi se, historia zyrtare e rrëzimit të kullave të QBT’së ishte “false” dhe se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar! Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në pluhurin e ndërtesave të QBT’së, ka zbuluar eksplozivë (nano-thermite) të paaktivizuara! Sa i përket sulmit mbi Pentagon, gazetarja ushtarake, Barbara Honegger, në bazë të shumë provave ka thënë, se: Pentagoni u sulmua me bomba rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël se avioni… Prokurori Stenley G.Hilton, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër: presidentit Bush dhe zyrtarëve më të lartë të administratës së tij. Hilton, ka thënë se, “Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s” dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”. Ai ka thënë se: “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni, bazuar në informatat që kishte mbledhur nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së etj., ka zbuluar prova për zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë të cilët kanë bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme këto që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod”.


SI U LEJUAN ANËTARËT E FAMILJES SË OSAMA BIN LADENIT TË LARGOHEN NGA AMERIKA (MË 13 SHTATOR 2001) – ME DY AVION TË MËDHENJ REAKTIVË PËR NË ARABINË SAUDITE?!
Menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, rreth 140 sauditë, përfshi ndër ta dy dyzina të anëtarëve të familjes së Osama bin Ladenit, u lejuan të fluturonin me një avion privat për në Uashtington e më tej për në Boston. Sipas gazetës Nju Jorker, sauditët e bin Ladenit u grupuan në Boston, prej nga fluturuan për jashtë vendit sapo FAA’ja (Administrata Federale e Aviacionit – shën.im) rilejoi fluturimet me jashtë. Ky operacion kurioz u realizua edhe pse Osama bin Ladeni ishte cilësuar si autori i padyshimtë i sulmeve. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 41)

Shikoni dokumentarin: 9/11 Truth: Bin Laden Family Flights:

Zërat për largimin e familjes së bin Ladenit u konfirmuan në një intervistë të tetorit 2003 në “Vaniti Feër” të Richard A. Klarkut, i cili po atë vit, ishte larguar nga detyra e shefit të Grupit të Kundërterrorizmit të NSC’së. Klarku tha se atij nuk i kujtohet kush kërkoi miratimin e largimit, por mendonte se kishte qenë ose FBI’ja, ose Departamenti i Shtetit. “Dikush na solli për miratim vendimin që të lejohej një avion i mbushur me sauditë, ndër të cilët përfshiheshin anëtarë të familjes së bin Ladenit, të largohej nga vendi”, tha ai. Kështu unë thashë “Lëre të largohet”. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 41)
Fluturimet e sauditëve, të cilët erdhën nga dhjetë qytete të Amerikës, si Los Anxheles, Uashington D.C dhe Hjuston, përfunduan në Boston, ku dy avionë të mëdhenj reaktivë e larguan grupin për në Arabinë Saudite, në mesin e shtatorit 2001. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 41)
“Ne gjendeshim në mesin e aktit terrorist më të tmerrshëm në histori dhe rrinim e shikonim largimin e bin Ladenave…” ankohej Tom Kinton, drejtori i aviacionit në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit. “Doja të shkoja tek nivelet më të lartë në Uashington”, i tha ai “Vaniti Feër”, “por kuptova se operacioni kishte bekimin e zyrtarëve më të lartë federalë”. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 42)
“Si është e mundur që, kur presidenti Bush deklaroi një luftë globale kundër terrorizmit, luftë që do të dërgonte qindra mijëra trupa amerikanë në Avganistan dhe në Irak dhe kur Osama bin Ladeni u bë armik numër një dhe i kërkuari i mbarë botës, Shtëpia e Bardhë të lejonte largimin e kaq shumë dëshmitarëve potencialë, ndër të cilët edhe dy dyzinatë të afërmve të njeriut përgjegjës për sulmin?, – pyeti gazetari i Vaniti Feër, Krejg Anger. !!! (J.Marrs:”Komploti i terrorit”, faqe 42)
GRUPI I EKSPERTËVE AMERIKANË KONSTATON SE: “NGJARJET E 11 SHTATORIT 2001 U ORKESTRUAN NGA ADMINISTRATA BUSH, DHE NDËRTESAT E “QBT’së” U RRËZUAN ME ANË TË SHEMBJES SË KOMANDUAR”!!
Në fillim të vitit 2006 një grup akademikësh amerikanë krijuan grupin e studimit për të vërtetën e 11 shtatorit. Ky grup me mbi 50 studiues dhe ekspertë të dëgjuar kryesohet nga profesori i fizikës në Universitetin Brigëm Jang, (Brigham Young University) Dr.Stiven E. Jones. Stiven E. Jones bëri bujë kur akuzoi se, Qendra Botërore e Tregëtisë u rrëzua sepse në të ishte vendosur “qysh më përpara lëndë shpërthyese”. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 13)


Dr.Stiven E. Jones.

Shikoni prezentimin e fakteve nga Dr.Stiven E. Jones në këto videomateriale:

Dr. Steven Jones – 9/11 Science & Society

MUST SEE Professor Steven Jones on the Controlled Demolition Of WTC Demolition

“Ne besojmë se zyrtarë të lartë të qeverisë kanë mbuluar fakte kyç për atë që ndodhi realisht më 11 shtator” – tha grupi në fjalë. “Ne besojmë se këto ngjarje mund të jenë orkestruar nga administrata me qëllim që të manipulohej populli amerikanë për të përkrahur politikat e brendshme e të jashtme”.
Anëtar i këtij grupi është edhe Dr. Morgan Reynolds, ish drejtor i Qendrës së Drejtësisë Kriminale në Qendrën Kombëtare për Analiza Politike në Dallas, ishte edhe kryeekonomisti i Departamentit të Punës gjatë administratës së parë të Xhorxh W. Bushit.


Dr. Morgan Reynolds

Në mesin e vitit 2005 Reynoldsi i tronditi ish kolegët e tij kur deklaroi publikisht se historia zyrtare e rrëzimit të kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë ishte “false” dhe tha se provat tregonin qartë që ndërtesat ishin rrëzuar me anë të shembjes së komanduar. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 13)
Shikoni videomaterialet:

Dr. Morgan Reynolds – No Real Planes Used on 9/11
Dr. Morgan Reynolds – The Fake Planes of 9/11

Studimet e këtij grupi tregojnë se Raporti i Komisionit mbi 11 shtatorin të ngritur nga qeveria, ka plotë boshllëqe, shtrembërime dhe gabime. Për shembull raporti zyrtar injoron krejtësisht shembjen e ndërtesës 7 të Qendrës Botërore të Tregtisë (QBT’së), një ndërtesë 47 katëshe e cila nuk u godit nga avionët, por vetëm u dëmtua lehtë nga zjarre të vegjël dhe u shemb shtatë orë pas sulmit. (J.Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 14)

***

Kullat Binjake u rrëzuan nga një shpërthim i kontrolluar!
Më 11 shtator 2001 Kullat Binjake (World Trade Center) të Nju Jorkut u rrëzuan nga një eksplodim i brendshëm, dhe jo nga një sulm terrorist. Këtë fakt e argumentojnë pamjet filmike dhe ekspertë të ndryshëm në këtë videomaterial:

9/11/01: Audio/Video PROOF of CONTROLLED DEMOLITION

Bush DID 9/11: George Bush’s Role in 9/11 EXPOSED (Mini Documentary)

WILLIAM RODRIGUEZ, ISH ROJA E QBT’së DEKLARON: “PATI SHUMË SHPËRTHIME NË QENDRËN BOTËRORE TË TREGTISË”!

Për shembjen e kullave të QBT’së nga shpërthimet e eksplozivit (bombave), dëshmon edhe William Rodriguez, ish roje në Qendrën Botërore të Tregtisë dhe njeriu i fundit që u largua i gjallë nga QBT’ja, më 11 shtator 2001. William Rodriguez në një intervistë ka deklaruar se ka dëgjuar shpërthime të fuqishme në “QBT”, edhe para se aeroplani të godiste ndërtesën!
Në dokumentarin për 11 shtatorin “Ndryshimi i madh – Botimi i dytë”, W.Rodriguez ka deklaruar: “Krejt papritur ne dëgjuam “Buum!” në themelet. Mendova se ishte ndonjë gjenerator që shpërtheu dhe thashë me vete, “oh, o Zot, ka qenë një gjenerator”. Isha gati ta thosha këtë me zë të lartë, por sapo mbarova së formuluari frazën në mendje, dëgjova (një tjetër, të dytë) “Buum!”, tamam mbi kokë (sipër), por mjaft larg. Kishte diferencë (në hapësirë dhe në kohë) ndërmjet goditjes në themele dhe goditjes që erdhi nga sipër…një njeri erdhi me vrap në zyrë (në nivelin e parë të bodrumit, nga një nivel më poshtë tij) duke bërtitur, “Shpërthim”…pastaj ai tha “erdhi nga ashensorët!”. Pati shumë shpërthime (në themelet e QBT’së)”. J.Marrs: “Komploti i terrorit”, Barbara Honeger, “Dokumentet e sulmit mbi Pentagon” (Shënime, faqe 534)


 William Rodriguez

Lexoni ketu: Explosions BEFORE plane impact: the 9/11 account of William Rodriguez
http://truthandshadows.wordpress.com/2010/11/30/explosions-before-plane-impact-the-911-account-of-william-rodriguez/

***
Për të mësuar më gjerësisht të vërtetën e rrëzimit të kullave të “QBT’së”, shikoni me kujdes dëshmitë e William Rodriguez në këto videomateriale: The story…William Rodriguez says he heard an explosion at the WTC  “just seconds before” the plane hit. http://www.911myths.com/html/william_rodriguez.html
***

9/11 HERO admits BOMBS going off!!
William Rodriguez, Last person in NORTH TOWER admits BOMBS in Tower!


EDHE SHUMË DËSHMITARË OKULAR FLASIN PËR EKSPLODIME NË “QBT”!!!
Për eksplodimin e bombave të shumta në “QBT” kanë folur edhe shumë dëshmitarë tjerë okular:
Shikoni në vijim disa videomateriale:

11 Shtatori – E Verteta (30 min fakte- BEST OF- HD)
9/11 Eyewitness to Twin Towers Basement Explosion?

9/11: Three WTC survivors in explosive interview

9/11 Inside Job:Bombs in Buildings

CIA Insider Tells 9/11 Truth

9/11 – firemen , police saying there are bomb’s in the buildings

http://www.youtube.com/watch?v=PfxkcBmZfK0
***
9/11 Truth on FOX: WICZ40 Reports On Loose Change, Part 1
https://www.youtube.com/watch?v=rHEtL2ebYkY

=====================================

BEST 9/11 Documentary: If You Seek TRUTH, WATCH THIS

***
8 SHKENCËTARË KANË GJETUR NANO-THERMITE AKTIVE NË PLUHURIN E QENDRËS BOTËRORE TË TREGTISE NË NJU JORK SITI!
Shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Kopenhagës, Dr.Niels Harri në një intervistë dhënë për stacionin danez TV-TV2, ka deklaruar se në pluhurin e ndërtesave të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork siti, ka zbuluar nano-thermite të paaktivizuara. Ai së bashku me Profesor Dr. Steven Jones dhe shtatë kolegë të tjerë, kanë bërë një studim të gjerë shkencor mbi zbulimin e eksplozivit në QBT’të. Dhe një eksploziv i tillë i të teknologjisë së lartë nuk mund të blihet në dyqane tjera, por vjen vetëm nga rezervat ushtarake.



Nanothermitet e gjetura nën rrënojat e kullave binjake

Dr.Niels Harri ka thënë se: “Kjo substancë (nanothermiti) mund të shërbej për dy qëllime: Ajo mund të eksplodoj dhe të këpus apo të shkrij gjërat. Më duket se të dy efektet – si shoh unë – janë përdorur (aty).” Nga zbulimi i tyre z.Harri deklaron se: “Metali i shkrirë është derdhur nga Kulla e jugut disa minuta para rrëzimit. Kjo tregon se e gjithë struktura është dobësuar më parë. Pastaj eksplozivi i rregullt ka hyrë në lojë. Rrënimi është dashur të jetë në kohë të duhur. Një pas një, të gjitha rrugët poshtë!” “Fotografitë” tregojnë se në ndërtesa kanë vendosur një “sasi të madhe”, sepse “çdo gjë edhe çeliku është bërë pluhur” – ka dekalruar shkencëtari Niels Harri, në këtë intervistë dhënë stacionit danez TV-TV2.

Në vijim shikoni me kujdes intervistën e Dr.Niels Harri, të përkthyer me titra shqip:
——
Të njejtën intervistë të Dr.Niels Harri mund ta shikoni edhe të përkthyer me titra gjermanisht:

Për të thelluar argumentin mbi këtë çështje (lidhur me nanothermitet – eksplozivin ushtarak të gjetur në QBT), në vijim shikoni edhe një ligjeratë (në gjuhën angleze) të Dr.Niels Harri, të mbajtur më 7 Maj 2009 në Zvicër.


***
Për nanothermite lexoni këtu: Niels Harrit: Alles über Nanothermit und 9/11
https://nanothermit.wordpress.com/tag/niels-harrit/

***

Shikoin me kujdes edhe këtë videomaterial:
Mashtrimi i madh ( pjesa e 36 ) 11 shtatori 2001

MIKE TRAMP: “NUK I RRËZUAN AVIONËT KULLAT BINJAKE, POR QEVERIA AMERIKANE”!
Ish këngëtari i White Lion, Mike Tramp, nuk beson se aeroplanët që ranë në kullat binjake në 11 shtator të 2001-it, janë shkaktarët e rrënimit të dy kullave, madje ai beson se asnjë avion nuk ra atë ditë në Pentagon! Tramp, e bëri publike këtë gjë, gjatë një turneu solo në Londër në 21 nëntor (2012) dhe më vonë shpjegoi se përgjigjet dhe komentet e dërguar me e-mail si dhe që i ia dërgoi Steve Mascord te Hotel Meal.
“Ajo që ndodhi më 9/11 besoj se nuk kam për ta kaluar lehtë në jetën time. Kam 250 libra për këtë çështje dhe çdo DVD që ka qarkulluar që i referohet të gjitha detajeve dhe faktorëve të analizuar të kësaj ngjarje historike, për gjithë njerëzimin në mbarë botën dhe sigurisht që nuk besoj se ishin avionët shkaktarët e rrëzimit të dy kullave binjake!”, deklaroi Tramp.

Gjithashtu Tramp, vuri në dukje dhe një fakt tjetër shumë tronditës i cili ka kaluar në heshtje pa u komentuar nga të gjitha mediat globale duke pohuar: “Është dhe diçka të cilinë shumë pak njerëz e dinë, pra në orën 17:00 të pasdites, 10 orë pas rrëzimit të dy kullave binjake u rrëzua dhe një tjetër kullë (World Trade Center) brenda 9 sekondave pa e goditur asnjë aeroplan (është fjala për rrëzimin e ndërtesës 7 të Qendrës Botërore të Tregtisë (QBT’së), një ndërtesë 47 katëshe e cila nuk u godit nga avionët – shën.im)!”./alb-observer/
Për më tepër lexoni këtu:
Former WHITE LION Singer MIKE TRAMP: ‘Planes Did Not Bring Down’ World Trade Center
http://www.blabbermouth.net/news/former-white-lion-singer-mike-tramp-planes-did-not-bring-down-world-trade-center/

***
MIKE TRAMP’s New Christmas Single Was Written Shortly After 9/11
http://www.blabbermouth.net/news/mike-tramps-new-christmas-single-was-written-shortly-after-911/
***

Shikoni rrëzimin e ndërtesës 7 të QBT’së në Video:
4409 — (Unseen Footage) Tower 7 blasted into rubble from NEW angle!

Shikoni rrëzimin e ndërtesës 7 të QBT’së nga disa këndvështrime të ndryshme:
Compiled Footage of Building 7’s Collapse

http://www.youtube.com/watch?v=-vRxwl7vqs8
Shikoni edhe këtu:
WTC Building 7 Collapse Compilation

BARBARA HONEGGER: “PENTAGONI U SULMUA ME BOMBË…”!
Ka shumë dëshmi që hedhin dritë mbi të vërtetën e sulmit edhe në Pentagon. Zyrtarisht është thënë se Pentagoni u godit nga Avioni 77 i American-Airlines i ngritur nga Aeroporti i Uashingtonit me destinacion për në Los Anxheles. Me këtë rast veçojmë dëshmitë e gazetares ushtarake, Barbara Honegger. Ajo ka thënë se, në orën 9:32 minuta (koha e saktë 9:31:40), një objekt fluturues u përplas në krahun perëndimor të murit prej betonarmeje të Pentagonit. Saktësisht, “Pentagoni u sulmua me bombë (bomba) rreth orës 9:32, pasuar ndoshta nga goditja e një objekti fluturues shumë më të vogël nga avioni 77, i cili ishte një aeroplan Boing 757.” – kështu ka shkruar Barbara Honeger në shtojcën “Dokumentet e sulmit mbi Pentagon” botuar në librin “Komploti i terrorit” /faqe 503 – 532/ të Jim Marrs’it.
Barbara Honegger, M.S, është gazetare me përvojë mbi temat ushtarake në shkollën Pasuniversitare të Marinës, mbi shkencën, teknologjinë dhe çështjet e sigurisë kombëtare. Honegger ka shërbyer si ndihmëse speciale e Ndihmësit të Presidentit dhe si analiste e politikave në Shtëpinë e Bardhë (1981 – 1983) në kohën e Presidentit Ronald Regan.

Barbara Honegger

Për të mësuar më tepër rreth sulmit në Pentagon dhe mbi kullat binjake në Nju Jork siti (më 11 shtator 2001), në vijim shikoni dëshmitë e shumta të znj. Barbara Honegger, M.S. në këto video:

Behind the Smoke Curtain – Barbara Honegger – Chapter 1/14
Behind the Smoke Curtain – Barbara Honegger – Chapter 2/14

***
Shikoni 14 pjesë të dëshmisë së Barbara Honegger’it:
Behind the Smoke Curtain – Barbara Honegger – Chapter 1/14
https://www.youtube.com/playlist?list=PLAoMYbkW5FLOpxbibrUUjh6O5q7BTWwms
***
Barbara Honegger, new info on Pentagon an 911 Lies
http://www.youtube.com/watch?v=KCHMAyTpNhs
***
Pentagon Attack Papers – BARBARA HONEGER
http://www.youtube.com/watch?v=aTm6OQrtEBA
***
The Toronto Hearings on 9/11 Uncut – Barbara Honegger
http://www.youtube.com/watch?v=qQguLmOEGYM
***
9/11 – The Toronto Hearings – 09/09/11 – B. Honegger,

R. Gage, & M. Chossudovsky – 01:13PM.flv
http://www.youtube.com/watch?v=Z2YrUq2Y_C4
***
9/11 Conspiracy???
Një fluturake duke hedhur një mjet shpërthes mbi Pentagon!

…………………………………………..

***
PROKURORI REPUBLIKAN STENLEY G.HILTON, AKUZON ZYRTARËT E LARTË TË ADMINSTRATËS BUSH, PËR NGJARJET 11 SHTATORIT 2001!

Prokurori Stenley G.Hilton, një republikan që ka shërbyer si shef i stafit të Senatorit Robert Dol, në qershor të vitit 2004 depozitoi një AktPadi në Gjykatën Federale, në pjesën veriore të Kalifornisë, në emër të 400 familjarëve të viktimave të 11 shtatorit kundër zyrtarëve të lartë të administratës Bush, duke e përfshirë presidentin Bush; zëvendëspresidentin, Dick Cheney; Ministrin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld; drejtorin e CIA’s, George Tenet; drejtorin e FBI’së, Robert Mueller; Këshilltaren për Siguri Kombëtare, Condoleeza Rice dhe prokurorin e përgjithshëm, John Ashcroft.

Padia akuzon se zyrtarët e administratës “kanë konspiruar të gjithë me qeverinë e Arabisë Saudite përpara datës 11. 09. 2001 për të financuar, nxitur, rekrutuar, lejuar dhe ndihmuar e mbështetur disa individë për të kryer sulmet e 11 shtatorit mbi Qendrën Botërore të Tregtisë dhe mbi Pentagon, me qëllim që të orkestrohej një Përl Harbër i dytë i paramenduar, i stilizuar dhe artificial, me qëllim që të fitonin përkrahjen e publikut për planet e tyre aventurorë në Lindjen e Mesme, dhe me qëllim që të bindnin Kongresin të miratonte aktet e tyre patriot I e II, që të shtypnin disidentët politikë brenda SHBA”.
***
Lexoni të plotë AktPadinë e Stanley G.Hilton:
STANLEY HULTON LAWSUIT
http://911review.org/Wiki/StanleyHiltonLawsuit.shtml
***
Stanley Hilton Complaint
UNITED STATES DISTRICT COURT
NORTHERN DISTRICT OF CALIFORNIA
CASE NO. CIV-03-03927-SI
http://www.911review.org/Wiki/StanleyHiltonComplaint.shtml
***

Në një prezentim para gazetarëve z.Hilton, ka thënë që Al Kaeda është thjesht një krijim i CIA’s dhe se “ky është një operacion i urdhëruar prej qeverisë”. Duke cituar dokumentet që zotëronte, Hiltoni tha “Personalisht (Bushi) i autorizoi sulmet. Ai është fajtor për tradhti dhe për vrasje në masë”. Hiltoni shpalli që kishte mbledhur informacion nga oficerë të lartë të ushtrisë, nga agjentë të FBI’së e nga të tjerë, të cilët provonin që zyrtarë qeveritarë të rangut të lartë kishin bashkëpunuar në sulmet e 11 shtatorit, sulme që u kryen nën mbulimin e stërvitjeve për katastrofat dhe të lojërave luftarake me emrin e koduar “Tripod” të komanduara nga zëvendëspresidenti Ҫeneji. Ai tha që pjesëmarrësve në lojë u ishte mbylluar goja prej urdhrave zyrtarë, por ata mund të dëshmonin po të thirreshin në mirëbesim. (Jim Marrs: “Komploti i terrorit”, faqe 15-16)
Lexoni: GOVERNMENT INSIDER: BUSH AUTHORIZED 911 ATTACKS
http://www.infowars.com/government-insider-bush-authorized-911-attacks/
***
Në vijim shikoni një dokumentar: “11 shtatori në kërkim të së Vërtetës-dubluar në shqip (me 6 pjesë)

 Shikoni me kujdes edhe këto videomateriale:

Die Inszenierung vom 11. September – Dokumentation 2016

Super 911 live video_KEINE JUMBO-JETS.flv
23.03.2011- Na das ist doch mal eine schöne Aufnahme dieses entscheidenden Desasters vom 11. September 2001 in New York. Erinnert sich noch wer an diese verschwommenen farbveränderten Bilder mit bewegtem Hintergrund und gefakter Hubschrauberkufe die man uns damals in den Vormittagssendungen angedreht hat? Das ist ja wohl ein Unterschied wie Tag und Nacht. Wenn man sich den Schaden am vorderem Turm ansieht, sieht man ganz klar, dass dieser niemals von einem Verkehrsflugzeug verursacht worden sein kann. Es gibt keinerlei Trümmer eines großen Flugzeuges irgendeiner Art im Gebäude und die Fassade ist dort wo der Rumpf eingeschlagen sein soll noch fast bis zur Schadensunterseite geschlossen. Die Reporterin in dem Video scheint überhaupt nicht überrascht oder gar entsetzt über den Einschlag dieses kleinen grauen Teils das aus der oberen, rechten Bildecke auftaucht, in das Gebäude zu sein. Und dieses kleine graue Teil ist ja mal ganz eindeutig keine Passagiermaschine.

Mysterious Ball Object Seen Flying Over WTC on 9 11 Part 2 – New Uncovered Footage – YouTube.flv

9/11 Das reale Flugzeug. 9/11 the real plane!

***
11. September 2001 – September Clues – Keine Flugzeuge – Komplett
08.09.2011- Simon Shacks wunderbare, akkurate und wichtige Analyse der Medienberichterstattung des 11. September 2001… Die Lüge ist möglicherweise noch größer als der durchschnittliche Verschwörungstheoretiker zugeben mag… weitere aufschlussreiche Bildanalysen gibt es auf www.septemberclues.info Schlüsselworte “Heroic firefighters” – Heldenhafte Feuerwehrmänner? Ist es möglich dass die Twin Towers beim Einsturz komplett evakuiert waren? Ist es möglich dass die Devise lautete: Keine Opfer? Schlüsselwort: “Vicsims”! 911 war ein Film… Die einzige Realität dieses Tages ist der Einsturz eines veralteten, Asbest-gefüllten Gebäudekomplexes… der missbraucht wurde um die Welt zu ändern…

Die 9/11 LÜGE – Teil 1

Die 9/11 – LÜGE Teil 2 – Gebäude 7

Die 9/11 – LÜGE Teil 3 – Pentagon

11.September._.Mythos.und.Taeuschungen.-.Bus(c)h.Piloten

Fakten zum 11 September 2001 Beweise sind auf dem Tisch Zur Hölle mit den Lügen720p H 264 AAC

***
Siedepunkt 9-11 (Doku) 11. September – Die größte Lüge aller Zeiten
https://www.youtube.com/watch?v=QxAGy_6IseE
***
9/11 Jahrestag: 10 Jahre Lügen aufgedeckt!
https://www.youtube.com/watch?v=zRpa0AX_DAw
***
Die Inszenierung vom 11. September – Dokumentation 2016
https://www.youtube.com/watch?v=-Zww361sbRQ
***
10 Disturbing 9/11 Facts
7 Fakten zum 11. September, die jeder wissen sollte
https://www.youtube.com/watch?v=v0Xegy7atn0
***
9/11 Keine Flugzeuge, keine toten Passagiere, Piloten und keine trauernden Angehörige
https://www.youtube.com/watch?v=UUspleQgChg

________________

Këtë shkrim po e përfundoj me një thënie të presidentit të 32’të të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Franklin D.Roosvelt (30 janar 1882 – 12 prill 1945): “Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. Prandaj, duke u bazuar në argumentet e shpërfaqura këtu, del qartazi, se 11 shtatori 2001 nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë!

– FUND –

……………………………………………

– PJESA E PARË –
E VËRTETA PËR SULMET E 11 SHTATORIT 2001 – NË SHBA (I) FOTO+VIDEO
https://pashtriku.org/?kat=49&shkrimi=3192

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura